Connect with us

Ferizaj

Ferizaj pa rrymë që nga mesnata

Published

on

Nga mesnata, shumica e qytetit të Ferizajt, por edhe disa fshatra të kësaj komune kanë mbetur pa energji elektrike.

Ndërprerja e rrymës më së shumti telashe u ka shkaktuar biznesve. Përfaqësues të bizneseve shprehen të mllefosur për këtë gjendje, duke thënë se në këto ditë feste kur edhe qarkullimi i qytetarëve është më i madh, nuk po kanë mundësi të punojnë si duhet pasi kryesore për ta është energjia elektrike.

“Prej mesnatës është ndërprerë energjia elektrike dhe me të vërtet është vështirë pasi jemi në ditë feste dhe është shtuar numri i klientëve pasi kanë ardhur edhe bashkëatdhetarë dhe kjo gjendje tani me rrymë është një problem shumë i madh. Gjatë ditës ka qenë shumë problem, nuk kemi mundur me i përgatitë produktet, por përveç kësaj lokali është shumë i ftohtë”, tha Leona Jahiri.

“Problem shumë i madh, nga ora 1 e natës nuk ka pasur rrymë, as 20 % nuk kemi mundur me punu, nuk na kanë lajmëru fare që do të ketë ndërprerje”, tha Zylfi Xhyqeqi.

“Nuk ka rrymë nga ora 12 e natës, siç po shihet jemi duke qëndruar, klientët po hynë dhe po dalin, nuk punojnë as nxemjet, me të vërtet është shumë problem“, tha Flamur Bajraktari.

Se sa do të zgjasin ndërprerjet e energjisë elektike, TV TEMA tentoi të kontaktoj me udhëheqës të Distriktit të KEDS-it për Ferizaj, mirëpo kontakti me ta ishte i pamundur, por në faqen zyrtare të KEDS-it thuhet se arsyeja e ndërprerjes së energjisë elektrike është pastrimi i trasesë nga drunjtë, evitimi i rrezikut, ndërrimi i izolatorëve, shtrëngimi i përçuesve, përforcimi i shtyllave, vendosja e kthinave dhe ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar, punime këto të cilat sipas KEDS-it pritet të zgjasin deri në orët e vona të 26 dhjetorit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending