Connect with us

Ferizaj

Agim Aliu shuan transmetimin TV nga Kuvendi Komunal?

Published

on

Propozim vendimi për planin e ri të transparencës së komunës së Ferizajt, do të diskutohet në seancën e së premtes të Kuvendit Komunal të kësaj komune. Me këtë plan të ri parashihet që të ndalet transmetimi i seancave të Kuvendit për publikun. Këtë veprim të pushtetit, opozita e konsideron si përpjekje për mbylljen e zërit të opozitës dhe mohim të qytetarëve për të qenë të informuar për diskutimet që bëhen në kuvend.

Sipas shefit të grupit të PDK-së, kjo rregullore është në rregull, përveçse duhet të futet edhe një pikë që seancat të jenë të hapura për publikun, mediat e shkruara dhe elektronike dhe për subjektet politike.

“ Në udhëzimin administrativ, kërkohet që të plotësohet kushti i transparencës që mbledhjet e Kuvendit Komunal të transmetohen online në web faqen e Kuvendit të Komunës, që është një kusht të cilin e plotëson kjo rregullore. Drafti i planit të veprimit e parasheh që edhe seancat të jenë edhe në Youtube, që mendoj se është edhe një shkallë më e lartë e transparencës, për arsye se secili qytetar apo subjekt që është i interesuar të shoh në ta kaluarën ndonjë seancë mund t’i qaset kanalit në youtube, prandaj mendoj se është në harmoni me udhëzimin administrativ dhe është në rregull.Mendoj që mungon një pikë në këtë plan veprimi, por është draft dhe do të plotësoj ndryshimet e nevojshme, sa i përket seancave mendoj se duhet të futet dhe një pikë ku parashihet që seancat të jenë të hapura për publikun për mediat e shkruara dhe elektronike, prandaj mendoj se duhet seancat e kuvendit të jenë të hapura me këtë plan veprimi. Për transmetim është çështje e mediave, ju takon mediave nëse ata dojnë me transmetu, nëse çfarë do forme insistoni që me çdo kusht duhet edhe mediat lokale të jenë, atëherë mendoj se duhet të insistoni në ndryshimin e udhëzimit administrativ sepse rregulloret komunale nuk janë mbi udhëzimet. – u shpreh Arian Imeri, nga PDK

Shefi i grupit parlamentar te PDK-se nuk dha sqarime nëse udhëzimi i cekur e kufizon komunën që të kontraktojë mediat për transmetime direkte të seancave të Kuvendit.

Muharrem Svarqa, kryetar i degës së LDK-së dhe Dritëro Hyseni, këshilltar komunal nga Lëvizja Vetëvendosje, thonë se plani i veprimit siç është tani, më shumë është një dokument që mirret me përshkrimin e procedurave se sa me hapjen e komunës për transparencë. Sipas përfaqësuesve të opozitës, bazë e transparencës mbeten televizionet.

“Ky pushtet e ka plot gojën transparence. ndërkaq vepron të kundërtën. Mbyllja e komunës ndaj qasjes në dokumente publike, ndaj mediave, ndaj opinionit në përgjithësi tregon përpjekjet e pushtetit për të kontrolluar çdo pore të jetës dhe për të futur në funksion autoritaritetin si funksion autoritar edhe të kryetarit të komunës edhe qeverisjes komunale që mendoj që është tepër e dëmshëme për shëndetin e demokracisë. Ç’është e vërteta. ne kemi të bëjmë me të vetmën mundësi të hapjes së komunës edhe për oppzitën edhe për qytetarët ndoshta si refleksion që ka mundur të shfaqet zëri opozitar vetëm përmes transmetimit televiziv, do të thotë të seancave të drejtëpërdrejta, dhe në bazë të këtij propozimi do t’i mungojë opinionit qytetar, dhe mendoj se kjo konsiderohet një përpjekje e mbylljes ndaj zërit opozitar, pasi, për fat të keq opozita nuk e ka asnjë mundësi tjetër që të shfaqet në opinion përveç në seanca të Kuvendit të Komunës të cilat tradicionalisht janë transmetuar drejtpërdrejtë” – tha Muharrem Svarqa, kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj.

“Ne si Lëvizje Vetëvendosje edhe gjatë votimit për hedhjen në diskutim publik të draft rregullores për transparencë kemi votuar kundër, sepse kemi konsideruar që të gjitha ato pika janë të përfshira nëpërmjet ligjeve që janë në fuqi, duke përfshire edhe rregulloren për punë të Kuvendit Komunal. Ne mendojme se mos transmetimi direkt i senacave të Kuvendit është një tendencë e pushtetit për ta ndrydhur fjalën e lirë dhe për ta ndrydhur secilin anëtar të Kuvendit. Ne do të votojmë, kundër poashtu u bëjmë thirrje të gjithë asambleistëve që të votojne kundër kësaj rregulloreje, pasi ua pamundëson atyre fjalën e lirë. Ne mendojmë se televizoni duhet të mbetet si bazë e transparencës. Jo të gjithë qytetarët mund të qasen në youtube, prandaj ne konsiderojmë që gjithqysh seancat të transmetohen përmes televizioneve”, – tha Dritëro Hyseni, këshilltar komunal nga Lëvizja Vetëvendosje.

Komuna e Ferizajt nga viti 2012 e bën transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave të Kuvendit Komunal, ku qytetarët kanë mundësinë përmes televizioneve  të shohin direkt punën e të zgjedhurve të tyre në legjislativ, ndërkaq plani i ri i cunguar për transparencë,  ka hasur në kritika edhe të shoqërisë civile dhe mediave të Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një vajzë 16 vjeçe raportohet e zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar për zhdukjen e një vajze 16 vjeçe. Për zhdukjen e vajzës, në Polici ka raportuar babai i saj, i cili ka bërë të ditur se nuk e di vendndodhjen e vajzës së tij që nga data 1 maj 2024.

“Me 03.05.2024 një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij (16 vjeç) ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen  e saj. Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Një grua raportoi në polici dhunimin e vajzës nga një i panjohur

Published

on

Një grua ka raportuar në polici se vajza është marrë me veturë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale. Dyshohet se rasti ka ndodhur më 01.05.2024 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  ekzaminim.

Rasti është cilësuar si “dhunim”, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Trending