Connect with us

Ferizaj

Qytetarët ankohen për gjendjen e trotuareve

Published

on

Menjëherë pas përfundimit të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, të jepet përshtypja se ndodhesh në ndonjë qytet tjetër. Trotuarët e dëmtuar duke filluar nga rrethrrotullimi tek xhamia dhe kisha deri tek teatri “Adriana”, po i shqetësojnë qytetarët e Ferizajt.

 “Vështirësi po ka sa të duash, nuk është në rregull kjo, janë njerëzit kompetent me i kry këto punë, por s’po i kryen askush, kush heq ne banorët, ata që po ua japim votat”, tha Abdyrrahim Çerkini.

Kurrë s’ka qenë më keq, problem shumë me kalu këndej pari”, tha një qytetar tjetër.

 Kjo situatë po u paraqet problem edhe bizneseve që operojnë këndej  pari. Ata thonë se situata më e rënduar paraqitet gjatë natës, ku nga mungesa e ndriçimit të bollshëm nuk i shohin mjaftueshëm gropat.

“Problemi kryesor është pas orës 16:00, është shumë problem qarkullimi i qytetarëve që lëvizin në këtë pjesë të fundit të qytetit, për arsye se nuk është e ndriçuar dhe trotuari është i shkatërruar dhe njerëzit nuk vinë me ecë deri këtu. Nëse lëvizin ata e përfundojnë rrugëtimin e tyre deri tek përfundimi i sheshit dhe kjo neve po na shkakton edhe probleme si biznese“, tha Leona Jahiri, përfaqësuese biznesi.

Këshilltari për media i kryetarit të komunës së Ferizajt, Albion Sherifi , thotë se ndërhyrjet në rregullimin e trotuareve në këtë zonë të qytetit do të ndodhin këtë vit.

“Vitin që shkoi qeverisja aktuale ka bërë një bum të investimeve sa i përket infrastrukurës rrugore. Ju e dini që tashmë ka një program që parasheh një procedurë tenderimi që tashmë ka përfunduar që ka të bëj me asfaltimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave në zonën qendër të qytetit, ky është një zotim i kryetarit që të përmbyllet cikli i investimeve në gjithë infrastrukturën rrugore, në këtë kuadër këtë vit do të kemi edhe rregullimin e këtyre trotuareve pjesën nga përfundimi i bulevardit deri tek teatri “Adriana”, si dhe në zona të tjera të qytetit në mënyrë që të rivitalizohet kjo zonë me interes të të gjithëve, kështu që ky investim do të ndodhë këtë vit, ka të ndarë buxhet për këtë projekt dhe gjatë kësaj vere do të jetë e përfunduar“, tha Albion Sherifi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending