Connect with us

Ferizaj

”Feniks” dhe ”Eli-Ab” u dalin në ndihmë viktimave të tërmetit në Durrës

Published

on

Mëngjesin e sotëm Shqipëria është goditur nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4. Nga ky tërmet i fuqishëm humbën jetën dhjetëra persona, e shumë të tjerë u lënduan. Për t’iu dalë në ndihmë viktimave të tërmetit, Ushtria dhe Policia e Kosovës u nisën për në Shqipëri mëngjesin e sotëm.

Një aksion për të ndihmuar shqiptarët ka ndërmarrë edhe shoqata bamirëse nga Ferizaj “Feniks” dhe marketi “Eli-Ab”.

Kryetari i shoqatës “Feniks”, Milaim Jashari, thotë se bashkë me marketin “Eli-Ab”, kanë grumbulluar fonde për ndërtimin e dy shtëpive  për viktimat e tërmetit në zonën e Durrësit.

“Ne morëm vendim që një familje ta rehatojmë me shtëpi, por biseduam me Basrien e  ”Eli-Abi”-it  dhe ai e ka marrë një shtëpi dhe kështu përfundimisht dy familje do të bëhen me shtëpi nga “Feniks”-i dhe ”Eli-Abi”, pika kontaktit për t’u dalë në ndihmë është shoqata “Feniks” me numrin 044-172/843. Ne do të fillojmë dhe kryesia e shoqatës vendosi nesër me shku në Shqipëri për me pas kontakte me ta dhe me shiku që me fillu menjëherë. Ky popull ka qenë gjithmonë solidarë dhe do të dalë solidarë për t’u dalë në ndihmë vëllezërve tanë që janë atje“, tha Jashari.

Jashari u bëri thirrje qytetarëve të kontribuojnë në mënyra të ndryshme për të ndihmuar Shqipërinë nga kjo fatkeqësi.

“Kërkoj nga ky popull që t’iu dalim në ndihmë vëllezërve tanë atje që kanë nevojë për ne. Kush ka dëshirë që t’iu ndihmoj atyre familjeve pika e kontaktit është shoqata ”Feniks”, u shpreh Jashari.

Tërmeti i parë i fuqishëm i magnitudës 6.3 goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë dhe kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 km larg kryeqytetit, Tiranës dhe 10 km në veri të Durrësit. Lëkundje të tjera më të lehta janë ndjerë pas tij. Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar në orën 7:10 me magnitudë 5.4. Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 5.0 u shënua në Shqipëri në orën 14:10.  Shqipëria edhe dy muaj më parë është goditur nga një tërmet me një magnitudë 5.8 gradë të shkallës Rihter dhe intensitet 7.5 ballë. Ai u konsiderua si më i madhi i regjistruar në 20-30 vitet e fundit. Ai tërmet u pasua nga të paktën 350 lëkundje me një intensitet më të ulët. Tërmeti i cili goditi Shqipërinë në mëngjesin e së martës, është më i fuqishmi që ka goditur Shqipërinë që nga viti 1926.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending