Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar
jetë kitaristi dhe bashkëthemeluesi i grupit ”TRIX”, Nuredin Azemi, në moshën
65 vjeçare. Duke evokuar kujtime për të, rok këngëtari i grupit ”TRIX” Veli
Sahiti, që me Azemin bashkëpunoi 20 vite, e përshkruan si njeri të dashur dhe të
përkushtuar në punë.
“Në çdo paraqitje që kishim, në ndonjë performancë muzikore,
koncerte apo mbrëmje, e kam pas dorë të djathtë, sepse gjithmonë ato angazhimet
e tij kanë qenë aq shumë të tepërta që ndonjëherë u detyrojsha t’i them ngadalë
bre rri ti pusho pak se janë edhe anëtarët e tjerë që mund të na ndihmojnë në
përgadtitjen e skenës apo në përgatitjen e instrumenteve apo akordimet e të
gjitha këto që lypen për një koncert. Kemi performuar në mëse 200-300 koncerte ku i kemi mbajtë së bashku anë e mbanë Kosovës dhe në
Diasporë”, u shpreh Sahiti.
Ndërkaq, Osman Shehu solo këngëtar i
rok grupit “Fontana”, Nuredinin e kujton si shembull për grupin e tij
muzikor “Fontana”:
“Më kujtohet për herë të parë, kur grupi ”TRIX” incizuan kengen
“Ti je lot në syrin tim”, për herë të parë kur i dëgjova tingujt e
kitares që Nuredini i kish ekzekutu aq bukur, aq ëmbël ishte edhe një motiv
shtesë për neve si grup ”Fontana” që edhe u jemi falënderues se këta ishin
një grup pak më heretdhe Nuredini me Veliun na mbështetën fort. Nuredini ka
qenë një muzicientë shumë i edukuar, asnjëherë nuk ka ditur ta ofendon dikënd,
por gjithmonë e ka mbajtë një qëndrim, i ka ndihmu edhe atyre që ndoshta nuk e
kishin moralin tepër të madh për të punuar diqka, ai i ndihmonte, vërtet ishte një njeri shumë i madh”, tha Shehu.
Varrimi i Nuredin Azemit do të bëhet
nesër.