Connect with us

Ferizaj

Ferizaj me marsh protestues kundër përdorimit të narkotikëve

Published

on

Qendra këshilluese “Këshillimi” në Ferizaj, në ditën e dytë të aktiviteteve në kuadër të “Nëntori – muaji i vetëdijësimit kundër substancave narkotike”, ka organizuar marsh kundër kësaj dukurie shqetësuese në qytetin e Ferizajt. Drejtoresha e kësaj qendre, Arjeta Musliu, thotë se kjo dukuri mund të zhduket vetëm nëse ka përkrahje.

“Duke e parë që të rinjtë tanë dita ditës po vijnë tek shkatërrimi, që është për keqardhje për të thënë se është gjendje alarmante, ku e kemi parë të nevojshme që muaji nëntor të quhet muaji i vetëdijësimit kundër substancave narkotike. Këtë e potencoj se që nga data 1 nëntor kemi filluar me një konferencë ku kemi ftuar të gjithë ata relevant që duhet të jetë bashkëpunimi mëse i nevojshëm për të ulur numrin e përdoruesve, për të vetëdijësu, për të përkrah, fatkeqësisht numri i shumë të ftuarëve nuk n’a janë përgjigjur, arsyet i dinë ata. Datën 4 e kemi parë sot si marsh ku na janë bashkëngjitur të rinjtë e mrekullueshëm të cilët i falënderoj jashtë mase”, theksoi Arjeta Musliu.

Pjesëmarrësit e këtij marshi iu bënë thirrje qytetarëve dhe institucioneve përkatëse të angazhohen sa më shumë rreth kësaj çështje.

“Unë kam një thirrje për policinë, shtetin dhe të gjitha institucionet dhe task forcën e cila është krijuar në Prishtinë që së paku dy të jenë në ambientin e shkollës për arsye sigurie dhe këtë duhet ta bëjnë patjetër, por përgjegjësinë më të madhe e kanë prindërit, 90% e kanë prindërit, po nisem nga vetja, sepse unë do të kem kujdes për fëmijun tim, por në ambientin e shkollës e ka për detyrë drejtoria e shkollës dhe instuticionet”, u shpreh Labinot Tahiri.

“Jam këtu si një qytetar, jam këtu si një prind dhe që të përkrah jo vetëm këtë marsh, por të përkrah edhe çdo iniciativë që të parandalojmë sa më shumë këto dukuri që janë tmerrësisht tashmë shqetësuese për vendin dhe për rininë tonë. Është njëra nga aktivitetet që duhet të sforcohet nga të gjithë ne si pjesë e kësaj shoqërie, sepse po flasim për të ardhmen e fëmijëve tanë”, theksoi Gazmend Bytyqi.

Ndërsa, disa nga nxënësit që marshuan bën thirrje për një jetë pa droga.

“Qendra “Këshillimi” ka shumë të mira që një përdorues ta ketë më të lehtë. Kemi dalë sot këtu që ta dinë të rinjtë tanë se ku të mbështeten, të kenë një jetë më të mirë, të shëndosh, pa droga”, tha Marigona Osmani.

Nga nesër me përkrahjen e Drejtorisë së Arsimit, Qendra “Këshillimi” do të mbajë ligjërata në shkollat e komunës së Ferizajt për edukimin rreth substancave narkotike.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending