Connect with us

Ferizaj

Homazhe për Heronjtë e Koshares në 20 vjetorin e flijimit për atdhe

Published

on

Pasi u bënë homazhe dhe u vendosën lule tek Varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj, në fshatin Zaskok të Ferizajt, është mbajtur manifestim në nderim të jetës dhe veprës së Dëshmorëve të Kombit, Ramadan Salihu dhe Hasan Çerkini, të rënë në kufirin shqiptaro – shqiptar.
Në shënimin e 20 vjetorit të rëniës së dy Dëshmorëve të Kombit, i pranishëm  ishte udhëheqësi i betejës së Koshares
Rrustem Berisha, komandant i brigadës “Agim Ramadani”, i cili tha se shumë të rinj e burra nga Ferizaj i’u bashkuan asaj beteje.

Sot këta heronj që po i përkujtojmë dhe suksesi i betejës së Koshares është i lidhur ngushtë me kontributin e këtyre dëshmorëve që sot po i përkujtojmë. Jam shumë krenar që Ferizaj me një numër të madh të luftëtarëve, diku 390 ushtarë nga Ferizaj kanë marrë pjesë në Betejen e Koshares, edhepse nëpër qytete tjera thonë se Ferizaj nuk ka kontribuar në luftë, kjo nuk është e vërtetë, Ferizaj ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, unë di vetëm për betejën e Koshares por ka edhe në beteja të tjera” – tha në fjalimin e tij Rrustem Berisha.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, tha se dëshmorët kanë vënë gurët e themelit të lirisë që e gëzojmë, derisa përmendi se kjo qeveri lokale themeloi Muzeun e kujtesës i cili do të ruajë vlerat e luftës.


Dua të përmend edhe vendimin për themelimin e Muzeut të Kujtesës, ku më në fund familjet e  dëshmorëve dhe veteranët do të kenë mundësi t’i ruajnë kujtimet dhe të prezantojnë vlerat e luftës, ku do të mund t’u ofrojnë qytetarëve të njohin të kaluarën dhe luftën e lavdishme të UÇK-së“,- tha Kristina Gashi- Bytyqi.

Nënkryetari i Organizatës së Veteraneve të Luftës, Luan Jahiri, në fjalën e tij të rastit, tha se gjeneratat e reja duhet të dijnë gjithmonë se liria e tyre u pagua shtrenjtë.

Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës në këtë betejë hisotrike bëri që të shembet muri i krijuar në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Humbëm shumë shokë në beteja, por krenaria që na lanë dëshmorët mund dhimbjen që e kemi“- tha Jahiri.

Rrugëtimin e dëshmorëve Ramadan Salihu dhe Hasan Çerkini deri në altarin e lirisë e tregoi drejtori i shkollës së Zaskokut, i cili tha se këta dy dëshmorë lanë jetën e mirë në perëndim për t’iu bashkangjitur UÇK-së, dhe për të bërë sakrificën sublime për atdheun e tyre.
Gjatë ditës së sotme, në 20 vjetorin e rënies, tek varrezat e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj janë përkujtuar dëshmorët e kombit Fatmir Ratkoceri, Lutfi Haxhidema, Sylejman Haxhidema, Ramadan Salihu dhe Hasan Çerkini.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending