Connect with us

Ferizaj

Mbahet mbledhje komemorative për mësimdhënësin dhe sportistin Jusuf Bytyqi

Published

on

Në teatrin e qytetit është mbajtur mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së mësimdhënësit dhe sportistit Jusuf Bytyqi.

Drejtoresha e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati-Shabani, tha se ndarja nga jeta e profesor Bytyqit, është humbje për ferizajasit.

“Sot jemi mbledhur në këtë mbledhje komemorative të nderojmë jetën dhe veprën e profesor Bytyqit të cilin tinëzisht në moshë relativisht të re e mori vdekja. Familjarët humbën bashkëshortin, prindin e familjarin e dashur që padyshim ishte shëmbëlltyrë e tyre, shkolla mbeti pa profesorin që dha gjithë jetën e tij dije dhe sporti ferizajas me ikjen e profesorit humbi entuziastin që motivonte sportistët”, tha Shabani-Murati.

Për personalitetin e Jusuf Bytyqit folën edhe bashkëveprimtarët e tij.

 “Të gjithë sportistët e Ferizajt në sportin e volejbollit kaluan nëpër duart e Jusufit, prandaj është shumë e madhe ajo çka bëri ai për këta volejbollistë dhe sot Ferizaj ka katër ekipe dhe sportistët të cilët dolën nga duart e Jusufit sot janë sportistë të shumë ekipeve të tjera, andaj ne e humbëm një punëtor të madh të volejbollit”, tha Abedin Ibrahimi, kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës.

 “Unë kisha fatin të jem nxënës i tij, e kisha kujdestar klase nga klasa e 5-8, e kisha drejtor shkolle për 12 vite dhe më pas për 18 vite edhe koleg, punuam bashkë, profesor Jusufi edhe si mësimdhënës edhe si drejtor, por edhe si koleg ishte bashkëpunues e i vlerësuar, pasnesër do të filloj mësimi dhe Jusufi do të na mungojë ashtu si nxënësve, por edhe kolegëve”, tha Imri Hashani.

 “Si bashkëqytetarë tiparet që e karakterizonin ishin dashuria, vullneti, qetësia, mirëkuptimi e vendosmëria, këto dhunti e aftësi intelektuale i prezantoi denjësisht edhe në legjislaturën e parë të Kuvendit të Ferizaj paslufte, tek Isufi asnjëherë nuk është parë zhgënjim apo lodhje, por vetëm vullnet e dashuri për jetën, familjen, kombin, sportin e letërsinë”, tha Gazmend Bytyqi.

Krenarë që e patën u shprehën familjarët e Jusuf Bytyqit.

“Sot me mall dhe dhembje e përkujtojmë babin si një njeri që i kushtohej jetës, ndërsa se ai nuk është në mesin tonë nuk e besojmë, ne si familjarë jemi tej mase krenarë me një njeri si ai”, tha Drilon Bytyqi.

Jusuf Bytyqi ndërroi jetë dje në moshën 61 vjeçare. Ai ishte themelues i klubit të volejbollit në Ferizaj,  si dhe mësimdhënës dhe drejtor i shkollës ”Ali Hadri” në fshatin Mirash. Bytyqi ishte marrë edhe me politikë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një vajzë 16 vjeçe raportohet e zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar për zhdukjen e një vajze 16 vjeçe. Për zhdukjen e vajzës, në Polici ka raportuar babai i saj, i cili ka bërë të ditur se nuk e di vendndodhjen e vajzës së tij që nga data 1 maj 2024.

“Me 03.05.2024 një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij (16 vjeç) ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen  e saj. Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Një grua raportoi në polici dhunimin e vajzës nga një i panjohur

Published

on

Një grua ka raportuar në polici se vajza është marrë me veturë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale. Dyshohet se rasti ka ndodhur më 01.05.2024 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  ekzaminim.

Rasti është cilësuar si “dhunim”, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Trending