Connect with us

Ferizaj

ZYRTARI KOMUNAL: Nëse vdesin fëmijët, e shpallim tragjedi kombëtare

Published

on

Mevlide Hoxha, anëtare e këshillit të prindërve në shkollën “Vezir Jashari” të Ferizajt, kishte mbetur e shokuar nga humori i zi i një zyrtari në Drejtorinë e Arsimit, kur ajo kërkoi që komuna ta rregullojë urgjentisht kulmin e kësaj shkolle, i cili për shkak të defekteve të mëdha, po paraqet rrezik për jetën e fëmijëve aty. Hoxha, e cila i ka dy fëmijë në këtë shkollë, thotë së përgjigja e tillë e një zyrtari komunal është tallje me nxënësit dhe prindërit e kësaj shkolle.

 “Kam qenë, e kam dorëzuar tek drejtoria  e arsimit një letër, një ankesë që me rregullu kulmin dhe ma pranuan vetëm në drejtori të arsimit, tek kryetari dhe inspektorati i punës jo, dhe kur po dal nga komuna u takova me një financier që punon në drejtori të arsimit. Pasi kemi shkuar disa here, më njifte, më tha çka ke dalë, i thashë e kam dorëzu një kërkesë dhe i thashë që është ndarë një  buxhet mu ndërtu dy shkolla të reja. Më tha edhe për shkollën e juve janë duke  e bërë një plan, e kur bëhet nuk e di sa zgjatë, i tregova fotografitë se qysh ka nis me ra pllafoni, dhe i thashë nëse mbyten fëmijët nga kulmi është mjerim, përkundër që është e njoftune komuna.

Më tha: “Mos u ngut me thanë atë fjalë, se edhe me ra kulmi me i mbytë fëmijët, e shpallim tragjedi kombëtare!”

Nuk e di se me çfarë mendimi e ka thanë, ama me u mbytë 700 fëmijë prej kulmit të shkollës, kjo është me luajtë me fëmijët tonë, me thanë e shpallim tragjedi kombëtare ” – u shpreh e zemëruar Mevlide Hoxha, e këshillit të prindërve të shkollës “Vezir Jashari”.

Përvec këshillit të prindërve, edhe drejtoresha e shkollës , thotë se ka parashtruar disa kërkesa tek institucionet komunale që kulmi të rregullohet në një afat më të shpejtë, pasiqë situata është e rrezikshme.

 “Në fund të muajit 11 kur ka pasur të reshura të gjitha klasët na kanë pikë, intervenimi ka qenë nga prindërit, komuna na ka ndihmu me 40 silikona, dy ditë kanë punuar mjeshtrit dhe janë paguar nga këshilli i prindërve, ku një prinde, Mevlide Hoxha i ka dhënë 250 euro. Por problemi nuk është sanuar i tëri, sepse në bazë të atyre që kanë qenë më ekspertë, kanë thënë se ky kulm duhet të rinovohet i tëri dhe të vendoset një kulm klasik. Unë rregullisht kam bërë kërkesa në drejtori të arsimit dhe përgjigjja e komunës ka qenë, në momentin që rregullohen temperaturat do të sigurohet një buxhet për ndërrimin e kulmit. Për momentin na jena me fat që koha është pa shi, ne lutemi mos të kemi shi, pasi na shkakton shumë dëme, muret lagen dhe myken, vjenë era, kundërmon shkolla, myku është shumë i rrezikshëm”, – tha Fatushe Azemi, drejtoreshë e shkollës “Vezir Jashari”.

Drejtori komunal i arsimit, Afrim Llabjani, u zotua se problemi i kësaj shkolle do të përfundojë gjatë kohës gjersa nxënësit të jenë në pushimin veror.

“Ne gjatë muajit të vjeshtës kemi pasur disa takime me këshillin e prindërve dhe me drejtoreshën e shkollës aty,  dhe ata na kanë bërë me dije se kulmi është në një gjendje jo të mirë, dhe ne e kemi dërguar një inxhinjer dhe e ka vërtetuar gjendjen, dhe ne kemi kërkuar që të bëhet një sanim i përkoshëm përmes operatorit “Shtëpiaku”. Gjatë kësaj kohe, ne kemi punuar në këtë drejtim dhe i kemi bërë paramasat dhe shumë shpejtë po mendojmë që ta shpallim edhe tenderin, në mënyrë që asaj shkolle ti ndërrohet tërsisht kulmi. Ne do të mundohemi që gjatë kohës së verës do ta kemi prioritet këtë çështje që në shtator mos ta kemi më këtë telashe”, – u shpreh Afrim Llabjani, drejtor i arsimit në Ferizaj.

Për gjendjen e kulmit në këtë shkollë flasin pamjet amatore nga telefoni që i kanë bërë prindërit e fëmijëve gjatë ditëve me shi. Këshilli i prindërve të kësaj shkolle paralajmëroi ndaljen e fëmijëve nga procesi mësimor, nëse komuna nuk e zgjidh problemin e kulmit para 1 shtatorit të sivjetmë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending