Connect with us

Ferizaj

Ferizaj me kampion rajonal të gastronomisë

Published

on

Studentët e Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj javën që shkoi morën pjesë në Festivalin Gastronomik “Cook and Serve 2019”, të mbajtur në Shtip të Maqedonisë, ku u shpallen si ekipi më i mirë ndërkombëtar.   Studentët Islam Leka dhe Çlirim Ajeti fituan vendin e dytë për dekorimin e tavolinës, zgjedhjen e menysë dhe shërbimin e verës.
Pjesëmarrësit në këtë festival, thanë se arritën të zgjedhen më të mirët në mesin e shumë garuesve, ndërsa uruan që një festival i tillë të organizohet edhe nga Universiteti i Ferizajt.

“Qëllimi ishte që të mblidhen institucione të cilat  e kanë drejtimin e hotelerisë dhe gastronimisë, po ashtu siç janë restorantet. Ne në fillim ishim vetëm si pjesëmarrës, më pas ishim edhe garues ku më pas dolëm si ekipi më i mirë ndërkombëtar, si dhe disa koleg të tjerë me vendet e dyta për shërbim. Është një arritje për neve si studentë por edhe për Universitetin” tha studentja Bernadeta Djordjeviç

Dekani i fakultetit të Turizmit dhe Ambientit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara, Flamur Salihu, tha se ky universitet ka marrëveshje të ndryshme ndërkombëtare me universitete të ndryshme, dhe aktivitete të ngjashme do të ketë përsëri në një të ardhme të afërt.

“Studentët tanë kanë zënë vendin e dytë, në Maqedoni në këtë festival, dhe janë zgjedhur si ekipi më i mirë ndërkombëtare, normal ne si fakultet jemi të lumtur që studentët tanë kanë treguar rezultat në gara ndërkomëbtare, dhe cdo herë jemi të gatshëm ti përkrahim në kësi aktivitete”,- tha Salihu.

Në këtë Festival garuan mbi 90 pjesëmarrës, ndërsa ideja për këtë ngjarje është që të këmbehen përvoja dhe teknika të reja inovative nga kuzhina.

.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending