Connect with us

Ferizaj

LDK Ferizaj – Ekzekutivi ka shkelur ligjin e prokurimit

Published

on

Më 23 mars të ketij viti, Komuna e Ferizajt kishte inauguruar dy pllaka përkujtimore, për të nderuar inciativën e grave të fshatit Balaj te cilat kishin nisur protestat kunder suprimimit të institucioneve te Kosovës para 30 vitesh. Mirëpo, opozita e Ferizajt thotë se ka gjetje se për vendosjen e pllakave “ Guximi i Gruas”, ekzekutivi i Ferizajt ka shkelur procedurat e prokurimit. Në një konferencë për media, Valon Halimi nga LDK-ja, tha se ekzekutivi kishte shpallur tender për vendosjen e kësaj pllake, por se nuk i pritën deri në fund procedurat e prokurimit duke nënshkruar kështu kontratën per nje punë qe ishte kryer 12 ditë me herët.

“Se Komuna e Ferizajt është bërë fenomen i paradokseve, tregon edhe rasti i fundit i inaugurimit të projektit “Guximi i Gruas “, që u bë pikërisht me 23 mars në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj në shënimin e përvjetorit të kësaj date të rëndësishme te vitit 1989. Inaugurimi solemn u bë për projektin të cilin e kreu disa ditë më parë ai që do të duhej ta fitonte tenderin, i cili ishte ende i hapur, madje deri me 26 mars në orën 12. Sipas njoftimit ishte caktuar edhe data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës me fituesin, me datën 4 prill, ani se projekti tashmë ishte kryer 12 ditë para se të dihej se kush do të ishte fituesi. Dhënia e tenderëve, e me ketë edhe e parasë publike, para përfundimit të procedurave, apo deri sa tenderi është ende i hapur për konkurrim, është diçka e pazakonte dhe në kundërshtim me Ligjin e prokurimit dhe me atë te menaxhimit të financave publike”,- tha Halimi.

Ndërsa në përgjegjen e vet, pushteti lokal thotë se për këtë projekt, kur është kuptuar se janë duke u vonuar procedurat e tenderimit, ky tender ishte anuluar, për tu vazhduar pastaj me procedura të veçanta. Albion Sherifi , zyrtar për marrëdhënie me publikun tha se nuk është nënshkruar asnjë kontratë për këtë projekt, dhe nuk është asgjë në kundërshtim me ligjin.

“Opozita për fatin e keq është lëshuar në gjuhën e propagandës, është një shkollë propaganduese për të afektuar qytetarët, mirëpo këto teza opozitare tregojnë shterpësinë që ka argumentimin për temat politike nga ana e opozitës. Pllaka përkujtimore dedikuar grave të Balajve dhe demonstratave që kanë zhvilluar ato, është nisur fillimisht konform porcedurave të ligjit të prokurimit publik dhe pastaj për faktin se nuk është kryer me kohë, është anuluar e gjithë procedura e gjithë dhënja e kontratës dhe për këtë janë përdorur shërbime të tjera të kontraktuara nga ana e komunës në mënyrë që të përfundohen këto dy pllaka. E dini që Komuna e Ferizajt ka disa kontrata me operatorë të ndryshëm përmes së cilave është përfunduar edhe kjo vepër publike”,- tha Sherifi.

Sipas njoftimit per kontratë te shpallur ne KRPP, vendosja e këtyre pllakave përkujtimore komunës i ka kushtuar afro 3 mijë euro. Në konferencën e sotme për shtyp, dega e LDK-se në Ferizaj i ka bërë thirrje prokurorisë dhe gjykatës që ky rast të hetohet nga keto institucione.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending