Connect with us

Ferizaj

Ferizajasit hapin dyert për të mbijetuarit e tërmetit në Shqipëri

Published

on

Përveç artikujve ushqimor e veshmbathjeve që ferizajasit kanë dërguar për shqiptarët e prekur nga tërmeti, ata kanë hapur edhe dyert e shtëpive të tyre për të strehuar qytetarët nga atje.

 Pronari i hotelit “Lybeten” në Ferizaj, Fahri Bega, ka ofruar një pjesë të hotelit në qytet dhe vilat që i ka në fshatin Dardani. Ai thotë se kurdo që të vijnë shqiptarët e Shqipërisë konaku i tij është i hapur dhe do t’u ofrohen të gjitha shërbimet pa asnjë centë.

“Kam shpreh dëshirë që me u solidarizu me ta që ta kenë derën hapur, unë kam shpreh dëshirë që pjesën e hotelit dhe një pjesë tjetër të vilave në Dardani t’ua ofroj duke strehuar 30 persona, kurdo që të jenë të gatshëm të vijnë dera është e hapur për ta“, tha Bega.

Edhe mjeku Shyqeri Hyseni ka ofruar për strehim banesën që e ka në Tiranë dhe shtëpinë në Ferizaj. Hyseni thotë se është momenti të tregojmë se sa solidarë janë kosovarët.

“Me këtë kataklizëm që u ndodhi vëllezërve tanë shqiptarë ne jemi të gatshëm që t’iu ndihmojmë atyre për strehim ata që kanë nevojë dhe atë një familje në Ferizaj dhe unë kam një banesë në Tiranë që edhe atë mund ta jap në shfrytëzim për familjet nevojtare, pasi ata që kanë ikur nga shtëpia siç na ka ndodhë neve në luftë qoftë edhe këtyre që u ndodhi, ne duhet të jemi të gatshëm të tregojmë solidaritetin tonë me ato mundësi që kemi”, tha Hyseni.

Strehim për të prekurit nga tërmeti kanë ofruar edhe shumë biznese të tjera ferizajase. Një ndër ta është edhe pronari i auto center “Lindi” në Ferizaj, Ibrahim Murati, i cili ka shprehur gatishmërinë që të pranoj një familje shqiptare.

“Kemi vendosur ta lirojmë një banesë për 5 persona me të gjitha shpenzimet, me ushqim, me veshmbathje me gjithçka që kanë nevojë. Unë u shpreh ngushëllime atyre familjeve, poashtu edhe  familjes nga Gjilani, ka qenë një ditë e rëndë për të gjithë ne, dhashtë Zoti që mos të ndodhë më. Ne presim që të vjen ndonjë familje sa më parë, banesa do të jetë e hapur për sa të ketë nevojë, nëse është nevoja edhe shkojmë e marrim familjen atje“, tha Murati.

Për të ndihmuar njerëzit dhe zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri, qytetarë të Ferizajt, biznese dhe organizata të ndryshme, mbrëmë kanë dërguar  kamionët e parë me ndihma, të cilat kanë vazhduar të dërgohen edhe sot.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending