Ashtu sikurse klasat e shkollave që mbetën të zbrazura pa nxënës, zbrazti e ngjashme po mbretëron edhe në ambientet e çerdhes publike “Ardhmëria Jonë” të Ferizajt. Gjendja e krijuar nga greva nuk po u pëlqen edukatoreve, e sidomos jo atyre që janë edhe prindër me fëmijë të vegjël. Afërdita Jashari, e cila përkujdeset për fëmijët e të moshave 2 dhe 3 vjeç, thotë se ambienti i çerdhes pa fëmijë asaj i duket i zymtë. “E vështirë është për prindërit por edhe për neve si edukatore, prandaj kërkoj që të bëhet një zgjidhje sa më shpejt pasi greva është e dëmshme për të gjithë edhe për fëmijët edhe për nxënësit edhe për prindërit dhe vet neve punonjësit. Ne të gjitha jemi nëna, me ardhë me qëndru këtu pa punu, pa fëmijë është e mërzitshme dhe është monotone”,shprehet Jashari. Edhe Kryetare e Sindikatës në çerdhen “Ardhmëria jonë” Flora Abdullahu, thotë se kjo situatë nuk po iu pëlqen as atyre, por se janë të vendosur të qëndrojnë në grevë deri sa të realizohen kërkesat e tyre. “Ne ndjejmë shumë keqardhje nga prindërit, e dimë se e kanë shumë të ëvshtirë me u gjind në këto situate, këkrojm një mirëkuptim dhe një mëbshtetje nga ta. Ne nuk kemi pasur presion nga ta por ne vet...
Qazim Samakova, një banor i Komunës së Vitisë, e ka një hall: Ka një kontest pronësor me një të afërm të tij, dhe pasiqë nuk arriti...
Gjersa mësimdhënësit kanë hyrë në javën e dytë të grevës, me kërkesë për nivelizim të pagave me sektorët e tjerë, disa veteranë të arsimit në Ferizajt, japin mendime të ndryshme për bllokimin aktual të procesit arsimor në Kosovë. Ramadan Ramadani dhe Enver Zhinipotoku, tani pensionistë, thonë se greva e mësidhënësve është e arsyeshme, pasiqë sipas tyre, ata janë nënçmuar me koeficientin që u është caktuar nga Qeveria. Por në anën tjetër, ata thonë se të dyja palët duhet të gjejnë një kompromis, në mënyrë që...
Vendimi i Ministisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e flamujve në raftet e marketeve kosovare, përmes së cilave tregohet se prej nga produkti e ka origjinën, ka filluar të zbatohet edhe në Komunën e Ferizajt. Besim Uruçi, inspektor komunal në Ferizaj, thotë se ata janë duke i kontrolluar marketet dhe në disa produkte janë vendosur flamujt, por ende jo në të gjitha, pasi numri i produkteve në rafte është shumë i madh. Sipas tij, pas disa ditësh të gjitha produktet do ti kenë të vendosura flamujt e origjinës. “Me udhëzimin administrativ 20.2018, është vendosur që mënyra se si duhet të vendosen flamujt, ne kemi dalur në teren i kemi inspektuar subjektet ekonomike dhe u kemi dhënë urdhër që në afat sa më të shpejtë të vendosen këta flamuj. Ka filluar ky proces mirëpo bëhet fjalë për një numër të madh të produkteve dhe ka nevojë për një kohë më të gjatë për vendosjen e tyre. Ne u kemi dhënë kohë subjekteve afariste me e pa se si po veprojnë ata, dhe ata kanë filluar këtë proces, disa edhe i kanë...
Në 20 vjetorin e rënies në altarin e Lirisë, qytetarë të shumtë dhe institucione të Ferizajt përkujtuan dëshmorët Ahmet Kaçiku dhe Vezir Jashari. Në nderim të jetës dhe veprës së tyre, udhëheqës të institucioneve komunale, të shoqatave të dala nga lufta, familjarë dhe bashkëluftëtarë bënë homazhe tek varrezat e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, në vendin ku edhe prehen këta dy dëshmorë, të rënë heroikisht në Reçak të Shtimes në betejë me forcat serbe. E bija e heroit Ahmet Kaçiku, Festina Kaçiku, u shpreh se në këtë përvjetor të rënies së babait të saj, ndjehet edhe...
Klasët e shkollës fillore “Ramadan Rexhepi”, në fshatin Sojevë kanë marrë një pamje tjetër, falë angazhimit të prindërve, mësimdhënësve dhe drejtuesve të kësaj shkolle, të cilët...
Mësimdhënësit e shkollës së mesme profesionale “Zenel Hajdini”, sot ishin në shkollë, por jo edhe në orë mësimore. Ngjashëm ishte edhe në të gjitha shkollat e tjera fillore dhe te mesme të Ferizajt. Ata po zbatonin grevën e paralajmruar të SBASHK-ut, se pa u plotësuar kërkesat e tyre, sic është rishikimi i projektligjit për paga, nuk do të ketë fillim të procesit mësimor. Kryetari i SBASHK-ut në Ferizaj Rexhep Sadiku, tha se greva e mësimdhënësve në Ferizaj është mbajtur në përpikëri. Sadiku tha se shpreson se autoritetet do të...
Mbrëmjen e fundvitit 2018, qyteti i Ferizajt u trondit nga një plaçkitje e armatosur, me ç’rast grabitësit pasi e plaçkitën një argjentari në qendër të qytetit, gjatë ikjes shkrepën edhe disa plumba nga armët e zjarrit, por fatmirësisht...
I themeluar në vitin 1978 në fshatin Tërrn të Ferizajt, klubi i futbollit “Tefik Çanga”, ka festuar 40 vjetorin e themelimit të tij. Në një ceremoni...
14 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacion gjatë vitit 2018 në rajonin e Ferizajt. Në këtë vit që po lëmë pas, u...
Në prag të festës së Vitit të Ri, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka vizituar shoqatën e personave me sindromën Down në këtë qytet,...
Punën një vjeçare të ekzekutivit ferizajas, Lëvizja Vetëvendosje në këtë qytet, e konsideron të njëjtë me atë të qeverisjes së Muharrem Svarqes. Kryetari i kësaj partie...