Connect with us

Ferizaj

Krasniqi: Svarqa dhe Salihaj janë shkatërrues të LDK-në

Published

on

Të pakënaqurit e degës së LDK-së me procesin zgjedhor të kësaj partie në Ferizaj, u detyruan t’i ftojnë mediat për t’i treguar problemet me të cilat ballafaqohen.  Në pamundësi  për tu takuar me kryetarin e kësaj dege, ky grup në krye me Sahit Krasniqin, akuzuan Muharrem Sfarqën për manipulim të zgjedhjeve, uzurpim të partisë si dhe për prishje te rendit nëpër kuvende te nëndegëve.

“Vetë fakti që ne jemi në selinë e partisë do të thotë ne jemi që problemet të zgjidhen këtu, ne kemi mujt me organizu kudo një konferencë, po jemi përcaktu këtu që edhe ky është një mesazh që angazhimi jonë është për LDK-në. Por e e kemi të pamundur që me obligu ose me detyru kryetarin me qenë pjesë e bisedimeve, do të thotë ai si e ka marr vesh që ne po vijmë sigurisht ka dalë, nuk e di ku ka shku, domethënë nuk kemi një adresë të caktume edhe ne prapë do të kërkojmë që nesër të kemi takim të kryesisë. Nuk e di a do ta mbajmë se nuk varet prej neve, unë e thashë që ne i kemi drejtu ankesat në kryesinë qëndrore të komisionit. Të paktën ata janë të informuar për procesin. Për çështje të tjera, ata duhet normalisht me e thirrë kryetarin, me thirrë edhe nënkryetarin, ndoshta edhe dikënd ose me ardhë një delegacion nëse ata janë të interesuar që procesi me shku në kushte normale. Ata duhet me ardhë ose me e ftu dikënd prej këndej edhe me kqyr me pa ku është problemi. Problemi nuk është as te delegatët, as te anëtarësia, as te kryesia. Problemi është vetëm në dy persona, unë e marr guximin edhe e them edhe jau them edhe në prezencë, te Muharrem Svarqa dhe te Adem Salihaj, këta dy njerëz janë të cilët janë duke e shkatërruar LDK-në në Ferizaj” – tha Sahit Krasniqi, pretendent për postin e kryetarit të degës së LDK-së në Ferizaj.

Nënkryetari i degës së LDK-së, Faruk Guri, tha se me parregullsitë e procesit janë të njoftuara organet qendrore të kësaj partie

“ Kryesia qëndrore, personat përgjegjës janë të njoftuar për situatën që është në Ferizaj. Së pari kontaktet i kemi për situatën në Ferizaj e kemi njoftu sekretarin z.Ismet Beqiri, do të thotë kanë qenë të njoftuar në mënyrë institucionale.” – u shpreh Guri

Në anën tjetër, kryetari aktual i LDK-së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa, akuzat ndaj tij i quan të pabazuara, pasi që sipas tij procesi i zgjedhjeve tashmë ka përfunduar në 52 nëndegë, si dhe janë zgjedhur 95 delegatë, ku sipas tij, të gjitha kuvendet janë zhvilluar në bazë të statutit te partisë dhe me pjesëmarrje të kënaqshme.

  “Unë e them me shqetësim shumë të madh që kthimi i metodave të vetëagresivitetit që unë mendoj që zanafillën e kanë në Ferizaj. në qoftë se shikohet historiku i saj për tërë LDK-në e Kosovës, mendoj që janë kërcënim për vetë ata që mendojnë dhe mundohen ta kthejnë këtë formë të zgjidhjes së problemeve brenda parties, e cila është e papranueshme dhe e cila në asnjë mënyrë nuk do të legjitimohet si formë e marrjes së udhëheqjes në çfarë do strukture qoftë në nëndegë, qoftë në degë përmes metodave të dhunës, sepse mendoj që qëllimi kryesor është eksportimi i këtyre metodave në kuvendin e përgjithshëm të Lidhjes Demokratike, ngase asnjëherë nuk ka qenë interesimi i kësaj natyre që në LDK mos të pytet se kush po zgjidhet kryetar i nëndeges apo kush po zgjidhet anëtar i kryesisë por pyetja e parë ka qenë se kush është delegati. ” – u kundërpërgjigj Svarqa

Grupi i pakënaqur me këto zgjedhje në LDK, u ankuan se ende nuk e dinë datën e mbajtjes së kuvendit zgjedhor. 

Ne si anëtarë të kryesisë, ky si nënkryetar dhe ne ende nuk e dijmë se kur do të mbahet në qytet, flitet atje se të dielën do të mbahet dhe shtrohet një pyetje shumë interesante, qysh është e mundshme nënkryetari nuk e di, qyteti e din. Prandaj është një situatë shumë e paqartë. Është një thënje popullore “pështyj përpjetë në sy, pështyj poshtë në gjoks”. Ne nuk jemi ta dëmtojmë LDK-në, se këtu bahet fjalë për LDK-në, por fatkeqësisht individët të cilët janë brenda LDK-së po i bëjnë këto gjana, dhe ne detyrimisht duhet me u ballafaqu me këtë kategori të njerzëve. Edhe kryetar dege në qoftë është, duhet me i tregu dikush, stop se është tepruar kështu që situata është kjo. “ – deklaroi Sahit Krasniqi

Sipas Svarqës, veprimet e tij janë në përputhje me statutin e partisë

“Neni 44 i statutit e parasheh të drejtën eksluzive të kryetarit të degës për thirrjen e kuvendit dhe unë kuvendin do ta thërras atëherë kur e vlerësoj që janë kryer të gjitha përgaditjet për organizimin e kuvendit, pa pasur nevojë që t’i nënshtrohem asnjë presioni dhe asnjë shantazhi e kërcënimi eventual që vie si pasojë e tendecave për futjen ose për rikthimin e një forme të vetësakrifikimit të LDK-së, pa pasë nevojë që të sakrifikohen interesat individuale të atyre që janë në LDK. Unë besoj që ky proces ka qenë i pranueshëm për të gjithë ata që janë zgjedhë, sepse nuk është kontestu asnjëri nga të zgjedhurit. Gjer më tani kemi dikund 95 delegatë që e kanë fituar legjitimitetin përmes votës, për orientimet e tyre dhe prirjen e tyre se kënd e deshirojnë për ta udhëhequr LDK-në. Unë nuk jam marrë me atë çështje. Interesi im ka qenë që procesi të kryhet, ndërkaq sipas statutit të LDK-së të gjitha kandidaturat, shfaqen ose paraqiten në kuvend.  ” – shtoi në fund Svarqa.

Nga konferenca e të pëkënaqurve të LDK-së, u paralajmërua se gjitha parregullsitë e procesit zgjedhor do t’i fusin në letër, e cila do t’i adresohet edhe njëherë kryesisë qendrore të LDK-së.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending