Sonte në teatrin “Adriana”, do të shfaqet shfaqja “Shkumsi”, i regjisorit Naser Shatrolli, në të cilën trajtohen çështja e kufijve të Kosovës, izolimi i qytetarëve, me theks të...
Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk ka shpallur zgjedhjet e mbrendshme mbrenda kësaj partie, por gjatë këtyre ditëve ky subjekt do ta bëjë të qartë...
62% e qytetarëve të Kosovës janë kundër ndërprerjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thotë një hulumtim i bërë nga instituti “Ridea”, i cili kishte qëllim marrjen e qëndrimeve të qytetarëve në lidhje me skenarët rreth dialogut Kosovës-Serbi. Në këtë hulumtim, iu cili sot iu prezentua partive politike të Ferizajt, thuhet se qytetarët janë përgjigjur...
Pas dëshmisë maratonike treditore në gjykimin kundër Faik Gaincës, në pyetjet e parashtruara me elegancë nga kryetari i gjykatës Sahit Krasniqi, dëshmitari Skender Baftiu, e pranoi se takimi i komisionit i datës 9 Gusht 2017 ishte bërë ekskluzivisht vetëm për t’ju kthyer përgjegje me shkrim peticioneve të qytetarëve, ndërkaq në dokumentin zyrtar të prodhuar nga ky komision, që bartë të njejtën datë, konfirmohej se ishte kryer edhe rishqyrtimi i tyre. Kjo datë figuron edhe në aktakuzë si dita kur mund të ketë ndodhur keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga ana e drejtorisë së Urbanzimit të Ferizajt. “Atë farë draftin e PZHK-së, ju e keni aprovuar në këtë mbledhjen e datës 09.08.2017, është aprovua a?”-pyeti Gjykatësi Krasniqi. “Në këtë datë ne veç u kemi kthyer përgjigjje peticioneve, mbledhja u kanë vetëm me u’a kthy përgjigjen peticioneve”, dëshmoi...
Në vazhdimin e gjykimit të ish-drejtorit të urbanizimit, Faik Grainca, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim, po vijnë duke u shtuar provat se gjatë miratimit të Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt në vitin 2017, janë bërë shkelje të shumëfishta të procedurave ligjore nga ana e autoriteteve komunale për planifikim hapësinor. Sot doli në pah edhe shkelja e radhës, kur kërkesa e Izer Ramadanit, banor i rrugës Astrit Bytyqi, nga ana e dikujt në drejtorinë e urbanizmit i ishte bashkangjitur peticionit të Arben Kurteshit dhe ishte shmangur nga renditja në raportin final të shqyrtimit të ankesave të komisionit komunal...
Sot janë bërë 29 vjet kur me nismën e Anton Çetës në Kosovë nisi aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që asokohe si dukuri kishte shtrirë rrënjë shumë thellë anembanë vendit. Përvjetori i aksionit fisnik u shënua edhe në Ferizaj, ku veprimtarë e anëtarë të këshillit të dikurshëm lokal të pajtimit , thanë se viti 1990 ishte viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar: “Viti 1990 shënoi një nga ngjarjet më të...
Qytetarët e Ferizajt të cilët kanë biçikleta, nga sot do të mund t’i parkojnë ato në lokacionet e caktuara publike pa pagesë. Janë të rinjtë e organizatës Sky- klub, të cilët kanë vendosur që idenë e tyre për vendparkingje të biçikletave në qendër ta bëjnë realitet. Ata thonë se kështu i nxisin qytetarët që të përdorin biçikletat më shumë se veturat...
Video-analizë e procesit gjyqësor në Ferizaj (I) – Peticioni i fshehur Duke parë interesimin e madh të opinionit për rrjedhën dhe epilogun e gjykimit që...
Reagim i redaksisë së TV TEMA Pas publikimit të kronikës së djeshme televizive në lajmet e TV TEMA, në të cilën raportohet për rrjedhën e...
Sot në Gjykatën e Ferizajt në procesin kundër ish-drejtorit te Urbanizmit Faik Grainca, dëshmitari Skender Baftiu, konfirmoi se gjatë hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, Komuna e Ferizajt kishte fshehur një peticion të qytetarëve, apo siç u shpreh ai ”kishte humbur rrugës”. Baftiu në Gjykatë deklaroi se peticioni i deponuar nga Fitim Shabani, ishte shqyrtuar dhe miratuar, por disi ishte zhdukur në raportin final të datës 9 Gusht 2017, si dokument zyrtar i drejtorisë së Urbanimit të Ferizajt, që asokohe i ishte drejtuar Ministrisë së Planifikimit Hapësinor të Kosovës. Dëshmia e sotme e Baftiut bie në kundërshtim me deklarimin e anëtarit tjetër të komisionit, dëshmitarit Premtim Asllani, i cili në këtë gjykatë më 10 janar të këtij viti, për të njejtin peticion kishte deklaruar se ishte shqyrtuar, aprovuar nga komisioni dhe se figuronte në raportin final të shqyrtimit. “Edhe një peticion tjetër që nuk është përfshirë në raportin e shqyrtimit publik ka qenë nga Fitim Shabani, i cili peticion nuk është përfshirë… por kur ka ardhur tek ne, gjatë fazës së shqyrtimit publik kjo kërkesë është shqyrtuar...
Në Gjykatën Themelore të Ferizajt, vazhdoi seanca e gjykimit ndaj ish drejtorit të Urbanzimit të Ferizajt, Faik Grainca, i cili akuzohet se ka falsifikuar dokument zyrtar dhe ka keqpërdorur pozitën zyrtare gjatë miratimit të Planit Zhvillimor Komunal, të Ferizajt, ku palë e dëmtuar janë 55 familje të rrugës “Astrit Bytyqi”. Hanife Obrazhda, ka dhënë dëshminë si anëtare e komisionit të hartimit të PZHK-së, e cila dëshmoi se ka marrë pjesë si eksperte e hidroteknikës në fazën e planifikimit, por jo edhe në shqyrtim të peticioneve. Ajo në Gjykatën themelore të Ferizajt deklaroi se asnjëherë nuk ka marrë pjesë në komision për shqyrtim të peticioneve, edhepse kishte dhënë firmën e saj në raportin final për shqyrtim të tyre, i cili raport krijoi parakushtet për miratimin e PZHK-së së re të Ferizajt. Gjykatësi Krasniqi: “Në mbledhjen e komisionit që...
Premiera e dramës “Hanibali i nëntokës” me tekst të dramaturgut bullgar Hristo Boytchev, në regji të Fatlum Hazirit, u shfaq mbrëmë në teatrin “Adriana”, pas përgaditjeve disamujore që me këtë pjesë teatrale, aktorët e trupës Ferizajase ta shënonin përvjetorin e 11 të pavarësisë së Kosovës. Regjisori vendas, Fatlum Haziri tha se shfaqja trajton problemet globale, me theks të vecantë paranë dhe epshin për të që e shfaqin figurat politike. “Mungesa e parasë te një shoqëri, tek njerëzit sot, dhe për një moment të gjithë pasurohen dhe nuk dinë çfarë të bëjnë me paratë. Këtu lind problem, sepse ata janë mësuar gjithmonë të jetojnë në varfëri të skajshme, në varfëri të madhe, kurse për një moment bëjnë shumë para dhe nuk dinë çfarë të bëjnë me to. Është socio-politike sepse aty kritikohet thellë pushteti, figurativisht pushteti është pjesa e nëntokës, ndërsa pjesa religjioniste ku njeriu ka shpresa është mbitoka ku vie më vonë si surprizë. Kjo mendoj që është ajo është paraja, ai fiksimi, obsesioni i njerzëve, i personazheve të cilët e zhvillojnë ngjarjen tutje.” Haziri, u shpreh se ajo që i dha motiv për të vazhduar, është mikpritja që i bëri publiku ferizajas shfaqjes së...