Connect with us

Ferizaj

Kryetari Aliu dhe komuna gjobiten për mosrespektim të urdhërit të Gjykatës

Published

on

Ish drejtori i gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, Shemsi Heta, po kërkon që të kthehet në pozitën e tij si drejtor pasi kështu kanë vendosur  organet e drejtësisë.
 Heta thotë se ai në vitin 2014 është larguar nga pozita e drejtorit në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” ende pa i përfunduar mandati, ku pas këtij veprimi, ka ndjekur rrugët ligjore, me ç’rast edhe i ka fituar ato, por tani ekzekutivi i Ferizajt nuk po e kthen në pozitën e drejtorit.  Heta po akuzon kryetarin e komunës së Ferizajt,  Agim Aliu, se ai nuk po e respekton vendimin e gjykatës.

“Të gjitha procedurat gjyqësore janë kryer dhe i kam të gjitha vendimet, duke filluar nga Këshilli i pa varur mbikqyrës i Kosovës, pastaj kam vendimin e Gjyaktës Themelore të Prishtinës, Gjykatës Themelore të Ferizajt,  dhe së fundmi kam edhe vedmimin e Gjyaktës së Apelit për kthim në vendin e punës.  Por përkundër të gjitha këtyre  vendime që i posedoj, që janë të formës së prerë, Gjykata ka lëshuar edhe një urdhër që i dedikohet kryetarit të Komunës për zbatimin e këtij vendimi. Pas dy vërejtjeve që i është dhënë kryetarit a’i nuk ka reflektuar fare dhe ka pasuar gjoba e cila është në shumën prej 8 mijë eurove pastaj është edhe një gjobë tjetër që i ipet vet kryetarit të Komunës prej 2 mijë eurove dhe tani pritet që nëse nuk reflekton kryetari i komunës  të pasoj edhe vendimi për vepër penale. Kjo është brengosëse për të gjithë që një kryetar komune nuk i respekton vendimet gjyqësore”, – deklaroi Heta në konferencë për media.

Kurse Këshilltari për Informim  pranë zyrës së kryetarit të komunës, Albion Sherifi, thotë se do presin epilogun përfundimtar të vendimit të Gjykatës pasi komuna ka bërë një ankesë për këtë vendim, por në anën tjetër akuzon së pari organet e drejtësisë më pas edhe pushtetin e kaluar për krijim të këtyre situatave.

“Komuna dhe të gjitha institucionet  e tjera  janë në zbatim të ligjit dhe vendimeve të gjykatave, por është një proces i papërfudnuar, një proces  që është i ankimuar nga përfaqësuesit tanë juridik, por në momentin që merr epilogun përfundimtar do të ketë edhe zbatueshmëri të këtij vendimi. Kjo situatë është krijuar pas vednimeve arrogante që ka vepruar ish pushteti dhe ne po i vuajmë ato pasoja.  Poashtu të them të drejtën,  jemi duke u ballafaquar me vendime paradokslae të sistemit gjyqësor, për shkak se nuk është bërë dallimi i qartë mes mandatit për aq sa ka mandat një drejtor shkolle dhe statusit  të shërbyesit civil. Këto vendime paradosksale shkaktojnë dëme financiare të pariparueshme në planin e komunës. – deklaroi Sherifi.

 Ish drejtori Heta, shprehet se për të nuk ka shumë vlerë kompenzimi, por më e rëndësishme për të ishte që të zbardhej e vërteta për pafajësinë e tij.

“Pas dy viteve më kanë larguar, Gjykata e ka vërtetuar se unë kam qenë i pafajshëm, jo që unë përfitoj dicka por është çështje  e moralit dhe etiketimeve të mëhershme, pasi unë kam pasë edhe akuzë të keqpërdorimit të buxhetit gjë që sk’a qenë e vërtetë. Gjatë kësaj kohe unë kam punuar në Qendrën e Kompetencës, mua më takon diferenca  e pages. Nuk është ndonjë shumë shumë e madhe, por krahasim me dënimet që kanë pasuar për komunën ajo shumë është shumë minore”,- tha Heta.

Ndryshe, ish drejtori Heta  tha se ishte larguar nga puna pasi sa kishte mandat prej drejtori nuk e kishte larguar menjëherë nga lista e pagave një profesor i cili kishte ndërruar jetë, por këtë e kishte bërë tek pas një muaji. Për këtë veprim administrata e kaluar e kishte larguar nga puna, për të dalë i pafajshëm tek tani me vendim të Gjykatës. 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending