Connect with us

Ferizaj

Kush po e përçan LDK-në e Ferizajt?

Published

on

Fërkimet e rrymave mbrenda LDK-së po aterrojnë edhe nëpër nëndegët e fshatrave të Ferizajt.
Grushtat që kanë kërcitur mbrëmë në kuvendin e nëndegës së kësaj partie në fshatin Koshare të Ferizajt, bënë që një person të kërkojë trajtim mjeksor ndërsa katër të tjerë të “buajnë” për një natë në stacionin policor të Ferizajt.
Kryetari i nëndegës së kësaj partie në Koshare, Valon Halimi thote se nismëtar i kacafytjeve ishte  Hajrullah Ademi dhe persona të tjerë, të cilët ishin nxitur nga kundërshtarët e Svarqës në garën për të parin e LDK-së së Ferizajt.

Ne dje më 29-tin e kemi pasur një thirrje për mbajtje të kuvendit  për zgjedhjen e strukturave të LDK-së në Koshare, nëndegë e cila që 10 vite rresht që kur jam unë kryetar është fituse absolute e zgjedhjeve. Ky problem që ishte mbrëmë nuk ishte një problem që mund të thirret madhor, por portalet dhe ndikimet e personave që ishin të involvuar në atë rast ishin me interesim dhe ndikim të njerëzve të strukturave të degës të cilët po përdorin njerëz të ndyrshëm për të arritur qëllimet e veta personale në LDK. Problemi ka ardhur nga ish-kryetari i degës, i cili nuk mund ta përballonte një sukses timin por edhe për ngjarjet e tjera në fshat është i njejti person, por LDK-ja do të tejkalojë këtë. Ai nuk është në struktura të nëndegës, ne kishim takim me njerëz të ngusht të strukturës, dhe gjithë ajo masë ka ardhur për 24 orë që nuk janë pjese e LDK-së e as votues, por që kanë ardhur për të bërë llugë dhe për të ulur kredibilitetin e LDK-së dhe timin. Tani kanë filluar të krijohen pasi dy-tre individ kanë filluar t’i shfaqin kandidaturat e tyre  nëpër nëndegë dhe të bëjnë politizimin e tyre, unë mendoj që ata duhet të bartin përgjegjësin për krijimin e këtyre incideneteve “, deklaroi Valon Halimi.

Në anën tjetër, ish-kryetari i nëndeges së LDK-së në Koshare, Hajrullah Ademi thotë se për trazirat e krijuara fajtori kryesor është kryetari i degës Muharrem Svarqa.

Nuk ka qenë mirë me ndodhë, por është bërë tani dhe jo me fajin tonë por të Muharrem Svarqes dhe Valon Halimit, të cilët kanë dashur ta bëjnë fshehtas. Muharrem Svarqës i’a ka marrë menja që e ka elektoratin dhe që ka realizu projekte aty gjysa të rrejshme. Mbi  85% aty që janë kanë, kanë qenë kundër Svarqës dhe Halimit. Një është lënduar aty Ridvan Qerimi. Aty  gjendjen e ka acaru Muharrem Svarqa  me fjalorin e tij qysh është mësu më fol, duke mendu që po jep ligjerata në universitet dhe ka bërë fushatë. E ka parë Valoni që nuk i ka të vet dhe vëllau i Valonit është çu, shihet edhe në video, kryesorja Muharrem Svarqa  e ka bërë këtë tollovi me Valon Halimin“, deklaroi Ademi.

Kryetari i degës së LDK-së, Muharrem  Svarqa, thotë se kuvendi zgjedhor në Koshare nuk u mbajt pasiqë, sipas tij është tejkaluar numri i pjesëmarrësve për një kuvend të rregullt.

” Realisht aty nuk është mbajt kuvend por në vend të Kuvendit ka pas një tubim të anëtarësisë të LDK-së, i cili tubim do duhej që sipas bazës statutare  të bënte konstituimin e kuvendit, meq që ishin mbi 100 persona, sepse me statutin e LDK-së deri në i 100 anëtarë janë të gjithë anëtarë të kuvendit, ndërkaq nëse ka më shumë se 100 të pranishëm  atëherë ata bëjnë përzgjedhjen e 31-35  anëtarëve të kuvendit sipas nenit  4 të rregullores  për zgjedhjet e nëndegëve. Meqë ata nuk kishin gadishëmri për të konstituar kuvendin në pajtim me kryetarin e degës Valon Halimi u rrit pajtueshmëria për prolongimin e atij kuvendi për një ditë tjetër, ndërsa incidentet që kanë ndodhë më vonë unë nuk kam qenë i pranishëm në atë kohë”, – tha Svarqa.

Svarqa e mohoi të ketë qënë prezent gjatë kohës së kacafytjes në Koshare, mirëpo në një video amatore  që qarkulloi mbrëmë nëpër rrjete sociale, shihet se kryetari i degës së LDK-së ishte prezent gjatë pjesës më të madhe të kohës gjersa po ndodhte rrahja brenda klasës shkollore. Ndryshe, në zgjedhjet e brendshme të LDK ishin shënuar probleme edhe në Mitrovicë më 19 Maj, kur persona nga dy grupe rivale nuk kishin kursyer as grushtat në  ambiciet për të marrë kontrollin e degës së kësaj partie në qytetin e minatorëve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending