Në galerinë e arteve në Ferizaj, në kuadër të organizimeve për Ditën e Pavarësisë, sonte është hapur ekspozita tradicionale ‘’Gursel Sylejmani”. Në prani të dhjetëra artdashësve, u nda edhe çmimi “Gursel Sylejamani”, me të cilin sivjet u nderua Fahmi Hoxha, artist nga Rahoveci . Kryetarja e Shoqatës së Artistëve Figurativ ”Zef Kolombi” Pranvera Sylejmani, e cila është edhe bija e dëshmorit Gursel Sylejmani, tha se për këtë çmim kanë konkuruar 70 artistë nga qytete të ndryshme të Kosovës. “ Në këtë ekspozitë konkurruan një numër mjaft i mirë i konkurrentëve artistë nga Kosova, numri ishte mbi 70 veta, ndërsa sonte pjesëmarrës janë 60-të. Të vështirë e ka pasur komisioni, sepse komisionin që e kemi zgjedhë kanë qenë komplet të pavarur nga ne organizatorët. Kanë pasë mjaft punë, sepse numri i aplikuesve ishte shumë i madh. Jam shumë e lumtur sidomos që sonte po shoh shumë të rinj, po shoh edhe nxënës së shkollës së artit që janë edhe nxënës të mi, që po më bëjnë me u ndje krenare që janë sonte këtu. “ u...
Dëshmitarit Premtim Asllani nga Ferizaj i është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Ferizajt për dhënie të dëshmisë së rreme në procesin gjyqësor që po mbahet kundër...
Me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, veteranët e hendbollit të klubeve nga Shkodra, Gostivari, Prilepi e Ferizaj, zhvilluan ndeshje mes veti në kuadër të turneut tradicional të organizuar nga klubi vendas i hendbollit “Kastrioti” e që u mbajt në palestrën e sporteve “Bill Klinton”. Përfaqësues të këtyre klubeve thanë se përkundër asaj se nuk janë në nivelin e duhur për lojë, të...
“Festo Shqip”, ishte motoja e të rinjve të Nismës Socialdemokrate në Ferizaj, të cilët me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, organizuan një drekë dhe ekspozitë me ushqime e produkte të ndryshme vendore. Socialdemokratët e Nismës, thanë se festimi më i mirë i përvjetorit të pavarësisë bëhet duke promovuar produktet që prodhohen në shtetin e ri të pavarur....
Salla e teatrit të qytetit ”Adriana” në Ferizaj, si hapësirë e vetme publike për kulturë që funksionon në qytet, nuk po shfrytzohet vetëm destinimin kryesor të saj, por pothuajse për të gjitha aktivitetet kulturore e artistike që organizohen në këtë komunë. Madje, skena teatrale...
Po ngjitet shkallëve të ordinancës, për të ardhur në vizitë të rregullt tek stomatologu. Por, 18 vjeçaren Eloida Alija nga Ferizaj, e cila është e prekur me sindromën down, aty po e pret një befasi. Në ordinancën “Briliant Dent”, Eloidën e befasuan familjarët dhe miqtë e saj, të cilët ishin mbledhur aty, porse akoma nuk dihej arsyeja. Befasia më e madhe...
Të rinjtë ferizajas sot kanë themeluar Kuvendin e tyre, që do të udhëhiqet nga Vanesa Sadriu, e cila, pas një procesi zgjedhor, arriti të marrë 30 vota të kuvendarëve të rinj. Vanesa si kryetare e re e Kuvendit të të Rinjve, tha se ajo ka disa objektiva që synon t’i arrijë përmes këtij kuvendi, të themeluar për herë të parë në Ferizaj. “Jam shumë e lumtur që sot deputetet e kuvendit të rinjve të Ferizajt më kanë emëruar kryetare e këtij kuvendi dhe shpresoj që besimin që e kanë pasur në mua do u’a kthej me shumë punë e dinjitet. Kam mendu me pas një plan- program vjetor të punës, ku kemi me pasur së paku një aktivitet në muaj, këto aktivitete kanë me pasur për baz ngritjen dhe fuqizimin e të rinjve për pjesmarrje gjithashtu edhe ligjin për rini, që me u njoftë puna vullnetare si përvoj pune”,tha Sadriu. Kastriot Luma, Kryetar i Kuvendit të Rinjve të Kosovës, tha se formimi i këtij kuvendi, do ketë...
Organizata joveveritare INPO, ka reaguar në lidhje me një kontratë që komuna e Ferizajt e ka nënshkruar me një operator ekonomik për sherbime të mirëmbajtjes së...
Më 18 janar të këtij viti, Drejtoria e Arsimit në Ferizaj, ka pranuar në punë një mësidhënëse për art figurativ në shkollën fillore “Gjon Serreçi “, për të cilën gjë pat ankesa nga kundërkandidatët. Laura Brahimi, e cila ishte kandidate për këtë pozitë, thotë se i është bërë e padrejtë në këtë konkurs, pasiqë sipas saj, për dhënien e lëndës edukatë figurative, kjo drejtori i ka dhënë përparësi...
Administrata Tatimore e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka arritur që gjatë vitit 2018, të grumbullojë afro 16 milionë euro, mjete këto të cilat i kanë shkuar buxhetit të shtetit nga taksapaguesit Ferizajas, duke mos përfshirë në këtë shifër edhe tatimpaguesit e mëdhenj që operojnë në këtë komunë. Por nga Ministria e Financave është kërkuar që kjo vlerë për vitin 2019 të rritet për 16 %, pasiqë qeveria e...
Këshilli i prindërve i Ferizajt, ka kërkuar nga prindërit që të hënën t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla. Visar Islami, nënkryetar i këtij këshilli në Ferizaj, tha se edhe nëse nuk do të arrihet një marrëveshje mes institucioneve dhe SBASHK-ut, të hënën nxënësit duhet të paraqiten në shkollë. “Kemi pasur takime të shpeshta, kemi diskutuar edhe me SBASHK-un në nivel lokal, kemi pasur takime të rregullta me ta, jemi përpjekur, jemi munduar që të gjendet një zgjidhje me ministrinë dhe SBASHK-un, mirëpo prapë nuk është arritur ai qëllim. SBASHK-u nuk tërhiqet nga kërkesat e tyre, ministria u ka ofruar atë mundësi që e ka, por ne si këshill i prindërve apelojmë tek SBASHK-u që të fillojnë me mësim ditën e hënë dhe nxënësit dhe mësimdhënësit të jenë pjesë e mësimit. Ne po kërkojmë që të hënën të jetë mësim i rregullt dhe të fillojë procesi mësimor. Kjo thirrje është edhe për mësimdhënësit edhe prindërit” tha Islami. Islami shprehet se është tejet shqetësuese humbja e kaq shumë orëve mësimore, por sipas tij, dhe më...
Kryetari i ri i klubit të futbollit “Ferizaj”, Mustafë Grainca, i cili pardje u zgjodh në këtë detyrë, të cilën më herët e kishte ushtruar Sadush Rysha, thotë se si...