Connect with us

Ferizaj

Drejtori i Policisë Rajonale: Jam i pafajshëm, kjo është punë e kryer

Published

on

Është bërë 1 muaj, prejse Emin Beqiri është duke e drejtuar policinë rajonale të Ferizajt. Ky ish-drejtor i krimeve ekonomike në policinë e Kosovës, gjatë vitit të kaluar ishte i akuzuar për korrupsion dhe keqpërdorim te detyrës zyrtare, ndërkaq, pas rrëzimit të aktakuzës nga Gjykata e Apelit, Gjykata Supreme e Kosovës, më 1 Prill të këtij viti gjeti se vendimi i apelit ishte i paligjshëm. Por e gjithë kjo situatë, kolonelit Beqiri nuk i bën përshtypje, dhe ai vazhon punën në krye të policisë së këtushme, si thotë ai, pa ndonjë presion apo keqardhje.

” Unë e nuk i komentoj vendimet e gjykatës, mund t’i ankimoj nëse kam hapësirë. Por, për mua vendimi i gjykatës së apelit është i prerë dhe vendimtar, gjë që mua me ka nxjerrë pa hyrë fare në procedurat e  gjyqësorit si të pafajshëm dhe si i tillë kam qenë. Nuk i komentoj vendimet e supremes dhe nuk mund të them ma shumë për këtë çështje”, tha Beqiri.

Bile bile, drejtori i policisë rajonale të Ferizajt Emin Beqiri i sheh si normale ankesat e akuzat ndaj zyrtarëve policor.  Por, thotë se ngjarjet e tilla nuk mund të ndikojnë në punën e këtij institucioni.

“Unë jam i pafajshëm ajo është punë e kryer. Ne në polici që kemi punuar gjatë , jemi të vetëdijshëm që kemi me u ballafaqu me lloj lloj problemi, duke filluar nga gjykata nga ankesat të ndryshme. Nuk është hera e parë që dikush është ankuar ose ka ngritur kallxim penal ndaj zyrtarëve apo edhe ndaj meje. Por kjo nuk guxon  me ndiku , jo te une por tek asnjë zyrtar ndonjë procedurë e tillë sepse ne jemi të thirrur me punu dhe me bashkëpunu me qytetarët”,

Ligji 04/L-076 për Policinë në nenin 39 thotë se kur ekziston dyshim i arsyeshëm për të besuar se drejtori i përgjithshëm i policisë, ka kryer vepër penale, ministri mund të suspendojë menjëherë Drejtorin e Përgjithshëm dhe ia paraqet kryeministrit të gjitha faktet për dhënien e suspendimit.  Mirëpo në këtë ligj nuk përmenden masat që mund të ndërmiren ndaj drejtorëve regjional në rastet e dyshimeve ndaj tyre për vepër penale apo për rastet kur kanë një aktakuzë në fuqi .

Sido që të jetë, drejtori i sapoardhur në policinë rajonale të Ferizajt, paralajamëroi një angazhim të lartë në punët e këtij institucioni. Ai tregoi se aktualisht janë duke punuar në sistemimin dhe lëvizjet e zyrtarëve policor nëpër departamente, ndërkaq tha se i kanë vënë vetes prioritet zbatimin e planit operativ për mbrojtjen e pyjeve në këtë rajon.

Vendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës i përmendur në artikull mund të gjendet në linkun:
https://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/SUP_PML_341_2018_SQ.pdf



” Unë e nuk i komentoj vendimet e gjykatës, mund t’i ankimoj nëse kam hapsirë. Por për mua vendimi i gjykatës së apelit është i prerë dhe vendimtar, gjë që mua me ka nxjerrë pa hy fare në procedurat e  gjyqësorit si të pafajshëm dhe si i tillë kam qenë. Nuk i komentoj vendimet e supremes dhe nuk mund të them ma shumë për këtë çështje”, tha Beqiri.

Bile bile, drejtori i policisë rajonale të Ferizajt Emin Beqiri i sheh si normale ankesat e akuzat ndaj zyrtarëve policor.  Por, thotë se ngjarjet e tilla nuk mund të ndikojnë në punën e këtij institucioni.

“Unë jam i pafajshëm ajo është punë e kryer. Ne në polici që kemi punuar gjatë , jemi të vetëdijshëm që kemi me u ballafaqu me lloj lloj problemi, duke filluar nga gjykata nga ankesat të ndryshme. Nuk është hera e parë që dikush është ankuar ose ka ngritur kallxim penal ndaj zyrtarëve apo edhe ndaj meje. Por kjo nuk guxon  me ndiku , jo te une por tek asnjë zyrtar ndonjë procedurë e tillë sepse ne jemi të thirrur me punu dhe me bashkëpunu me qytetarët”,

Ligji 04/L-076 për Policinë në nenin 39 thotë se kur ekziston dyshim i arsyeshëm për të besuar se drejtori i përgjithshëm i policisë, ka kryer vepër penale, ministri mund të suspendojë menjëherë Drejtorin e Përgjithshëm dhe ia paraqet kryeministrit të gjitha faktet për dhënien e suspendimit.  Mirëpo në këtë ligj nuk përmenden masat që mund të ndërmiren ndaj drejtorëve regjional në rastet e dyshimeve ndaj tyre për vepër penale apo për rastet kur kanë një aktakuzë në fuqi .

Si do që të jetë, drejtori i sapo ardhur në policinë rajonale të Ferizajt, paralajamroi një angazhim të lartë në punët e këtij institucioni. Ai tregoi se aktualisht janë duke punuar në sistemimin dhe lëvizjet e zyrtarëve policor nëpër departamente, ndërkaq tha prioritet që kanë para vetes është zbatimi i planit operativ për mbrojtjen e pyjeve në këtë rajon.

Vendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës i përmendur në artikull mund të gjendet në linkun:
https://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/SUP_PML_341_2018_SQ.pdf

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një vajzë 16 vjeçe raportohet e zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar për zhdukjen e një vajze 16 vjeçe. Për zhdukjen e vajzës, në Polici ka raportuar babai i saj, i cili ka bërë të ditur se nuk e di vendndodhjen e vajzës së tij që nga data 1 maj 2024.

“Me 03.05.2024 një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij (16 vjeç) ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen  e saj. Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Një grua raportoi në polici dhunimin e vajzës nga një i panjohur

Published

on

Një grua ka raportuar në polici se vajza është marrë me veturë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale. Dyshohet se rasti ka ndodhur më 01.05.2024 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  ekzaminim.

Rasti është cilësuar si “dhunim”, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Trending