Në hapësirat e kolegjit “Mehmet Akif”, sot janë ndarë 80 bursa për finalistët e olimpiadës të Gjuhës Angleze dhe Kimisë, të cilët një javë më parë i’u nënshturan garës në këto lëndë.
Drejtori i këtij kolegji Nazmi Ulus, tha se nga ky kolegj kanë dalur nxënës të cilët tani po vazhdojnë shkollimin nëpër institucione më prestigjioze të botës, dhe një e ardhme e tillë do ti pret edhe gjeneratat e tjera që vijnë në “Mehmet Akif”.
“Këto gara i organizojmë me qëllim që tua mundësojmë suksesin gjeneratave të reja të Kosovës, dhe për këtë arsye sot në këtë sallë unë shoh të ardhmen e Kosovës. Tani po shoh, inxhinjerë, doktorë, avokatë të Kosovës. Të diplomuarit nga kolegjet tona tani janë duke kryer doktoratura në institucione shumë prestioze. Unë shpresoj se një jetë plotë suksese është duke ju pritur. Sot unë kam nderin që tua hap dyert drejt një të ardhme të ndritur nëpërmjet studimit të këtij kolegji më të sukseshëm në Ballkan” tha drejtori Ulus.
Fehmi Krasniqi, nga Ministria e Arsimit, tha se nga ky institucion arsimor, janë shkolluar fëmijë të udhëheqësve të vendit.
“Suksesi i kësaj qendre është shumë evident, për arsye se këtë shkollë e kanë kryer të gjtihë fëmijët e udhëheqëve tanë, dhe nxënësit të cilët e kanë kryer shkollimin këtu janë duke studiuar në vende të ndryshme të botës, prandaj e kam lehtë të flas për këtë shkollë”, – tha Krasniqi.
Andolena Veseli nga Gjilani, ishta është njëra ndër nxënësit që fituan bursë 100%, nga ky kolegj.
“Tani që e kam fitu bursën është një privilegj shumë i madh, në njërën anë më është shpërblyer mundi që kam bërë, unë kam ndëgju për kolegjin Mehmet Akif, dhe po ndjehem e priveligjuar që do të jem pjesë e këtij kolegji”,- tha bursistja e re Veseli.
Bursat e ndara sot nga kolegji “Mehmet Akif”, u jepin
mundësi nxënësve fitues shkollim 3 vjeçar në këtë
shkollë prestigjioze private.