Connect with us

Ferizaj

Shfaqja ”Derisa vdekja nuk na ndanë” së shpejti në teatrin e Ferizajt

Published

on

Pas suksesit të shfaqjes “Psikozë n’4:48”, e regjisorit Fatos Berisha e punuar në Teatrin e Qytetit të Ferizajt “Adriana”, Berisha është rikthyer përsëri në këtë teatër për të punuar shfaqjen “Derisa vdekja nuk na ndanë”.

Për këtë shfaqje tashmë kanë filluar provat, e regjisori i njohur kosovar Fatos Berisha, thotë se kjo shfaqje ka karater komik dhe shpreson që do ta ketë suksesin si të shfaqjes ”Psikozë n’4:48”.

“Është një komedi e zezë, një tekst i autores kroate që është luajtur mjaft në Kroaci dhe si tekst ka fituar disa çmime. Ngjarja ndodhë në një vend që është në mes ferrit dhe parajsës ku ndahen se nga do të shkojnë dhe aktori Shpëtim Selmani e ka për detyrë se kush kah do të shkoj dhe i kemi katër qifte bashkëshortore dhe njëri nga ai qift është i gjallë dhe tjetri i vdekur, është një tekst i mirë për publikun, ka situata mjaft komike dhe situata të mira”, tha Berisha.

Berisha, tha se trupa teatrale është e teatrit ”Adriana” dhe është munduar të bëj një kombinim të  aktorëve të rinj dhe të vjetër.

“Është trupa e teatrit të Ferizajt, unë jam i lumtur që po rikthem pas gati 3 viteve, pas shfaqjes ”Psikoza” dhe me kënaqësi e kam pranuar ftesën të vie në këtë qytet që ka traditë, por edhe trupa që është rritë nga ajo kohë që kam qenë, ka aktorë të ri, këtu luajnë 9 aktorë dhe jemi në proces të provave shpresoj që së shpejti do ta përfundojmë dhe të dalim me premierën e re”, tha Berisha.

 Kurse Donika Zeqiri, e cila sapo ka nsiur rrugëtimin në këtë fushë, thotë se është e privilegjuar që po i jepet rasti të luaj në këtë shfaqje të regjisorit Berisha.

“Për mua është eksperienca e parë, sa kam filluar me hy në trupë, ështe hera e parë për mua me punu me Fatosin, e kam rolin shumë të mirë quhet Ajo, jemi një qift i ri dhe tregon një ngjarje të jetës së përditshme të një qifi. Për mua ëhstë shumë mirë me marrë pjesë në një shfaqje si kjo”, tha Zeiqri.

Premiera e kësaj shfaqje planifikohet të jepet në dhjetor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Mbledhja komemorative për gazetarin Sylejman Shaqiri mbahet sot nga ora 14:00 në teatrin “Adriana” në Ferizaj

Published

on

Lajmi u bë i njohur nga familjarët përmes rrjeteve sociale.

Shaqiri ka qenë një figurë e rëndësishme në gazetarinë kosovare për dekada me radhë. Karrierën e tij e nisi në fillim të viteve ’80 në Radio Ferizaj, ku ushtroi detyrën e kryeredaktorit dhe drejtorit.

Më pas, ai vazhdoi punën në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP) si gazetar dhe redaktor përgjegjës.

Pas mbylljes së dhunshme të RTP-së në vitet ’90, Shaqiri dha kontribut të rëndësishëm në informimin e popullatës në Kosovë përmes valëve të radio Zagrebit dhe Radio Tiranës.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Shaqiri vazhdoi me angazhim në gazetari, fillimisht në Radio Ferizaj dhe Radio Tema, e më pas  mori pozita udhëheqëse në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), përfshirë atë të drejtorit të përgjithshëm.

Shaqiri lë pas një trashëgimi të rëndësishme profesionale dhe një kontribut të pazëvendësueshëm për gazetarinë në vend.

Në nderim jetës dhe veprës së tij, familja e të ndjerit në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe Klubin e Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj, do të mbajnë sot (19.04.2025) mbledhje komemorative me fillim nga 14:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Trending