Connect with us

Ferizaj

Erërat e forta lënë pa rrymë gjysmën e Ferizajt

Published

on

Reshjet e borës që mbrëmë u shoqëruan me erëra të forta shkaktuan dëme në lokalitete të ndryshme të Ferizajt.

Rruga kryesore e fshatit Jezerc u bllokua nga rënia e drunjve që u përplasën nga stuhia.

Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Ferizaj,  Mujë Hajdini, tha se si pasojë e erërave  të forta u është dashur të bëjnë disa intervenime.

“Me fillimin e reshjeve të borës kemi pasur disa intervenime, një rast ka qenë trafo ku ka pasur problem, mandej një lis është rrëzuar tek varrezat e serbëve ku kanë intervenuar zjarrfikësit duke  e larguar lisin nga hekurudha, mandej edhe një rast tjetër ka qenë intervenim teknik ku kemi larguar një billbord të një biznesi dhe krejt kjo si pasojë e erës së fortë që ka qenë, po ashtu edhe sot intervenuam edhe në fshatin Jezerc ku janë rrëzuar disa lisa në rrugë”, tha Hajdini.

Stuhia e mbrëmshme shkatoi dëme edhe në rrjetin energjetik, duke mbetur në terr pothujase e gjithë komuna e Ferizajt. Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala, përmes telefonit, tha se në Ferizaj janë shkatuar  10 defekte ku ka pasur edhe rrëzim të shtyllave elektrike. 

Buzhala, tha se ekipet janë në terren dhe po punojnë për të rikthyer energjinë elektrike.

”Erërat e fuqishme kanë shaktuar mjaftë prishje në tërë territorin vendit, dje kemi pasur probleme në tërë territorin e Dukagjinit, ndërsa sot kemi në Ferizaj ku kemi 9 prishje, ekipet janë në terren duke punuar që ato prishje të sanohen në kohën më të shkurtër. Ne kemi diku 550 punëtorë anekënd Kosovës ku dhjetrëa prej tyre janë edhe në Ferizaj duke i sanuar ato prishje, kemi shumë shtylla të thyera edhe në Ferizaj dhe ato janë duke u ndërruar në kohën maksimale dhe jemi duke bërë një mobilizim të jashtëzakonshëm dhe rreth mbrëmjes do të sanohen shumica e prishjeve”, tha Buzhala.

Për të mos pasur prishje në rrjetin energjetik saherë që ndryshojnë kushtet atmosferike, Buzhala tha se janë duke punuar shumë.

“Përkundër faktit që është dimër, ne jemi duke investuar në Ferizaj, gjendja e rrjetit që e kemi tarshëguar është në gjendje të rëndë, ne kemi intervenuar shumë në kualitet, kemi ndërruar mbi 100 mijë shtylla, është bërë një punë mjaftë e madhe, por periudha ka qenë mjaftë e shkurt, nuk është investuar me dekada në rrjet  dhe duhet kohë, nuk mundemi t’i ndërrojmë gjërat brenda natës”, tha Buzhala.

Përveç rrëzimit të shtyllave elektrike e lisave, erërat e forta mbrëmë kanë larguar edhe çatitë  e disa shtëpive e bizneseve nëpër disa fshatra të Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Mbledhja komemorative për gazetarin Sylejman Shaqiri mbahet sot nga ora 14:00 në teatrin “Adriana” në Ferizaj

Published

on

Lajmi u bë i njohur nga familjarët përmes rrjeteve sociale.

Shaqiri ka qenë një figurë e rëndësishme në gazetarinë kosovare për dekada me radhë. Karrierën e tij e nisi në fillim të viteve ’80 në Radio Ferizaj, ku ushtroi detyrën e kryeredaktorit dhe drejtorit.

Më pas, ai vazhdoi punën në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP) si gazetar dhe redaktor përgjegjës.

Pas mbylljes së dhunshme të RTP-së në vitet ’90, Shaqiri dha kontribut të rëndësishëm në informimin e popullatës në Kosovë përmes valëve të radio Zagrebit dhe Radio Tiranës.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Shaqiri vazhdoi me angazhim në gazetari, fillimisht në Radio Ferizaj dhe Radio Tema, e më pas  mori pozita udhëheqëse në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), përfshirë atë të drejtorit të përgjithshëm.

Shaqiri lë pas një trashëgimi të rëndësishme profesionale dhe një kontribut të pazëvendësueshëm për gazetarinë në vend.

Në nderim jetës dhe veprës së tij, familja e të ndjerit në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe Klubin e Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj, do të mbajnë sot (19.04.2025) mbledhje komemorative me fillim nga 14:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Trending