Nën organizimin e Shoqatës së
Sigurimeve të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe
Policinë e Kosovës, para studentëve të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në
Ferizaj, është bërë prezantim me temën “Dita Botërore pa Viktima në
Trafikun Rugor” në kuadër të shënimit të “Ditës Botërore të
përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor”. Sami Mazreku, Drejtor
Ekzekutiv në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, tha se kanë bashkëpunim me
shoqata ndërkombëtare dhe me institucione vendore për t’i vetëdijësuar dhe aftësuar
qytetarët në fushën e sigurimeve.
“Qëllimi kryesor është të jemi prezent në çdo universitet të bëjmë
prezantimin, ligjërata me qëllim të vetëdijësimit dhe të përafrimit sa më shumë
në fushën e sigurimeve. Që nga viti i kaluar aktivitete më të shumta kemi pas
me Policinë e Kosovës dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme, për shkak se
kemi një temë e cila është shqetësuese për neve, është numri i automjeteve të
paregjistruara, e të cilin po mundohemi
që ne forma të ndryshme ta ulim sa më shumë”, tha Mazreku.
Nënkolonel Jeton Rexhepi, drejtor i
Divizionit të Komunikacionit Rrugor në
Policinë e Kosovës, tha se që nga viti 1993, Kombet e Bashkuara kanë kërkuar që
të dielën e tretë të nëntorit në të gjithë botën të ketë aktivitete të cilat
kanë për qëllim sensibilizimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
“Ne si Polici i Kosovës që nga viti 2009 kemi marrë si rekomandim
këtë datë, pothuajse çdo vit kemi aktivitete të ndryshme, ndoshta ndonjë formë
më të vogël sesa këtë vit që jemi duke e realizuar, mirëpo në forma të ndryshme
përmes konferencave, përmes tryezave, përmes pjesëmarrjes në shkolla të mesme,
mirëpo këtë vit ne e kemi targetu qe kjo duhet të ngritet në nivel më të lartë,
për shkak se numri më i madh i pjesëmarrësve në trafikun rrugor të cilët qoftë
në cilësinë e këmbësorëve, por edhe pjesëmarrës si shoferë do të thotë është
mosha mbi 18 vjeçare ose kur ata pajisen me patentë shoferë, andaj për këtë
arsye ne po mendojmë që përmes këtyre prezantimeve, përmes këtyre kërkesave që
do të jenë ne vijim dhe bashkëbisedimet do të ndikojmë që ky numër i
aksidenteve, kjo gjendje e sigurisë në trafikun rrugor të jetë shumë më e mirë
sesa viti aktual dhe vitet paraprake“, tha Rexhepi.
Ndërkaq, Fejzullah Mustafa, udhëheqës
në Departamentin për siguri në komunikacionin rrugor në Ministrinë e
Infrastrukturës, tha se duke i parë si
problem global aksidentet me fatalitet edhe Kosova e ka vendorur si prioritet
agjendën e sigurisë.
“Sepse të humbësh një jetë do të thotë shumë. Mendoj se të gjithë ne
duhet të mendojmë për sigurinë rugore, të fokusohemi në sigurinë rrugore, sepse
jemi pjesëmarrës të sigurisë rrugore. Një nga elementet kyqe është që si
shofer, kur jeni shofer në automjetin tuaj keni njerëz më të dashur, njerëz që
i doni më së tepërmi, do me thënë kemi prindërit, kemi vëllain, kemi motrën,
bashkëshortin, fëmiun e juaj, për atë do me thënë kërkohet respektim që t’u
përcjellim mesazhe të tjerëve për respektimin e rregullave të trafikut rrugor“, u shpreh mes tjerash Mustafa.
Në Kosovë që nga viti 2001 e deri në
vitin 2018, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 2500 njerëz.