Connect with us

Ferizaj

Nga java e ardhshme nis trajtimi i qenve endacakë

Published

on

Mbyllja e lokaleve në të cilat shërbehet ushqim ka bërë që qentë endacakë mos të gjejnë ushqim siç ka ndodhur ditëve të zakonshme, duke ndikuar kështu në rritjen e agresivitetit të tyre si pasojë e mosushqyerjes.
Drejtori i Bujqësisë në komunën e Ferizajt Burim Bajrami, tha se janë në dijeni për këtë situatë, mirëpo komuna tani nuk ka kompetenca në këtë drejtim.


“Tani shihen edhe lëvizjet e qenve endacakë nëpër qytet dhe nëpër fshatra, është një numër relativisht i lartë i tyre, por ne në vitin 2018 i kemi trajtuar 1500 qen endacakë, por me të marrë një vendim ish-kryeministri Haradinaj që kjo kompetencë t’i takoj AUV-së, ne më nuk kemi pasur të drejtë të merremi me këtë çështje. Jemi në pritje nga ana e Agjencionit që të nënshkruaj kontratën me operatorët ekonomik që janë brenda komunës së Ferizajt për trajtimin e qenve endacakë. Meqenëse është kompetencë e AUV- ne si komunë nuk kemi të drejtë të shpallim më tender edhe pse vitin e kaluar kemi planifikuar që të investojmë rreth 40 mijë euro në këtë drejtim, por pasi kompetenca kaloj në AUV ne ato mjete i kemi drejtuar për probleme të tjera. Me kënaqësi të madhe ne do të merreshim me këtë çështje, por meqë kompetencat kanë kaluar tek ai institucion ne nuk guxojmë të bëjmë projekte duale pasi ndeshemi me ligjin”, tha Bajrami.


Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë së Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve në kuadër të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Sadik Heta, përmes telefonit tha se javën e ardhshme do t’i nënshkruajnë kontratat me operatorët ekonomik të cilët do të merren me trajtimin e qenve endacakë.


“Ne si agjenci kemi filluar qysh para vitit të ri inicimin e procedurave të prokurimit për lidhjen e kontratave me subjektet veterinare të licensura për trajtimin e qenve endacakë. Realisht procedurat kanë përfunduar para gati dy muajve, por duke pasur parasysh buxhetin që s’ka qenë i aprovuar ne nuk kemi arritur me bë nënshkrimin e kontratave dhe pasi është bërë alokimi i buxhetit tek ne, ne po shpresojmë që nga java e ardhshme të lidhim kontratat me veterinarë dhe të nisim projektin për trajtimin e qenve endacakë. Ligjërisht komunat e kanë obligim ligjor me bë trajtimin e qenve endacakë, por duke pasur parasysh që qeveria e kaluar ka obliguar agjencionin të merret me qen endacakë ne për këtë vit dhe vitin e ardhshëm do merremi, pastaj do t’ua lëmë komunave si obligim ligjor që e kanë trajtimin e qenve endacakë, përndryshe ligjet në Kosovë nuk e kanë ndaluar që komunat me u marrë me qen endacakë, por duke pasur parasysh që ne si agjencion e kemi marrë përsipër në nivel vendit atëherë edhe me komunën e Ferizajt kemi arritur një marrëveshje shoqërore që mos të fillohet derisa të lidhen kontratat. Unë po shpresoj që kontratat do të lidhen deri në javën e ardhshme, pastaj puna në terren varet nga situata se si do të sillet, sido që të jetë ne do t’i urdhërojmë veterinarët që me fillu punën me qen endacakë edhe në Ferizaj”,tha Heta.


Heta tha se projekti i trajtimit të qenve endacakë parasheh parandalimin e shumimit të qenve endacakë dhe jo strehimin apo eliminimin e tyre.
“Qëllimi i agjencisë edhe i ligjeve në fuqi është parandalimi i shumimit të qenve, ndërsa jo eliminimi i qenve siç po prolongohet, por është parandalimi i shumimit të qenve, që do të thotë, kastrimi, sterilizimi dhe vaksinimi. Unë e di që ka raste që shumë qenë janë të trajtuar, mirëpo ata munden me qenë edhe agresiv që shumicën e rasteve janë tani si pasojë e ushqimit dhe ngacmimit, por sido që të jetë, qëllimi i projektit është parandalimi i shumimit dhe jo eliminimi i tyre”, tha Heta.


E, derisa të kaloj situata me pandeminë Covid-19, drejtori i Bujqësisë në Ferizaj Burim Bajrami, kërkoi nga qytetarët që t’iu japin ushqim qenve endacakë, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të mos i lënë ata të bëhen agresiv.


“Unë e shoh si problematikë ushqyerjen e qenve endacakë për shkak të mbylljes së shumë lokaleve dhe u bëj thirrje njerëzve të vullnetit të mirë, i lus ata që në momentet kur hasin në qen endacakë, të paktën ato mbeturina që i kanë t’ua hedhin qenve, pasi kjo është e vetmja mënyrë që ata të ushqehen dhe të mos bëhen agresiv”,tha Bajrami.


Drejtori i Bujqësisë në Ferizaj Burim Bajrami, tha se në kuadër të rregullimit të tregut të kafshëve kanë paraparë një qendër strehuese për qen endacakë ku janë të planifikuara 70 mijë euro për këtë projekt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending