Connect with us

Ferizaj

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli viziton QKMF-në e Ferizajt

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Derisa falënderoi stafin shëndetësor për punën që po e bëjnë në përballje me pandeminë, Veseli kërkoi që të realizohen më shumë testime për Covid-19.

“Nuk është me rëndësi numri i statistikave sa është me rëndësi a kemi njerëz të infektuar ose jo. Në një komunë të madhe sic është regjioni i Ferizajt po flasim për vetëm 22 testime. Duhet të ketë më shumë testime në mënyrë që të ndalet zinxhiri i infektuesve të cilët mund ta bartin pa vetëdijen e tyre virusin tek familjarët, në gjithë qytetin e tyre dhe në tërë Kosovën”, tha Veseli.

Veseli tha se PDK-ja ka ndërmarrë një iniciativë për të propozuar një pako emërgjente në vlerë prej 320 milionë eurosh.

“Ajo që është kryesore në këtë moment është se qytetarët tanë po ballafaqohen me pandemi, por pjesa kryesore është se cilat do të jenë pasojat pas tejkalimit të saj, është pjesa socioekonomike, pra direkt sektori privat, kemi të bëjmë me  280 mijë punonjës të sektorit privat që po rrezikohen të mbesin në skema sociale, kjo është ajo që e kam inicuar një iniciativë si PDK dhe presim që të premten të kemi një seancë të jashtëzakonshme. Është një pako prej 320 milionë eurosh që do t’i ndihmojë punëtorët e sektorit privat, ndërmarrësit, por edhe punonjësit shëndetësor dhe komunat të cilat duhet të kenë mjete financiare për ballafaqimin me emergjencat që kanë”, tha Veseli.

Në anën tjetër, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se kanë angazhuar të gjithë akterët lokal për të menaxhuar këtë situatë pandemie.

“Unë dua të falënderoj të gjithë që janë organizuar dhe të gjitha vendimet po merren së bashku që sa më mirë me kalu këtë pandemi”, tha Aliu.

Kurse, drejtoresha e QKMF-së Nadire Imeri,  tha se bashkërisht do t’ia dalin në luftimin e kësaj pandemie.

“Kjo është një përkrahje morale që stafi mjekësor të qëndroj stoik në këtë betejë që jemi tani me këtë pandemi, por besoj që bashkërisht duke respektuar edhe qyetarët masat, kufizimet, mbajtjen e distancës dhe punën e palodhshme të stafit mjekësor, besoj që bashkërisht do t’ia dalim mbarë kësaj beteje”,tha Imeri. 

Veseli në Ferizaj vizitoi edhe disa farmaci, furra të bukës, si dhe përfaqësues të biznesve në këtë qytet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Mbledhja komemorative për gazetarin Sylejman Shaqiri mbahet sot nga ora 14:00 në teatrin “Adriana” në Ferizaj

Published

on

Lajmi u bë i njohur nga familjarët përmes rrjeteve sociale.

Shaqiri ka qenë një figurë e rëndësishme në gazetarinë kosovare për dekada me radhë. Karrierën e tij e nisi në fillim të viteve ’80 në Radio Ferizaj, ku ushtroi detyrën e kryeredaktorit dhe drejtorit.

Më pas, ai vazhdoi punën në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP) si gazetar dhe redaktor përgjegjës.

Pas mbylljes së dhunshme të RTP-së në vitet ’90, Shaqiri dha kontribut të rëndësishëm në informimin e popullatës në Kosovë përmes valëve të radio Zagrebit dhe Radio Tiranës.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Shaqiri vazhdoi me angazhim në gazetari, fillimisht në Radio Ferizaj dhe Radio Tema, e më pas  mori pozita udhëheqëse në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), përfshirë atë të drejtorit të përgjithshëm.

Shaqiri lë pas një trashëgimi të rëndësishme profesionale dhe një kontribut të pazëvendësueshëm për gazetarinë në vend.

Në nderim jetës dhe veprës së tij, familja e të ndjerit në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe Klubin e Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj, do të mbajnë sot (19.04.2025) mbledhje komemorative me fillim nga 14:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Trending