Connect with us

Ferizaj

Nis degradimi i parkut të çerdhes

Published

on

Mbi 8 mijë banorë të një pjese të qendrës së qytetit nuk do ta kenë më kënaqësinë e të jetuarit në afërsi të zonës së gjelbër,  por as që t’a gëzojnë një çerdhe fëmijësh në afërsi të shtëpive dhe banesave të tyre. Kjo sepse pushtetit lokal të Ferizajt po i ngutet  ta shndërrojë këtë zonë nga një park i gjelbërt në një zonë të hirtë apo parking publik, ende pa e marrë “vizën” nga  Ministria e Pushtetit Lokal.
Mëngjesin e djeshëm dikush  kishte prerë rrethojën  e çerdhes së vjetër, dhe kishte hedhur dhè në parkun e vetëm të kësaj zone urbane, si paralajmërim i shkatërrimit të qëllimshëm dhe me vetëdije të këtij parku.
Mirëpo për kryesuesen  e Kuvendit të Ferizajt mjafton që ministria  e pushtetit lokal të heshtë, pra të mos e kryejë punën e vet, në mënyrë  që një vendim i diskutueshëm i Komunës të bëhet ligj lokal.

Sa i përket vendimeve të fundit  nuk kemi marrë konfirmim prej Ministrisë mbrenda afatit ligjor siç përcaktohet në rregulloren e Qeverisë së Kosovës,  15 ditë ne jemi të obliguar që të presim përgjegjje, pas 15 dite ne konsiderojmë se ato vendime janë të plotfuqishme. Për shumicën e vendimeve kthehen përgjigjje, ndërsa 50 % të tjera nuk kemi konfirmim, por kjo do të thotë se aprovohen.  Në bazë të asaj rregulloreje  për këtë pikë të parcelës jemi në rregull, e kemi publikuar vendimin, e ka marrë edhe kompania “Ambenti”, kështu që është në rregull në bazë të ligjit.”– deklaroi Kristina Gashi Bytyçi – kryesuese e kuvendit komunal të Ferizajt,

Ndërsa opozita e shoqëria civile akuzojnë se ekzekutivi i Ferizajt po i betonizon edhe këto pjesë të pakta me gjelbërim që kanë mbetur në qytet.

“Në séancën e kaluar të datës 31 maj ekzekutivi i Ferizajt ka propozuar dhënien e parcelës ku ka qenë e vendosur ish çerdhja publike, dhënien në shfrytëzim kompanisë publike për shfrytëzim të parkingut. Ka qenë antiligjore forma e sjelles së atij vendimi, ka pasur shumë mangësi ligjore. Janë thirrur në ligjin për dhëniën në shfrytëzim të pronës komunale, por asnjë nga nenet e atij ligji nuk janë respektuar, poashtu me rastin e votimit është kaluar me 18 vota dhe jo me 21,  dhe ende pa e marrë konfirmimin nga ministria, ekzekutivit të Ferizajt po i’u ngutet dhe ka filluar mbushjen me dhe të asaj parcele dhe degradimin e saj. Para dy ditësh drejtori i urbanizmit thotë që do të presin marrjen e pëlqimit dhe marrjen e projektit detaj nga kompania, por të nesërmen fillon mbushja me dhe e asaj parcele, kjo do të thotë se është një qeveri që punon sot për neser një qeveri prish-e-ndreq. E vetmja pjesë që ka mbetë e gjelbëruar ishte ajo, dhe synimi i tyre është që ta betonizojnë” – tha  Enver Haliti, nënkryetar i LVV Ferizaj.

Është shumë shqetësuese që më shumë po betonizohet dhe po i largojmë edhe këto pak vende të gjelbërta, është prishë pjesa tek Bashkimi i qytetit tash edhe ky park këtu dhe kështu po e  bëjmë Ferizajn të tërin të betonizuar.  Në anën tjetër unë nuk kam mundur me gjetë shkresën ligjore të ministrisë për ligjshmërinë  e këtij akti, por edhe më keq është  që po krijohet një hapësirë për betonizim për periudhë të shkurtër, që do të thotë se është keqpërdorim i parasë publike”, u shpreh Shpend Mustafa nga OJQ “ INPO”.

Kandidati për kryetar të komunës Agim Aliu, në vitin 2017 u zotua publikisht se me ardhjen  e tij në pushtet,  në parkun afër QKMF-së, do të rikthehej çerdhja  e fëmijëve, si një çerdhe më e madhe dhe më e mirë. Mirëpo kamionat e sotëm në oborrin e çerdhes së vjetër, flasin tash se kryetari Aliu ose e ka harruar zotimin e vet që ua ka dhënë qytetarëve, ose nuk ka qenë i sinqertë.

“Mbeta borxh pa thënë që ne do të kemi kujdes të shtuar sa i përket ndërtimit të çerdheve, Ferizaj ka një numër shumë të vogël të  çerdheve. Në fakt dy çerdhe, ne do të mundohemi që të bëjmë më shumë çerdhe, njëra ndër çerdhet që ne do ta ndërtojmë do të jetë pikërisht në objektin e vjetër ku ka qenë çerdhja e vjetër, pavarësisht se sot ka një vendim të kuvendit të komunës.

Ne do ta rishqyrtojmë atë vendim,  për faktin se është kërkesë edhe e qytetarëve që të ketë çerdhe në vendin ku ka qenë çerdhja e vjetër, sepse është edhe perimetri që i’u përgjigjet qytetarëve që të jetë pikërisht në atë vend, dhe ne do e bëjmë gjithë konsulencën profesionale me njerëz të fushës që pikërisht kjo të ndodhë”, – kishte deklaruar në një intervistë televizive kandidati për kryetar Agim Aliu, në vjeshtën e vitit 2017.

Sipas rregullores 01/2016  të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ështe e obliguar që të bëje shqyrtimin e detyrueshëm të vendimit komunal për dhënie të pronës, pasiqë kjo parashihet me dispozitat e ligjit të ri 06/L-092 për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale. E në rast se nuk ndodh shqyrtimi i detyrueshëm,  atëherë organi mbikqyrës i Minisitrisë e njofton zyrën e kryeministrit për shkelje të mundshme ligjore.  

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending