Connect with us

Ferizaj

REAGIM NGA DREJTORI I TV TEMA – FJALA E URTË POPULLORE THOTË: “UJKU E DO MJEGULLËN!”

Published

on

Në gjykimin që po mbahet ndaj Faik Graincës, i akuzuari para trupit gjykues  lansoi sot disa akuza ndaj Televizionit TEMA, se redaksia jonë në baza ditore po bëka raportim për gjyqin ndaj tij, se raportet e TV TEMA po ndjellkan frikë tek dëshmitarët, dhe se TV TEMA raporton njëanshëm, pasiqë, sipas Graincës, pronarë të këtij mediumi qenkan të dëmtuarit nga ky proces, dy vëllezërit Haliti.

Por e pashembullt është vërejtja që gjykatësi i lëndës Krasniqi i tërhoqi Televizionit TEMA, për raportimin e vet nga kjo gjykatë, duke mos i dhënë këtij mediumi as mundësinë e përfaqësimit nga përfaqësuesi ligjor i saj(drejtori/avokati), për ta mbrojtur punën e vet me fakte dhe dëshmi.

Duke mos e ftuar përfaqësuesin ligjor të mediumit në seancë, ku shqiptohet një masë ndaj mediumit në bazë të pretendimit të njërës palë, pa i dhënë mundësi mbrotjes së autorizuar nga pala tjetër, është për ne një praktikë e paparë. Ekipi raportues nga gjykata është ekip zyrtar, por nuk është përfaqësues ligjor për të përfaqësuar palën, në një gjykim që s’ka  të bëjë fare me median.

Tani më duhet ta përsëris një fjali të gjykatësit Krasniqi,  që ai shpesh e thotë në gjykatë:

Gjykatës, ke dalur nga objekti i aktakuzës!

Në këtë formë, neve si medium na u pamundësua që t’i kundërshtojmë të pavërtetat që Grainca i shpalosi ndaj punës sonë në gjykatë, në të njejtën kohë kur hetuesia e Ferizajt po merret me rastin e mëhershëm të cilësuar si “kanosje” ndaj pronarit të TV TEMA nga pala nën akuzë.  Kjo po i bie se gjykatësi sot gati se ia bëri të akuzuarit “alibinë” për rastin e cilësuar si kanosje.   Nejse, s’është për çudi, në Kosovë po jetojmë!

1. Është kompetencë e institucioneve tjera të Republikës së Kosovës që merren me profesionalizmin e medias, me etikën e raportimit, me monitorimin e raportimit të drejtë dhe të balansuar, ndërsa gjykata është instanca e fundit pas shterrjes së të gjitha mjeteve tjera juridike paraprake. Në të gjitha rastet, ne si media kemi të drejtë të përfaqësohemi nga përfaqësuesi ynë ligjor apo i autorizuar.

2. Është një e pavërtetë e madhe se TV TEMA raporton çdo ditë për gjykimin ndaj Graincës, ashtu siç e deklaroi i akuzuari Grainca në gjykatë. Kjo është shumë lehtë e vërtetueshme në shekullin 21. Është vërtetë mëkat që një gjykatës i rasteve të rënda, të “bjerë” viktimë e të pavërtetave të tilla, të cilat lansohen nga një i akuzuar për falsifikim, dhe të shqiptojë një vërejtje aty-për-aty ndaj një medie të qytetit, pa e marrë deklarimin e palës tjetër.

Ku u tret tani paanshmëria e gjykatës?

Kur ne e shpallëm fajtor Graincën, në cilin raport, në cilën fjali  siç po pretendon i akuzuari?

3. Nëse në gjykatë nga cilado palë paraqitet një dokument – fletëdpranim/fletëdorëzim zyrtar dhe i vulosur i Postës së Kosovës, në të cilin figuron se data e pranimit në Komunë të urdhrit nga Inspektorati i MMPH-së është 11 Gusht 2017, dhe nëse nuk ka qenë si provë e administruar më herët gjatë procesit, e nese për gjykaten është provë e re, edhe për ne është PROVË E RE. Nuk e zbuluam ujin e vakët, apo jo?

4. Nëse ka dëshmitarë që ndjehen të rrezikuar për shkak të raportimit të TV TEMA, janë rrugët ligjore të cilat parashikojnë mënyrat se si bëhet mbrotja e dëshmitarëve edhe nga ndonjë “sulm” mediatik, siç e pretendua sot në Gjykatë.  Sa i përket rastit të njërit dëshmitar, të cilit pala e dëmtuar i pat ngritur kallëzim penal për deklarim të rrejshëm nën betim, TV TEMA vetëm ka raportuar për ngjarjen, i ka dhënë palës mundësinë e prononcimit, dhe kjo është e tëra!  Mirëpo, nëse disa prej dëshmitarëve kanë frikë nga e vërteta apo dhembje nga brejtja e ndërgjegjes së tyre, atë frikë dhe atë dhembje nuk mund t’ua shërojmë as ne si medium, as Gjykata, e as Policia. Po, dhe mos të harroj, deklarimi i rrejshëm nën betim ËSHTË vepër penale!

5. Pronarët ligjor dhe faktik të QM TEMA/RTV TEMA mund të gjenden në web-faqen e ARBK-së, dhe kanë mbiemër Hoti. E mbajnë me krenari.

6. Prezenca e syrit të kamerës në një gjykim është pasuri për publikun, pasuri për gjykatën dhe për palët, pasiqë është një dëshmi autentike, origjinale e deklarimeve në gjykatë, rrjedhës së gjykimit, administrimit të provave, fjalës përfundimtare dhe vetë aktgjykimit.  Video xhirimi autentik mund të jetë pengesë vetëm për personat që duan të fshehin diçka apo të shtrembërojnë të vërtetën në një formë ose tjetër, pa përjashtime.

Gazetaria e pavarur u pengon ujqve dhe rojeve të mjegullës.

Visar Hoti, drejtor,

QM TEMA/RTV TEMA

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending