Plani
Zhvillimor Komunal i Ferizajt, i miratuar dy vite më parë, është kthyer sërish në pikën zero, pasi Gjykata Themelore
e Prishtinës ka vendosur që të anuloj
pëlqimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të dhënë për
draftin e PZHK-së në vitin 2017.
Këtë vendim të
kësaj gjykate e posedon Imri Haliti, banor i rrugës “Astrit Bytyqi” në
Ferizaj, i cili që nga fillimi e ka kundërshtuar këtë dokument.
“Neve dje na ka arritur një vendim nga Gjykata
Themelore e Prishtinës, Departamenti për
Çështje Administrative ku me një fjalë ka anuluar draftin e Planit Zhvillimor Komunal të vitit 2017.
Kjo i bie që dhënia e pëlqimit për miratim të PZHK-së 2017-2025 është në pikën
zero. Ky pëlqim ka qenë i anuluar më
datën 15.09.2017,duke ditur se si është zhvilluar kjo procedurë me intervenime
dhe pas 2 viteve prapë është kthyer në atë pikë ku dhënia e pëlqimit e PZHK-së
për momentin është anuluar dhe është në pikën zero që do të thotë se të gjitha
ndërtimet që kanë ndodhur në këtë periudhë i bie që thuajse janë të
kundërligjshme. Për fat të keq këtu bëhet fjalë për një ankesë tonën, por tash
ata e kanë marrë si të përgjithshme dhe bëhet fjalë komplet apo atakohet
komplet PZHK-ja, jo vetëm prona jonë. Ne jemi ankuar direkt për pronën tonë, por
ajo nuk ka mundësi
që si PZHK parcial të ndahet dhe tani ka marrë krejt një kahe tjetër”, tha
Haliti.
Procesi i hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, por
edhe miratimi i këtij dokumenti, ishte kundërshtuar nga disa asamblistë të
legjislaturës së kaluar. Njëri ndër ta ishte edhe Bashkim Fazliu.
“Çdokush në çdo kohë, në çdo etapë që e ka shkelur ligjin, që ka bërë veprime
antiligjore mendoj që organet e drejtësisë duhet me kry punën e vet. Unë edhe
në Kuvend e kam pas thënë që nuk jam kundër zhvillimit, jam pro urbanizmit, të
zhvillohet qyteti e vendi jonë, por me shku me rregulla. Nëse ndërtohet një
ndërtesë dhe e ka pëlqimin e komunitetit le të ndërtohet sipas kritereve, me
rëndësi është që çdo ndërtim me i kontribu qytetit e jo me qenë avari. Tani me
shku në lagjen e re, nuk e njeh atë lagje,
habitesh. Unë e kuptoj që është edhe
interes i qytetarëve apo pronarët e tokave kanë interes dhe shteti duhet me ua
mundësu atë, por në kuadër të rregullave”, tha Fazliu.
E zëshme në këtë aspekt ka qenë edhe
organizata joqeveritare Iniciativa për
Progrës. Shpend Mustafa nga kjo organizatë, thotë se që në fillim kanë pasur
dyshimet e tyre se ky plan është për të
mirën e komunës, prandaj, sipas tij, duhet të nisen hetime të reja dhe
përgjegjësit e këtij procesi të marrin
dënimin e merituar.
“Ky Plan
Zhvillimor që atëherë kemi thënë që është bërë me shkelje ligjore dhe nuk
përfaqëson interesat e qytetarëve pasi nuk është diskutuar me ta dhe nuk i ka
shikuar se çfarë kanë nevojë qytetarët.
Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë veçse i ka vënë
në fuqi pohimet e INPO-s, ka treguar se PZHK i miratuar në vitin 2017 është një
dokument që nuk përmban aspekte ligjore dhe është një dokument që nuk bën
planifikim urban, por bën kaos urban. Nëse Gjykata thotë që ka pas shkelje
ligjore në procedimin e dokumentacionit ligjor, dikush e ka bërë këtë shkelje
ligjore dhe prokuroria e ka obligim të hetoj tërë këtë proces dhe fajtori të
gjendet e të dënohet. Një plan i tillë ka krijuar kaos në Ferizaj dhe për këtë duhet të dënohen përgjegjësit“,tha Mustafa.
Plani
Zhvillimor i Ferizajt u pat miratuar pas disa tentimeve në shtator të vitit
2017.