Connect with us

Ferizaj

Rruga “Xhemë Gostovari” me gropa sikur në luftë

Published

on

Nuk është e gjatë as 300 metra, por rëndësia e rrugës “Xhemë Gostivari” në afërsi të qendrës së Ferizajt është  e madhe, meqë është dalje e lagjes “Sejdi Sejdiu”  drejt rrugës “Naim Beka” dhe fshatrave Zaskok e Pleshinë. Por, kjo rrugë është bërë e rrezikshme për qarkullim të automjeteve, shkaku i gropave të shumëta që janë thelluar përgjatë saj, sikur të ishte kohë lufte. Banorët ankohen se ditë më parë janë asflatuar disa rrugica në këtë pjesë të qytetit por jo edhe rruga e tyre, e cila ka vite që është në gjendje të mjerueshme.

  “Unë vij këtu në pushime, tash kam ardhur me gjithë familjen, rruga është katastrofë, dhe më duket se është ndër rrugët më të këqija, edhe pse është më e qarkullueshmja. Jemi detyru vetë me i rregullu trotuaret, kam organizuar me shku në komunë, me ngritë këtë shqetësim, por banorët nuk u bënë bashkë. Dje jam detyruar me çu veturën me rregullu shkaku i rrugës. Nuk e di çka me ba, ne vazhdojmë të kontribuojmë për këtë vend, por kur të vijmë bëjnë hajgare me ne, jam shumë i zhgënjyer, shpresoj të bëhet mirë”, – u shpreh mërgimtari  Zejnullah Sejdiu

     “Kjo është një ndër rrugët e para në Ferizaj por kurrë nuk është asfaltu nga shteti, para luftës e kemi asflatu ne banorët, edhe kurrë ma nuk është asfaltu. Shtrohen rrugë nëpër katune nëpër kodra, e kulmi është tash krejt rrugicat janë asfaltu vetëm kjo jo, nuk e dimë arsyen. Ka biznese, ka lëvizje, dëme ka sa duash. Janë ndërtu ndërtesa në rrugën “Sejdi Sejdiu”, i gjithë betoni është bartë kësaj rruge, ndërtesat janë bërë, por rrugën nuk kanë ardhë as me shiku ma”, – tha banori Burim Xhemajli 

 Nga pluhuri i rrugës nuk janë në hall vetëm kalimtarët dhe banorët, por edhe bizneset të  cilat veprojnë  në këtë rrugë, e të cilat nuk janë të pakëta në këtë zonë.

 “Na pengon shumë, kur bie shi është katastrofë, ndërsa tash është pluhur shumë i madh, është problem edhe për kilenta edhe për banorë e  për vetë ne. Është katastrofë, midis qendrës me qenë kjo rrugë, shumë keq”, u shpreh Vjollca Kadriu.

Drejtori i Infrastrukturës komunale Arbër Bytyqi, në shqetësimet e banorëve u përgjegj përmes telefonit, duke i siguruar ata se në planin e veprimit Komuna e ka edhe  asfaltimin e kësaj rruge, mirëpo duke mos i precizuar afatet kohore për realizimin e në projekti të tillë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending