Connect with us

Ferizaj

Në Ferizaj po mbahet kampi veror i ping-pongut

Published

on

20 juniorët më të mirë të Kosovës në pingpong kanë filluar përgatitjet për turneun- e të rinjve që do të mbahet në Maltë. Në kuadër të përgaditjeve për këtë turne, pingpongistët kanë organizuar kampin e dytë veror, i cili kësaj radhe po mbahet në hapësirat e shkollës fillore “Tefik Canga” në Ferizaj. Trajneri Remzi Shala, thotë se është zgjedhur pikërisht kjo shkollë, meqë këtu i kanë gjetur kushtet që nuk i kanë hasur në asnjë qytet tjetër.

Qëllimi është që të ngritet niveli i ping pongut në arenën kosovare dhe atë ndërkombtare, jemi duke përdorur të gjitha teknikat dhe është duke shkuar shumë mirë. Nxënësit janë shumë të mirë i kemi kadetët dhe juniorët. Janë nga qytete të ndryshme, kemi vendosur këtu ta mbajmë  pasi kushtet momentale këtu janë më të mira, kjo sallë është shumë e përshtatshme, i kanë tavolinat dhe të gjitha kushtet“,tha Shala.

Sekretari i FPPK-së, Fadil Luta, tha se përveç përgaditjes për turneun në Maltë, ku Kosova do të përfaqësohet me 4 juniorë dhe 4 Kadetë, ky kamp u ndihmon pingpongistëve që të fillojnë edhe sezonin vjeshtor.

“Bordi ka marrë vendim që me i marrë 20 lojtarë që janë në rang listë, kjo është si lloj përgatitje për kampin që do ta kemi, që është edhe si lloj turneu në Maltë, poashtu këto përgatitje na ndihmojnë shumë pasi nga java e ardhshme fillon edhe sezoni vjeshtor, dhe lojtarëve u ndihmon të jenë në performancë të mirë. Ping-pongu është duke pasur ngritje, ka shumë interesim, edhe pse në krahasim me evropën, ping-pongu tek ne është në nivel të ulët, por nëse vazhdojmë me  këtë ritëm do të jemi në hapa të sigurt. “- tha Luta.

Pingpongistët Enes Domaniku nga Prishtina dhe Erion Reka nga Ferizaj, thonë se organizime të tilla sportive i mbajnë lojtarët aktiv dhe janë aktivitete të mirëserdhura . 

Është organizim shumë i mirë, është shumë kënaqësi, unë luaj që 6 vite, dhe më pëlqen shumë ky sport. Ping- Pongu lyp shumë strategji dhe është pak i vështirë, por unë nuk e kam problem“, tha Domaniku.
“Kampi është shumë i mirë, tani në tetor e kemi top 8-në dhe jemi duke u pregaditur, shpresoj që të renditem prap në top listë“,- tha Reka.

Kampi i dytë veror që po mbahet në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj, është  organizuar nga FPPK , dhe do të zgjasë deri me 31 gusht.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending