Kuvendi i Komunës së Ferizajt me 20
vota për ka miratuar rregulloren për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e
objekteve të përkohshme në pronën publike. Drjetori i Urbanizmit Lulzim Aliu,
tha se kjo rregullore do të vë rend në hapësirat publike, konkretisht në
sheshin e qytetit.
“Ne si komunë përmes kësaj rregullore jemi të obliguar me bë plane, pjesa e parë do të vie plani për qendër të
qytetit ku do të jenë të detajizuara ku kanë me u vendos objektet e përkohshme,
ku ka me pas kiosqe, shitës të akulloreve, gështenjave e të ngjashme, të gjitha
pikat që paraqiten në plan do të jepen me ankand në afatin deri në 5 vjeç,
ndërsa në këtë grup hynë edhe reklamat dhe pjesët e tjera rekalmuese që
janë”, tha
Aliu.
Për këtë rregullore asamblistët dhanë
vërejtje, rekomandime e sugjerime.
“Uroj që me këtë rregullore të ndërmerren masa që të bëhet një plan
detaj dhe të kufizohet largësia në mes kiosqeve e shitësve ambulant në mënyrë
që ajo pejsë e sheshit mos të stërngarkohet me shitës ambulant, me muzikë, e
lojëra të dhunshme”, tha Enver Haliti nga LVV.
“Pajtohem me kolegun që s’ka qenë mirë forma se si është menaxhuar
sheshi, është mirë që po bëhet kjo rregullore pasi më herët është bërë sipas
qejfit të drejtorit apo zyrtarëve
komunal”, tha
Arian Imeri nga PDK.
“Sa i përket kësaj rregullore mendoj se është bërë mirë, por unë e kam
një pyetje tek llojet e objekteve të përkohshme a konsiderohen objekte të
përkohshme verandat që e kanë përfshirë qytetin në të gjitha hapësirat publike
e që për mendimin tim janë bërë të përhershme duke e shfrytëzuar pronën publike për 12 muaj të vitit, prandaj unë mendoj që
duhet të jetë një nen i veçantë për këtë çështje dhe rregullorja të përmbahet
me përpikëri dhe të zbatohet e mos të mbetet e shkruar”, tha Xhavit Zariqi nga AAK-ja.
Por, nuk mungoi as debati me akuza e
kundërakuza e ngritje toni.
“A është më shumë pengesë një
shitës i CD-ve apo i farave apo a është problem për qyetarë që u rrezikohet
jeta nga “My caffe” dhe “Frenchi, me çfarë parime ndaloni një shitës
farash dhe leni milionerat të rriten pranë komunës, as gjysmë metre trotuar nuk
ka dhe është rrezik i drejtpërdrejtë”, tha Gëzim Kokollari nga LDK-ja.
“Gëzim duhet me ditë që këtë leje e ka dhanë Muharrem Svarqa, nuk
dua ta ngris tonin e të acarohemi, as të akuzojmë, sepse e di që situata ka
qenë e rëndë, por prej 2017 çka mundemi me
meremetu jemi duke e bërë, unë nuk kam ardhë për me rrënu, unë nëse mundem me
riparu mirë, nëse jo dorëzohem”, tha Lulzim Aliu.
Nga kjo pikë e rendit të dites debati kaloi tek hartat zonale, ndërtimet, e
projekti “Bashkimi i qytetit”.
“Më mirë është drejtori që të merret me punët e veta dhe të liroj uzurpimet që janë bërë nëpër
trotuare, por edhe në qoftëse ka pasur devijim nga e kaluara është i obliguar
që t’i përmirësoj, por ky ka edhe punë të tjera që nuk i kryen siç është aprovimi
i hartave zonale të cilat e kufizojnë mundësinë e dhënies së lejeve që ky po
flet këtu, por ky pushtet me qëllim i prolongon këto, po ashtu edhe për
“Bashkimin e qytetit” që ka fillu vetëm me rrugë e më vonë është shndërruar
në objekte afariste e parkingje, asnjëri prej nesh nuk e dimë e po ashtu as
këta nuk e dinë se çka janë duke bërë”, tha Muharrem Svarqa nga LDK-ja.
“Nëse dëshironi të bisedojmë për ato tema kemi material të flasim sa
të duash për hartat zonale, për ”Bashkimin e Qyetit”, për PZHK-në që e ka
anuluar gjykata dhe nuk e ke informuar Kuvendin Komunal, po pret me dalë një
asmablist me tregu që nuk je transparent”, tha Enver Haliti.
Një tjetër debat i zëshëm u zhvillua
edhe për 3 pika të tjera që kishin të bënin me shkëmbim të pronave, për të
cilat që në fillim LDK-ja kërkoi që këto pika të hiqen nga rendi i ditës, me
arsyetimin se këmbimi i pronës publike po bëhet pa u vlerësuar si duhet.
” Ky komsioni që ka bërë vlerësimin e asaj pjese në mes të Mirosalës,
Sojevës dhe Pojatës afër 60 ari
ndërrohet me 20 ari tokë në Dardani përrreth rrugës që nëse marrim tani
vlerën e tregut kjo pjesa në Mirosalë mundet me shku 200 euro 1 ari a nëse marrim
20 ari tokë në Dardani aty nën 6 mijë euro nuk është vlera, veç mendoni ku
është dallimi”,
tha Imri Hashani nga LDK-ja.
“Me ardhë me hipoteza se dikujt i merret toka me një vlerë më të
vogël e hyp me një vlerë më të madhe,
paraprakisht duhet me lyp burimin e
çështjes se nuk mundesh kurrkujt me ia marrë pronën para se me i kry procedurat,
derisa ia merr dikujt pronën dhe kryen projekt publik vimë këso situate, unë s’kam
qenë me shtru rrugë atje dhe nëse është me faj, mbledhjen tjetër do të vi me
fakte se kush ka bërë shkelje e kush ka ndërruar vende të punës e jo me dalë me dezinformu je duke i dhënë
kaq tokë e i ke marrë kaq, sepse ti ia ke marrë pronën se ke bë rrugë dhe
njerit duhet me ia kompensu se është obligim“, u shpreh nënkryetari i
komunës së Ferizajt, Naim Ferati.
Përkundër debatit të gjatë për këtë çështje, këto tri propozime që kishin të bënim me këmbim të ngastrave kadastrale një në Babush të ri, një në Dradani dhe tjetra në fshatin Papaz u miratuan me 22 vota pro. Në seancën e sotme, Kuvendi miratoi edhe propozimin e drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për ndarjen e parceles tek vendi i quajtur “Kodra e Kazermës” në Ferizaj, për ndërtimin e pishinës publike gjysmë olimpike.