Connect with us

Ferizaj

Era e furishme shkakton dëme në rrjetin elektrik në Ferizaj

Published

on

Era e fortë e cila mbizotëroi gjatë natës së mbrëmshme nuk ka lënë pa shkaktuar dëme në komunën e Ferizajt.

Si pasojë e saj janë rrëzuar disa shtylla elektrike në disa lokacione të kësaj komune.

Skender Kurti nga Drejtoria e Shërbimeve Pubike në Ferizaj, tha se nuk kanë pranuar ndonjë ankesë nga qytetarët për ndonjë dëm që u është shkaktuar direkt atyre, por njoftoi se dëme janë shkaktuar në disa shtylla elektrike të cilat KEDS-i është duke i sanuar.

 “Mbrëmë ka pasur erë të fortë, nga qytetarët nuk kemi pasur ankesë apo ndonjë kërkesë që u ka shkaktuar dëme atyre prej erës së fortë, përveçse kemi dëme të shkaktuara në rrjetin elektrik ku edhe ekipet e KEDS-it janë duke intervenuar, kemi rrugën e Nerodimes ku kanë rënë telat e rrymës në tokë, në Sojevë dhe në Fshatin e Vjetër, por aty është KEDS-i duke intervenuar“, tha Kurti.

Era e fortë që fryu mbrëmë ka sjellur sot edhe reshjet e borës. Kurti, tha se kompanitë janë të gatshme për çdo situatë që mund të krijohet.

 “Jemi në kontakt me kompanitë që janë të kontraktuara me komunën të cilat për momentin janë në gjendje gatishmërie që t’i pastrojnë të gjitha rrugët, por për momentin jemi në një situatë të qetë”, tha Kurti.

Ndërsa, në Policinë Rajonale të Ferizajt apeluan tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti tek drejtuesit e automjeteve që vozitjen ta përshtatin me kushtet e rrugës dhe të respektojnë shenjat e trafikut rrugor në mënyrë që t’iu shmangen aksidenteve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Mbledhja komemorative për gazetarin Sylejman Shaqiri mbahet sot nga ora 14:00 në teatrin “Adriana” në Ferizaj

Published

on

Lajmi u bë i njohur nga familjarët përmes rrjeteve sociale.

Shaqiri ka qenë një figurë e rëndësishme në gazetarinë kosovare për dekada me radhë. Karrierën e tij e nisi në fillim të viteve ’80 në Radio Ferizaj, ku ushtroi detyrën e kryeredaktorit dhe drejtorit.

Më pas, ai vazhdoi punën në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP) si gazetar dhe redaktor përgjegjës.

Pas mbylljes së dhunshme të RTP-së në vitet ’90, Shaqiri dha kontribut të rëndësishëm në informimin e popullatës në Kosovë përmes valëve të radio Zagrebit dhe Radio Tiranës.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Shaqiri vazhdoi me angazhim në gazetari, fillimisht në Radio Ferizaj dhe Radio Tema, e më pas  mori pozita udhëheqëse në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), përfshirë atë të drejtorit të përgjithshëm.

Shaqiri lë pas një trashëgimi të rëndësishme profesionale dhe një kontribut të pazëvendësueshëm për gazetarinë në vend.

Në nderim jetës dhe veprës së tij, familja e të ndjerit në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe Klubin e Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj, do të mbajnë sot (19.04.2025) mbledhje komemorative me fillim nga 14:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Trending