Connect with us

Ferizaj

Grenell dhe Palmer thonë se s’ka plan për këmbim territoresh

Published

on

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, mbrëmë ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës treshja e administratës aktuale amerikane e involvuar me procesin e dialogut Kosovë – Serbi, Grenell, Kosnett dhe Palmer deklarojnë se nuk kanë parë ndonjë marrëveshje për këmbim territoresh ndërmjet vendeve. Deklaratën e ambasadës po e publikojmë në tërësi.

Deklaratë e përbashkët nga i dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell, ambasadori Philip Kosnett, përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin perëndimorë Matthew Palmer

Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë pranë popullit të Kosovës.

I lëvdojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të të tjerëve që po punojnë me mund e me rrezik të madh për të zvogëluar përparimin e COVID-19 në Kosovë. Në këtë kohë pasigurie, i nxisim udhëheqësit e Kosovës që t’i përmbahen Kushteturës së Kosovës dhe sundimit të ligjit. Jemi të përkushtuar për të punuar me çfarëdo qeverie të formuar përmes procesit kushtetues.

Përveç kësaj, vazhdojmë t’i nxisim udhëheqësit e Kosovës për ta hequr plotësisht taksën. Ne besojmë se taksa po e dëmton popullin e Kosovës duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përshirë edhe duke vonuar hyrjen në Kosovë të furnizimeve të nevojshme – dhe po pengon rritjen ekonomike.

Dëshirojmë ta bëjmë të qartë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim të tokës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell kurrë nuk ka parë apo diskutuar një plan të tillë. Përqendrimi i qeverisë amerikane për t’i mbështetur marrëveshjet e kohëve të fundit për rivendosjen e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe rrugore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka për qëllim që të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë momentum ekonomik.

Ne besojmë se ky momentum do t’i japë energji të re procesit të dialogut që do të çonte te njohja e ndërsjellë.”

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Prokuroria në Ferizaj do të mbajë konferencë për media për rastin e vrasjes të Muhamed Likës

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se do të mbajë sot konferencë për media për rastin e vrasjes të rreshterit të Policisë së Kosovës në Kaçanik, Muhamed Lika.

Konferenca do të mbahet nga ora 14:30, në objektin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

“Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Burim Çerkini, prokurori i çështjes z.Ismet Rrahmani, si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, është vrarë në orët e vona të 1 prillit, në hyrje të banesës së tij në Kaçanik.

Ceremonia e varrimit e të ndjerit do të mbahet pas orës 17:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik, njoftuan familjarët përmes rrjeteve sociale.

Continue Reading

Trending