Connect with us

Kosovë

Mosformimi i qeverisë zhgënjim për elektoratin, konsiderojnë njohësit e zhvillimeve politike

Published

on

Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga procesi zgjedhor, ndërsa partitë fituese ende nuk janë dakorduar rreth formimit të qeverisë.

Njohësit e zhvillimeve politike në Ferizaj, konsiderojnë se veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë zhgënjyese për elektoratin.

Qytetari ka ardhë deri tek një nivel i fundit i pritjes, pasi nuk është vetëm problemi i mosbërjes së qeverisë, sa është problemi i reflektimit të mosaftësisë së bërjes së qeverisë  në kuptimin e lojërave matematike politike, për arsye se kjo votë si asnjëherë tjetër ka shprehur vullnetin për ndryshime esenciale që është menduar se do të përcillen edhe me vullnete politike të partnerëve të rinj për koalicion, por e cila gjë doli që mos të jetë kështu. Në qoftë se  i kthemi së kaluarës, koalicionet qeverisëse nuk kanë reflektuar një pjekuri të një mendtë politike, nuk kanë treguar një kapërcim real të këndvështrimeve të tyre provinciale prandaj dhe skema politike e jonë ka rrezikuar shpeshherë që të jetë e barrikaduar në bazë të interesave klanore apo rajonale, kështu që na janë formuar edhe parti rajonale e grupe të interesit që shpeshherë po dominojnë mbi interesin e përgjithshëm dhe në këtë kurth ka rënë edhe LDK dhe LVV. Kjo vonesë i ka zbehur këto dy subjekte, unë shoh një tendencë të krijimit të një alibie morale se cili është fajtori nëse nuk arrihet koalicioni”, tha Afrim Demiri.

LDK është partia e vetme shtetformuese dhe më vjen keq që me një kulturë të tillë politike krerët e saj nuk e gjejnë një zgjidhje në raport me Vetëvendosjen. Në anën tjetër, VV është parti e pa provuar në pushtet dhe është dashur të gjej një gjuhë të kompromisit, sovrani i ka dhënë përparësi por është një hipokrizi e pashpjegueshme nga ana e LDK-së që ta shantazhoj partnerin që mendon të qeverisë, në anën tjetër është e pakuptimtë kryeneçësia e VV-së që nuk don të lëshoj pe në raport me LDK-në, është e vërtet se në politikë mund të kërkosh atë që mundesh dhe don, por mund ta marrësh atë që të takon. Shembull pozita e Vjosës, LDK-në e ka shpëtuar Vjosa Osmani dhe tani paralizohet ajo”, tha Zhinipotoku.

Ngërç në këto negociata ka krijuar posti i presidentit. Sipas Demirit dhe Zhinipotokut, LDK-ja duhet të heq dorë nga kërkesa që të marrë presidencën, pasi kjo çështje është e hershme, por edhe Vetëvendosje duhet të heq dorë nga kryeneçësia.

“Ne presidentin e kemi, kërkesa e tashme për president është e hershme dhe në këtë kuptim mund ta akuzojmë LDK-në, por në anën tjetër shpërthimi i një fjalori të padurueshëm të LVV-së me atë që pretendon ta ketë si partner nuk reflekton që VV-ja si parti që do të qeverisë me vendin ka mundësi të lirohet nga një fjalor përbuzës në raport me të tjerët. Unë mendoj që politanizmi politik është një pengesë e VV-së për të bashkëqeverisur derisa një oportunizëm apo një kërkësë klanore e LDK-së mund të jetë pengesë për arritjen e qëllimit të përbashkët. Humbjet do të jenë të mëdha nëse nuk do të bëhet, por edhe nëse bëhet duke mos formuar një qeveri homogjene”, tha Demiri.

“Si parti e dytë LDK-ja do të duhej të ishte e kënaqur me pozitën e kryeparlamentarit dhe 5 ministrive, le të merren vesh me një pikë për zgjedhjen e presidentit që do të vie pas 2 vjetësh, por jo të bëhet mollë sherri kjo pikë. Ata duhet ta dinë se nuk i kanë votat me formu qeverinë ende dhe duhet të vrapojnë të sigurojnë vota, në vend të kësaj këta janë kapur mes vete. Unë mendoj se LDK-ja duhet të tërhiqet kësaj here, por edhe LVV nuk duhet të jetë kryeneçe”, tha Zhinipotoku.

Zgjedhjet e mbajtura më 6 tetor e kanë nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje si parti fituese, duke u pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Këto dy parti politike, gjatë mandatit të kaluar ishin në opozitë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Sudani e njeh Republikën e Kosovës

Published

on

Presidenca e Kosovës e bëri të ditur se sot Sudani e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur e sovran. Kjo u bë e ditur nga takimi i presidentit të Sudanit me presidenten Vjosa Osmani në Turqi.

Continue Reading

Kosovë

Hapet vendkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Published

on

Kosova dhe Maqedonia e Veriut përuruan sot pikëkalimin e përbashkët kufitar Han i Elezit – Bllacë, duke hequr kështu kontrollin dhe ndalesën e dyfishtë të qytetarëve të të dyja vendeve.

Tani, qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës, ndërsa të dhënat e tyre do të shkëmbehen në kohë reale përmes një sistemi të përbashkët teknologjik. Policët kufitarë të të dyja shteteve do të punojnë në një pikë të përbashkët kontrolli.

Në një ceremoni ku morën pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski u tha se kontrolli i përbashkët kufitar do t’i zvogëlojë pritjet në kufi dhe do të ndikojë në rrije ekonomike mes dy vendeve.

Republika e Kosovës i ka tri pika zyrtare kufitare me Maqedoninë e Veriut, ndërsa kontrolli i përbashkët kufitar do të vlejë në dy prej tyre, përfshirë atë Glloboqicë – Jazhincë.

Continue Reading

Kosovë

Shtrenjtohet rryma, tarifat e reja nga 1 maji

Published

on

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale duke i hapur kështu rrugë shtrenjtimit të rrymës.

Në takimin e sotëm të këtij bordi nuk u bë e ditur përqindja e rritjes por ZRRE-ja tha se për këtë do të njoftojë ditëve në vijim derisa tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj.

Sipas Radio Evropa e Lirë, çmimi i rrymës do të rritet deri në 16 %.

Ndërkohë, nën moton “Asnjë cent më shumë”, në Prishtinë ka filluar protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Continue Reading

Trending