Lëkundjet e tërmetit të fortë me magnitudë 6.4 që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë ndjerë edhe në Ferizaj. Dridhjet e tokës kanë krijuar panikë ndër qytetarë të këtushëm të cilët rëfejnë shqetësimet e tyre në momentin e dridhjeve.
“Kam qenë fjetë bashkë me familjen, përnjëherë na ka dalë gjumi dhe
kemi zbritur poshtë, nga rruga e Gjilanit kemi ardhur në parking të ”Vivës”.
Në ora 4:00 kemi qenë poshtë banesës, fëmijët pak të trishtuar se nuk e dinin çka
po ndodhë, ka qenë frikë e madhe. Dëme nuk janë bërë në banesë, por vetëm orenditë janë luhatur edhe jemi
zgjuar”, tregoi
Ramiz Murati.
Ai tregon se aty u panë shumë qytetarë.
“Ka pas këtu në parking të “Vivës” vetura të ndezura, po
ashtu edhe qarkullimi ishte sikur të ishte ditë, tek banesa ime ishte edhe një familje që
kishin pas zbritur“,
tha Murati.
Megjithatë, në Kosovë nuk është raportuar për ndonjë dëm të shkaktuar nga tërmeti.