Connect with us

Ferizaj

Kërkohet angazhim institucional për parandalimin e përdorimit të narkotikëve

Published

on

Nën organizimin e Qendrës Këshilluese “Këshillimi”, në Ferizaj është mbajtur konferenca me temën “Nëntori-muaj i vetëdijësimit kundër substancave narkotike”. Me këtë rast, drejtoresha e Qendrës Këshilluese “Këshillimi”,  Arjeta Musliu, duke folur rreth  kësaj qendre, tha se hapja e saj  ishte domosdoshmëri e kohës.

“Që 3 muaj që funksionojmë si qendër këshilluese kemi pasur afër 150 raste që kanë frekuentuar qendrën tonë dhe kanë kërkuar ndihmë vullnetarisht për të hequr dorë nga substancat narkotike. Kjo është këmbanë alarmi për shoqërinë tonë, nuk mund të krenohemi që kemi kaq shumë raste, por jemi tejet krenarë me punën tonë vullnetare me aq përkushtim që po bëjmë ndaj këtyre individëve që janë të varur nga substancat narkotike. Qendra jonë të gjitha shërbimet i ka falas duke pasur edhe përdorues të komuniteteve që jetojnë në Kosovë ku dominon gjinia mashkullore, madje kemi arritur që ata që kanë ardhur në fillim të hapjes së qendrës sonë, tani janë në fazën më të mirë për të hequr dorë plotësisht nga përdorimi i substancave narkotike, duke shërbyer edhe si vullnetarë në qendrën tonë sa që janë familjarizuar me këtë qendër si shtëpia e tyre e dytë, duke e gjetur shpresën dhe rikthimin në familje, shkollë dhe shoqëri”, tha drejtoresha Musliu.

Ndërsa, Migjen Amzai, ekspert i psikoterapisë, foli për përvojat e të punuarit me këtë kategori të njerëzve.

“Mundohem t’ua qëndis në zemrat e tyre, mundohem t’ua qëndis në përditshmërinë e tyre fjalën të dua, fjalën e dua, fjalën më do, sepse kjo është ajo që ju ka munguar.  Dy përqafime që pata nga dy djem pas takimit me grup nuk i harroj kurrë, njëri filloi të qajë edhe tha kurrë se kam përjetuar këtë, imagjinoni unë jam një person i panjohur për atë, unë jam i huaj për atë, çfarë tregon kjo, tregon që nuk i duan prindërit këta fëmijë,  tregon që janë të lënë pas dore, nuk ka prind që nuk e do fëmijën e vet, mirëpo ka diçka në dinamikën familjare që nuk shkon, sigurisht edhe në takimet në grup kjo është shumë evidente, sepse prindi gjithmonë duke u fokusuar në të.
E dini si është fëmija, fëmija është çfarë t’i ushqesh fëmijës, fëmija me atë do të rritet, fëmija atë do të marrë, atë do të kërkoj prej teje. Prindërit zakonisht që pak më dominant, pak më patriarkal, pak më urdhërdhënës dhe nuk pranojnë këshilla nuk pranojnë as të diskutojnë për tema, as nuk i dëgjojnë fëmijët bile në shumicën e rasteve, në këto raste femijët edhe kur t’i thuash mos se do vritesh, do sëmuresh, do bëhesh, fëmija këto i do dhe kështu fëmija rritet, zhvillohet, besoj që fillimi është ky, mënyra se si ne i flasim fëmijëve tanë
“, u shpreh Amzai.

Ndërkaq, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, tha gjatë kësaj konference  se së bashku mund t’ia  dalim në parandalimin e kësaj dukurie negative.

“Drogat janë kërcënimi ynë, shteti ka detyrën të jetë në krye të kësaj lufte, ajo nuk është as diagnozë, as lojë fjalësh, as lemeri në kthinat e spitaleve e mantelbardhëve, por dhembje që pllakos gjithë shpirtin, plagë që kullon në çdo pore të shoqërisë e për të cilën lypset që pa kursim me profesionistë e vullnetmirë ta vëmë në binarët e eliminimit këtë farë të keqe që mbinë vdekje, fatkeqësi, pikëllim e pafuqi. Unë jamë luftëtar bashkë me ju, çdo armë në duart e mija është edhe e juaja kundrejt narkotikëve që helmojnë fëmijët tanë”, tha në mes tjerash kryetari Aliu.

Gjatë diskutimeve në këtë konferencë u kërkua themelimi i qendrave rehabilituese për përdoruesit e drogave, si dhe angazhim më i madh institucional dhe shoqëror për të parandaluar këtë dukuri negative.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending