Connect with us

Ferizaj

Subvencionimi i kamatave për bizneset mbetet vetëm premtim i kryetarit Aliu

Published

on

Njëri ndër premtimet e kryetarit të komunës së Ferizajt Agim Aliu ishte subvencionimi i kamatave kreditore për bizneset e këtushme. Mirëpo edhe pse kanë kaluar dy vite që kur Aliu mori nën udhëheqje komunën e Ferizajt,  një gjë e tillë mbeti vetëm premtim.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Ferizaj Zekir Bytyçi, në një konferencë për media, tha se vullneti i qeverisë lokale ka qenë që të përmbushin këtë zotim, por kanë hasur në pengesa ligjore.

“Ne si komunë kemi qenë të interesuar me bë këtë  lloj të subvencionimit të kamatave, por kemi hasur në pengesa ligjore që nuk kemi mundur me i  mbështet bizneset përmes pagimit të kamatave, e vemtja mënyrë që kemi mundur me i mbështet është përmes blerjes së pajisjeve. Ka qenë pengesë ligjore që nuk lejon ligji me u lidh me një operator këtë rast bankë dhe me i transferu mjetet e komunës në llogari të bankës”, tha Bytyçi.

 Një premtim tjetër që ka mbetur peng i procedurave ligjore është edhe krijimi i zonës ekonomike në Babush.

“Ne si komunë i kemi marrë disa pëlqime, por pengesë kryesore ka dalë  Ministria e Bujqësisë që nuk na ka dhënë pëlqim për fillimin e zbatimit të këtij projekti, arsyeja ka qenë sepse është tokë e kategorisë së dytë, tokë pjellore, dhe nuk mund të jepet një pëlqim në atë zonë, ndërsa ne e kemi futur në hartat zonale që ajo zonë të jetë zonë ekonomike dhe në momentin që votohet nga Kuvendi i Komunës atëherë ne do të procedojmë që ajo zonë të jetë zonë ekonomike”, tha Bytyçi.

Në këtë konferencë për media, drejtori Bytyçi paraqiti të arriturat dhe sfidat e kësaj drejtorie gjatë këtij viti.

Gjatë vitit 2019 janë mbështetur 38 biznese të mesme dhe të vogla me mjete të punës dhe pajisje nga Fondi i Punësimit ku qëllim kryesor ka qenë përkrahja e bizneseve private me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës, gjithashtu 15 biznese në fushën artizanale janë mbështurur me mjete pune dhe pajisje. Po ashtu, këtë vit është hapur Qendra e Inovacionit që është një arritje e madhe për komunën e Ferizajt, e cila është një dritare e hapur për të rinjtë që garanton një perspektivë për ta”, tha Bytyçi.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, tha se gjatë këtij viti në Ferizaj janë regjistruar  afër 700 biznese të reja, ku janë punësuar mbi  1 mijë punëtorë, por tha se kanë pasur edhe  afër 100 kërkesa për ç’regjistrim apo mbyllje të biznesit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending