Zëvendësministrat nga Ferizaj tashmë në detyrë, siç duke kanë zgjedhur rrugën e padive civile për tu ballafaquar, siç thonë ata me shpifjet që po u bëhen atyre nga publicistët e gazetarët vendas. Derisa të premten që shkoi ishte zv. Ministër Xhavit Zariqi, ai i cili ngriti padi ndaj gazetarit Faton Mehmeti, sot është zv. ministri Mustafë Grainca, i cili dorëzoi një padi në Gjykatën e Ferizajt kundër analistit Dimal Basha. Grainca po akuzon Bashën se para disa ditëve e ka atakuar emrin e tij si afarist në një portal vendor duke e quajtuar kriminel dhe shkatërrues të qytetit, siç thotë ai, me qëllim të denigrimit të...
Ditët që do t’i kalojnë në vendlindje, mërgimtarët e Ferizajt, përveç aktiviteteve që mund t’i kenë planifikuar me familje, do të kenë mundësi të shijojnë edhe një sërë ngjarjesh kulturore që drejtoria e këtushme e kulturës i ka paraparë sivjet për të nderuar diasporën. Sabri Pajaziti, nga drejtoria e cultures, tregoi se “Ditët e Diasporës” do të zhvillohen prej 26 korrikut deri më 2 gusht. Por këtë vit, në mungesë të qendrës së kulturës, aktivitetet kulturore do të organizohen vetëm në ambient të jashtëm, kryesisht tek sheshi i komunës. “Siç e dini, kohët e fundit po kemi telashe ne munges të hapsirës për objeket kulturore dhe të gjitha aktivitetet do të realziohen ne sheshin e qytetit, kjo ndoshta në këtë periudhë nuk do të prish punë për shkak të verës, por që u dasht t’i plainfikojm ngjarjet kulturore që mund të organzohen në ambijnet të jashtme“, tha Pajaziti Përgjegjësi i kultures në Ferizaj, Sabri Pajaziti, tregoi se...
Familja Haliti nga fshati Konjuh i Lipjanit dhe familja Hamdiu nga Ferizaj sot e patën një gëzim të madh. Shtëpitë e reja të ndërtuara nga marketi ”Eli-Ab” dhe shoqata humanitare ”Feniks”, i bënë të lumtura këto familje, të cilat deri sot jetonin në kushte jashtëzakonisht të vështira. Kryefamiljarët, duke i falenderuar nga zemra bëmirësit që i bënë me shtëpi të reja, tregojnë se në...
Nisën punimet në rrugën Talinoc i Muhaxherëve – Bibaj, një projekt që kap vlerën prej 1 milion e 300 mijë eurosh. Ministri i Infrastruktures Pal Lekaj, tha se në Ferizaj është një lëvizje për të ndryshuar pozitivisht, duke konfirmuar edhe me tutje mbështetjen finnaciare që do tu behet investimeve në këtë komunë. Lekaj u shpreh se qeveria e Kosovës nuk heziton që ti mbështesë projektet që ndërlidhen edhe me zhvillimin e bizneseve private me kyçje në rrugën R6. “Komuna e Ferizajt po e merr formën e një qendre ku do të jetë lëvizshmëria edhe e njerëzve edhe e transportuesve, shumë ma tepër sa sa që ka qenë. Prandaj ne jemi të vendosur që ti zhvillojmë këto projekte. Edhe sot është një dëshmi e jona që jemi të përkushtuar që Ferizajn ta shohim më ndryshe në të gjitha lëmitë, e sidomos me infrastrukturë” – tha ministri Lekaj. Kreu i Ferizajt, Agim Aliu, ka falënderuar institucionet qendrore për mbështetjen që po i bëhet Ferizaj në implementimin e projekteve të ndryshme. “Sot jemi në një projekt i cili ka një kosto mbi 1.3 milion euro që ka një segment rrugor 2 kilometra e 150 metra si dhe disa rrugë...
Kanë mbetur edhe 721 vende të lira për regjistrim në shkollat e mesme të Ferizajt gjatë afatit të gushtit. Drejtoria e Arsimit në këtë komunë ka paraparë që sivjet të ketë 82 paralele, ndërsa shkollat të cilat nuk do të hapin afat të dytë janë gjimnazi shkencor, shkolla e kompetencës, e mjekësisë dhe shkolla e muzikës. “Sipas informacioneve që kemi, janë plotësuar në shkollën “Gjimnazi Kuvendi i Arbërit” në Qendrën e Kompetencës, tek shkolla e Mjekësisë, dhe shkolla e muzikës, ndërsa vende të lira kemi tek mbi 100 nxënës tek gjimnazi shoqëror. Vende të lira tek shkolla Pjetër Bogdani mbi 100 vende, tek shkolla Faik Konica, 157 vende të lira, si dhe vende të lira 326 në shkollën Zenel Hajdini” Ngjashëm sikurse viteve...
Të pakënaqurit e degës së LDK-së me procesin zgjedhor të kësaj partie në Ferizaj, u detyruan t’i ftojnë mediat për t’i treguar problemet me të cilat ballafaqohen. Në pamundësi për tu takuar me kryetarin e kësaj dege, ky grup në krye me Sahit Krasniqin, akuzuan Muharrem Sfarqën për manipulim të zgjedhjeve, uzurpim të partisë si dhe për prishje te rendit nëpër kuvende te nëndegëve. “Vetë fakti që ne jemi në selinë e partisë do të thotë ne jemi që problemet të zgjidhen këtu, ne kemi mujt me organizu kudo një konferencë, po jemi përcaktu këtu që edhe ky është një mesazh që angazhimi jonë është për LDK-në. Por e e kemi të pamundur që me obligu ose me detyru kryetarin me qenë pjesë e bisedimeve, do të thotë ai si e ka marr vesh që ne po vijmë sigurisht ka dalë, nuk e di ku ka shku, domethënë nuk kemi një adresë të caktume edhe ne prapë do të kërkojmë që nesër të kemi takim të kryesisë. Nuk e di a do ta mbajmë se nuk varet prej neve, unë e thashë që ne i kemi drejtu ankesat në kryesinë qëndrore të komisionit. Të paktën ata janë të informuar për procesin. Për çështje të tjera, ata duhet normalisht me e thirrë kryetarin, me thirrë edhe nënkryetarin, ndoshta...
Drejtoresha e Administratës komunale në Ferizaj, Aurora Ramadani, në një konferencë me gazetarë ka njoftuar publikun se procesi i zgjedhjeve nëpër fshatra dhe zona urbane të këtij qyteti tashmë ka përfunduar. Sipas saj, ky proces zgjedhor i realizuar në bazë të rregullores për bashkëpunimin e komunes me fshatra, vendbanime dhe zona urbane, konisderohet si njëri nga sukseset më të mëdha të punës së kësaj drejtorie. Ramadani tha se me këto zgjedhje përfundimisht komuna e Ferizajt ka zgjidhur problemin e komunikimit mes pushtetit dhe qytetarit. “Në bazë të rregullores pritet që këta kryetar të fshatrave fillimisht duhet ta zgjedhin këshillin e fshatit dhe në bazë të një udhëzimi administrativ i cili ka hyrë në fuqi me 28 qershor -parashihet që këta kryetar të mbajnë 6 mbledhje obligative gjatë tërë vitit me komunën, ku do të raportojnë si dhe për të gjitha kërkesat që kanë banorët e fshatrave apo lagjeve që i përfaqësojnë”, – tha Ramadani. Në pyetjen se ka arritur numri i punëtorëve në këtë administratë të angazhuar me kontratë në vepër, Aurora Ramadani tha se kjo kategori punëtorësh...
Profesori i muzikës Kenan Bytyçi, tash e tutje orën mësimore të perkusionit do ta zhvillojë i përgatitur “top” me pajisje muzikore, falë donacionit të Julia Wagner nga Zvicra, një mikeshe të shkollës muzikore “Çesk Zadeja”. Donatorja zvicrane ishte përkujdesur që kësaj...
Gjersa policia me efikasitet po i gjobitë parkuesit ilegal në rrugën “Zenun Beqa”, kamionët, armatura dhe bllokat në afërsi, që e kanë zënë peng rrugën “Lidhja...
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Ferizajt, ishte paraparë që të miratohet edhe rregullorja për percaktimin e orarit te bizneseve, mirëpo, kjo pikë e rendit të ditës u tërhoq nga ekzekutivi, me arsyetimin se i duhet edhe nje përgatitje më e thellë. Por ky arsyetim nuk ishte i mjaftueshëm për këshilltarin komunal Nehat...
Kuvendi komunal i Ferizajt me shumicë votash miratoi sot kornizën afatmesme buxhetore për vitin 2020-2022. Këtë dokument, që parasheh projektet me financa të planifikuara për këtë...
Aktivistë të shoqërisë civile të udhëhequr nga OJQ “INPO”, përmes protestës kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit për të ndërtuar parking publik në parcelën e gjelbërt të ish – çerdhes publike në Ferizaj. Protestuesit me pankarta në duar, protestën e nisën nga parku i çerdhes së vjetër, për të marshuar...