Connect with us

Ferizaj

Nis rregullimi i trotuareve në Ferizaj

Published

on

Në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, saktësisht nga kisha dhe xhamia deri tek teatri ‘’Adriana’’, ka nisur të rregullohet trotuari.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Ferizaj Arben Halili, tha se punët do të kryhen shumë shpejtë meqë bizneset janë të mbylluara dhe qarkullimi i njerëzve është më i reduktuar për shkak të situatës me koronavirusin.

“Është duke u bërë riparimi i trotuarit në të dyja anët, është një kohë e mirë për këtë punë, sepse e kemi pasur problem kur e kemi diskutuar riparimin e këtyre trotuareve për shkak se mund t’iu bëjmë pengesa biznesve, por në këtë fatkeqësi është një fat i mirë, sepse jemi duke shfrytëzuar këtë mungesë të mospunës së biznesve, do të bëhet deri tek rrethrrotullimi i vogël, pastaj do të vazhdojmë në pjesën e poshtme të qytetit nga objekti i KEDS-it deri tek furra e “Mikelit”, në të njëjtën kohë jemi duke e shikuar mundësinë nëse ka nevojë me shtu shtylla të ndricimit, po ashtu do të largojmë këta drunj pasi në kuptimin ekologjik nuk janë drunj që i korrenspodojnë rrugëve të qytetit”, tha Halili.

Halili tha se gjatë rregullimit të trotuareve do të krijojnë kushte për lëvizje edhe për personat me nevoja të vecanta.

“Kemi filluar edhe me riparim të rrugëve të qytetit, jemi duke shfrytëzuar këtë fatkeqësi me qëllim që mos të kemi pengesa në qarkullim më vonë. Po ashtu jemi në koordinim me shoqatat “Hendifer” dhe “Handikos” ku kanë pasur pengesa në lëvizje dhe po besoj që do të bëhet një punë  e mirë”, tha Halili.

Rregullimi i trotuareve në këto pjesë të qendrës së qytetit, buxhetit të komunës do t’i kushtoj rreth 60 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Mbledhja komemorative për gazetarin Sylejman Shaqiri mbahet sot nga ora 14:00 në teatrin “Adriana” në Ferizaj

Published

on

Lajmi u bë i njohur nga familjarët përmes rrjeteve sociale.

Shaqiri ka qenë një figurë e rëndësishme në gazetarinë kosovare për dekada me radhë. Karrierën e tij e nisi në fillim të viteve ’80 në Radio Ferizaj, ku ushtroi detyrën e kryeredaktorit dhe drejtorit.

Më pas, ai vazhdoi punën në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP) si gazetar dhe redaktor përgjegjës.

Pas mbylljes së dhunshme të RTP-së në vitet ’90, Shaqiri dha kontribut të rëndësishëm në informimin e popullatës në Kosovë përmes valëve të radio Zagrebit dhe Radio Tiranës.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Shaqiri vazhdoi me angazhim në gazetari, fillimisht në Radio Ferizaj dhe Radio Tema, e më pas  mori pozita udhëheqëse në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), përfshirë atë të drejtorit të përgjithshëm.

Shaqiri lë pas një trashëgimi të rëndësishme profesionale dhe një kontribut të pazëvendësueshëm për gazetarinë në vend.

Në nderim jetës dhe veprës së tij, familja e të ndjerit në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe Klubin e Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj, do të mbajnë sot (19.04.2025) mbledhje komemorative me fillim nga 14:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Trending