Pika më e re e furrës së bukës “Orex”
kësaj radhe u hap në Kaçanik. Pronari i kësaj furre, Elmaz Çoçaj, tha se e kanë
parë të nevojshme hapjen e furrës edhe në Kaçanik, e cila përpos llojeve të
ndryshme të bukës, ofron edhe lloje të ndryshme
të ushqimeve.
“Ne si biznes i përqendruar dhe me qendër në Ferizaj para disa viteve e
kemi bërë hapjen në Prizren dhe e kemi parë të rrugës, duke i parë kërkesat dhe
lidhshmërinë në mes Kaçanikut dhe Ferizajt, e kemi parë të arsyeshme që ka
nevojë për një pikë të ”Orex”-it edhe këtu në Kaçanik dhe edhe siç e keni
parë edhe ju, nuk besoj që kemi gabuar. Janë orët e para, por megjithatë puna e
mirë shihet në mëngjes thonë tek ne. Ne këtu në Kaçanik kemi ardhur edhe me
produkte më tepër, e kemi pjesën e picave, torteve edhe të gjitha llojet e produkteve
që i mbajmë në pika të ”Orex-”it, por për qytetin e Kaçanikut është një risi
duke e parë mungesën e furrëtarëve, kemi dikund rreth 80 produkte që I kemi
sjellur në pikën e re këtu në Kaçanik”, tha Elmaz Çoçaj.
Ndërsa, sa u përket kërkesave për
punësim, pronari i furrës thotë se interesimi ka qenë shumë i madh.
”Të them të drejtën ka qenë një kërkesë e lartë për dallim nga Ferizaj,
ndryshon shumë me Ferizaj, jemi munduar të zgjedhim më të mirët, kemi filluar
me një staf normal nga 16 dhe të shohim si shkon”, tha ai.
Hapjen e kësaj furre e mirëpritën banorët e kësaj ane.
“Shumë mirë e kemi pritur, shumë mirë. Ka qenë
shumë e nevojshme. Më afër jemi, më lehtë tash”, tha Besnik Berisha nga Kaçaniku.
Kjo është pika e gjashtë e furrës
“Orex” në Kosovë.