Connect with us

Ferizaj

Ferizaj shënon 30 vjetorin e protestës së grave nga Balaj

Published

on

Sot janë bërë 30 vite që kur gratë dhe vajzat e fshatit Balaj bënë historinë, duke nisur protestat kundër suprimimit të kushtetutës dhe heqjes së autonomisë për popullin e Kosovës. Ato në mënyrë masive kishin organizuar demonstratat kundër ndryshimeve të dhunshme kushtetuese.   Institucionet vendore të Ferizajt , janë përkujdesur që inciativa e tyre të shënohet në pllakë të bronztë.   
Kështu sot u zbuluan dy pllaka përkujtimore të motivuara nga kjo ngjarje, njëra në fshatin Balaj e tjetra në sheshin “Adem Jashari” të Ferizajt.
Me këtë rast, në teatrin e qytetit u organizua edhe një akademi përkujtomore. Protagonistet e kësaj ngjarjeje, ndanë me të pranishmit rrëfimet e marsit të vitit 1989,  ku u tha se gratë dhe vajzat shqiptare përmes atyre protestave e treguan fortësinë e identitetit të tyre shqiptar.

“Paralajmërimi i ndryshimeve kushtetuese për  zhbërjen e auonomisë së Kosovës në fakt nënkuptonte zhbërjen e Kosovës dhe shkrirjen e saj mbrenda Republikës së Serbisë, prandaj dhe duhej të ndërmirrej diçka që të dërgohej mesazh i qartë se shqiptarët nuk do të pranojnë një gjë të tillë. Këto mendime më silleshin në kokën time. Duke qenë 20 vjeçare, këto mendime më shtynë që të marr diçka konkrete, dhe ashtu ndodhi. Pengesat e vendosura nga policia jo vetëm që nuk arritën t’i ndalin gratë dhe vajzat në realzimin e qëllimit të tyre, por përkundrazi na bënë më të forta dhe më të bashkuara, edhe pse e dinim se do të pasojnë hetimet dhe burgosjet, por ne ishim të gatshme  të paguanim këtë çmim për kauzën tonë” tha Sanie Aliu, njëra nga nismëtaret e kësaj proteste.

“Kishte unitet që secili e kishte brenda vetes, guximi nuk ishte individual por ishte ruajtur n gjenet e gjithësecilit. U arrestuan shumë gra e vajza të fshatit, mua dhe Sanijen na bënë akuzë në bashkëveprim, hetimet i kaluam në burgun e Mitorvicës, ku dhuna fzike në trupin tonë provohej si mos më keq, mua më dënuan me 2 vite e gjysmë, ndërsa Sanijen me 2 vite. Por ne krenohemi me ju të dashura gra që na besuat dhe kundërshtuam agresorin, krenohem që përballuam tortura por nuk u luhatëm në qëndrimet tona” tha Hatmane Sallauka.

Në  shënim të këtij përvjetori, pos institucioneve lokale, mori pjesë edhe kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se këto demonstrata ishin shkëndijat e para të një zgjimi masiv kombëtar në Kosovë, kundër ndryshimeve të dhunshme kushtetuese.

“Derisa aspirata jonë kombëtare ishte avancimi i statusit politik të Kosovës, Serbia kërkonte të na hiqte edhe atë autonomi që kishim fituar në vitin 1974, pas 30 vjet shtypjeje e diskriminimi nën Jugosllavinë titiste. Po fillonte përballja e madhe me Serbinë. E gjithë Kosova ishte gati të ngrihej. Dhe të parat u ngritën nënat kosovare. U ngritët ju, me guxim e ndjenjë sakrifice për t’i thënë jo agresionit serb mbi Kosovën“, tha kryeparlamentari Veseli.

Ndërsa nënkryetari i komunës Naim Ferati, u shpreh se heroizmi i këtyre vajzave dhe grave, do të jetë i ekspozuar në zemër të qytetit.

“Tash e tutje Ferizaj do të ketë në zemrën e tij edhe pllakën përkujtimore të skalitur me shkronja të arta heroizmin e grave të Balajve dhe të Ferizajt. S’ka si mos të ndihesh mirë që në sheshin e qytetit tonë që mban emrin e komandantit legjendar dhe pranë shtatores së heroit Rexhep Bislimi, tani kemi vendosur edhe pllakën përkujtimore e cila shënon demonstratat e marsit, që njihen si demonstratat  e grave të Balajve’ – tha Ferati.

Në kuadër të akademisë përkujtimore për demonstratat e grave nga Balaj, u shfaq edhe një program i shkurtë artistik me artistë nga skena shqiptare.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending