Connect with us

Ferizaj

Shkolla ”Çesk Zadeja” me aktivitet bamirësie për të ndihmuar Shqipërinë

Published

on

Nga tragjedia që ka kapluar Shqipërinë nga tërmeti që ndodhi në mëngjesin e ditës së djeshme, kosovarët janë mobilizuar për t’u dalë në ndihmë shqiptarëve në mënyra të ndryshme duke ofruar para, rroba e ushqime të ndryshme. Në mesin e atyre që po grumbullojnë ndihma është edhe shkolla e arteve “Çesk Zadeja” në Ferizaj, e cila përmes një ekspozite artistike dhe një koncerti instrumental po synon të mbledh fonde për të ndihmuar viktimat e tërmetit. Drejtori i shkollës, Bardhyl Abazi, tha se shpreson të ndihmojnë Shqipërinë sado pak.

“Atëherë edhe ne me ato forcat tona jemi duke u munduar të solidarizohemi me tragjedinë që ndodhi së fundmi në Shqipëri, kjo realisht ka ardhur si ide e nxënësve që edhe ata të kontribuojnë sado pak me ato fuqitë e tyre në këtë tragjedi që ka ndodhur. Aktivitetet e sotme janë një koncert me muzikë klasike nga nxënësit e shkollës së muzikës dhe një ekspozitë me pikturat e nxënësve të degës së artit figurativ, njëkohësisht përgjatë koncertit do të punohen piktura këtu në vendngjarje kështu që ky do të jetë aktiviteti i sotëm, koncerti do të zgjasë pak a shumë sepse ky është shesh dhe do ta bëjmë kështu si spontan vazhdimisht gjatë kalimit të qytetarëve të tërhiqet vëmendja për këtë aspekt” , tha drejtori I shkollës Bardhyl Abazi.

Ndërkaq, nxënësit thanë se po mundohen qe me aq sa kane mundesi te kontribuojnë për te ndihmuar shqiptarët.

“Ne si shkollë kemi dashur pak a shumë të japim një ndihmë sado pak që ndoshta nuk është shumë e madhe, mirëpo kemi dashur të solidarizohemi me gjithë ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri dhe me mundësitë tona pak apo shumë të ndihmojmë ndoshta jo shumë e madhe por pak, ndoshta pak ne, pak njerëzit e tjerë dhe të mundohemi që sa më shumë të japim ndihmat në Shqipëri” u shpreh Dëbora Etemi.

“E kemi bërë për t’i ndihmuar vëllezërit tonë nga Shqipëria tek të cilët ka ndodhur një gjë shumë e papritur dhe na ka lënduar si të themi në shpirt dhe për atë jemi duke e bërë këtu me ckado që po mundemi, me dëshirën e njerëzve domethënë ata ose mund të japin të holla apo rroba, cfarëdo që mund që t’i ndihmojnë ata”, tha Arlind Lamagjema.

Qytetarë të pranishëm në këtë aktivitet shprehën keqardhje për ndodhinë në Shqipëri, ndërsa thanë se qëllimi I kesaj nisme është I duhur.

“Ky është shumë qëllim I duhur, solidarizohemi me vëllezërit tanë nga Shqipëria, kështu që ndajmë hidhërimin e të gjitha ndajmë me ata së bashku”, tha Sanije Sopaj.

Ky aktivitet bamirësie do të zhvillohet gjatë gjithe dites në sheshin e Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending