Connect with us

Ferizaj

Zyra e Kryetarit dhe tri drejtori kalojnë në objektin e ish-Gjykatës

Published

on

Deri para dy vitesh ky objekt shfrytëzohej nga Gjykata Themelore e Ferizajt, mirëpo pas kalimit të këtij institucioni në një objekt të ri, dalëngadalë aty kaluan edhe disa drejtori komunale si ajo e Arsimit, e Infrastrukturës dhe e Urbanizmit, ndërkaq së fundmi atyre iu bashkua edhe Zyra e kryetarit të komunës Agim Aliu.

Zyrtari për marrëdhënie me publikun pranë zyrës së kryetarit Aliu, Albion Sherifi, tha se në objektin aktual ka më shumë hapësirë, që gjë sipas tij, do të ndikojë në shtimin e efikasitetit në punë.

 “Zhvendosja e disa drejtorive në këtë rast edhe Zyra e Kryetarit të komunës është një proces që ka nisur kohë më parë, tash së fundmi edhe Zyra e Kryetarit u është bashkuar drejtorive të ndryshme të cilat funksionojnë në këtë objekt me të vetmin qëllim që të rritet efikasiteti i punës, që të ketë një dinjitet për pritjen e qytetarëve, të ketë hapësira të mjaftueshme dhe kushte të punës që do të ndihmonin të qojmë përpara agjendën tonë qeverisëse dhe të rritet kualiteti i shërbimeve për qytetarë, në këtë objekt tashmë funksionojnë tri drejtori komunale, sic është Drejtoria e Arsimit, e Infrastrukturës dhe Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit dhe tash së fundmi u është bashkuar edhe Zyra  e Kryetarit të komunës me disa nga zyret e saj.  Ju e dini se objekti i vjetër i komunës nuk përmbush nevojat e kushtet e nevojshme të punës për zyrtarët që shërbejnë aty, por edhe për shërbimet që u ofrohen qytetarëve duke pasur parasysh që është një objekt i amortizuar”, tha Sherifi.

Megjithatë, nuk përjashtohen mundësitë që drejtoritë komunale të jenë  përsëri në një vend. Sherifi thotë se ende qëndron idea që objekti i vjetër i komunës të rrënohet dhe aty të ndërtohet një objekt i ri përmes partneritetit publiko-privat.

 “Ju e dini që kryetari Aliu ka pasur një plan dhe ka ende  një vizion të tillë për ndërtimin e një objekti të ri të komunës  së Ferizajt për të cilin duhet të bëhen studimet fillestare për nevojat që do të përmbush ky objekt, por të sigurohet edhe fondi investiv në mënyrë që të kemi përfundimisht një objekt  dinjitoz të institucionit të Ferizajt, Kuvendit të Komunës, si dhe në përgjithësi duke rrumbullakësuar këtë investim dhe të kemi ambiente më dinjitoze për qytetarë dhe për shërbyesit civilë”, tha Sherifi.

 Në objektin e vjetër të komunës që gjendet pranë sheshit “Adem Jashari”, kanë mbetur nënkryetari i komunës, Drejtoria e Shëndetësisë,  e Financave, e Bujqësisë, Drejtoria e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drejtoria e Shërbimeve Publike, e Zhvillimit Ekonomik dhe e Administratës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending