Connect with us

Kosovë

Mbahet ”Java e Kimisë” në kolegjin “Mehmet Akif”

Published

on

Me aktivitete të ndryshme në kolegjin “Mehmet Akif” në Lipjan, nga e hëna deri te premtën është mbajtur ”Java e Kimisë”. Profesoresha e lëndës së kimisë në këtë kolegj Xhemajlie Llugiqi, duke folur rreth këtyre aktiviteteve të nxënësve, u shpreh e kënaqur që punon me këta nxënës.

“Është kënaqësi e veçantë të punoj me këtë kategori të nxënësve, sepse kolegji ynë “Mehmet Akif” sivjet për herë të parë ka hapur dyert për nxënësit e klasës së gjashtë, shtatë, tetë dhe nëntë, prandaj edhe  e kemi një vizion të ri të punës së re me këtë kategori të veçantë që na janë bashkëngjitur këtë vit. Mund t’iu them që për këtë javë me rezultatet që kanë treguar me optimizmin, me kreativitetin e tyre që na kanë ofru, të pavarur, na kanë impresionu, në veçanti mua si mësimdhënëse në lëndën e kimisë. Do të thotë kolegji sivjet përpos shkollës së mesme, klasës së dhjetë, njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë në gjirin e vet ka përfshi edhe këta nxënës, një pjesë e tyre kanë ardhur si bursistë përmes konkurseve që kanë qenë të organizuara prej shkollës dhe në një formë kemi mbledhur një numër të konsiderushëm të nxënësve të jashtëzakonshëm të mirë që janë në mesin tonë“, u shpreh ajo.

Ndërkaq, Bujar Mehmeti, kryetar i Këshillit të Nxënësve në kolegjin “Mehmet Akif”, tha  se këto aktivitete u japin mundësi të mësojnë përtej asaj që mësojnë në libra.

“E patë edhe vet nga afër për punën dhe mënyrën se si kalohet kjo periudhë ku nxënësit me projektet e tyre personale krijojnë ide të reja i sjellin në shkollë, mirëpo edhe prej atyre mundësive çka i kemi këtu i përdorin edhe ato mjete që i kanë  ketu për me formu eksperimente, pse jo për me pa më shumë përtej asaj çka mësohet në libër, përtej asaj teorisë”, tha Mehmeti.

Më tej, Mehmeti na tregoi se si një nxënës e kalon ditën në këtë kolegj.

“Prej mëngjesit kur edhe mësimi fillon në orën 8:30 deri në orën 3 të pasditës, nxënësit varësisht nga numri i orëve, gjashtë apo shtatë brenda ditës, janë pushimet brenda orëve, në mes të dy orëve të mësimit, nxënësit gjatë orës së mësimit e përfundojnë mësimin në aspektin teorik, mundohen që pjesërisht me kalu edhe në pjesën praktike, mirëpo zakonisht lëndët shkencore si fizika, kimia, biologjia, pastaj lëndët teorike, mund të ndodhë që njëra nga orët që zhvillohet gjatë javës tërësisht të kalohet në njërin prej laboratorëve të cilët gjenden në shkollë, për shembull lënda e kimisë, nëse tri orë mësimore për lëndën e kimisë janë të caktuara brenda një jave, dy orë përdoren brenda klasës së kimisë ndërsa në njërën prej orëve profesoresha me nxënësit vje këtu në laborator dhe e zhvillojnë procesin praktik të atyre që i kanë mësuar veçse në teori“, u shpreh mes tjerash Mehmeti.

Në kampusin e kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan, mësimet këtë vit i ndjekin mbi 300 nxënës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Sudani e njeh Republikën e Kosovës

Published

on

Presidenca e Kosovës e bëri të ditur se sot Sudani e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur e sovran. Kjo u bë e ditur nga takimi i presidentit të Sudanit me presidenten Vjosa Osmani në Turqi.

Continue Reading

Kosovë

Hapet vendkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Published

on

Kosova dhe Maqedonia e Veriut përuruan sot pikëkalimin e përbashkët kufitar Han i Elezit – Bllacë, duke hequr kështu kontrollin dhe ndalesën e dyfishtë të qytetarëve të të dyja vendeve.

Tani, qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës, ndërsa të dhënat e tyre do të shkëmbehen në kohë reale përmes një sistemi të përbashkët teknologjik. Policët kufitarë të të dyja shteteve do të punojnë në një pikë të përbashkët kontrolli.

Në një ceremoni ku morën pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski u tha se kontrolli i përbashkët kufitar do t’i zvogëlojë pritjet në kufi dhe do të ndikojë në rrije ekonomike mes dy vendeve.

Republika e Kosovës i ka tri pika zyrtare kufitare me Maqedoninë e Veriut, ndërsa kontrolli i përbashkët kufitar do të vlejë në dy prej tyre, përfshirë atë Glloboqicë – Jazhincë.

Continue Reading

Kosovë

Shtrenjtohet rryma, tarifat e reja nga 1 maji

Published

on

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale duke i hapur kështu rrugë shtrenjtimit të rrymës.

Në takimin e sotëm të këtij bordi nuk u bë e ditur përqindja e rritjes por ZRRE-ja tha se për këtë do të njoftojë ditëve në vijim derisa tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj.

Sipas Radio Evropa e Lirë, çmimi i rrymës do të rritet deri në 16 %.

Ndërkohë, nën moton “Asnjë cent më shumë”, në Prishtinë ka filluar protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Continue Reading

Trending