Connect with us

Ferizaj

“Buzëqesh – Është vetëm një kromozom shtesë”

Published

on

“Mos u dorëzo”, “Buzëqesh”, ishin disa nga mbishkrimet e qytetarëve, të cilët me një marsh simbolik kishin dalur sot në përkrahje të  fëmijëve të prekur me sindromën Down, në ditën ndërkombëtare të tyre.
Këta fëmijë dhe  qytetarë të cilët i’u bashkuan marshit të tyre, duke u dhuruar qytetarëve të rastit lule të freskëta, marshuan nga biblioteka e qytetit deri para objektit të komunës së Ferizajt, ku u pritën nga kryetari Agim Aliu.

“Ne në esencë vazhdueshëm e shënojmë ditën e tyre, por kjo është vetëm simbolika që është ditë e fëmijëve me sindromë Down, dhe ajo që ne e shënojmë vazhdueshëm është mbështetja që e kemi vazhdueshëm për këta fëmijë. Ne tashmë i kemi mbështetur me projekte të caktuara, dhe kjo është më shumë se një obligim institucional, por kjo nuk është për tu lavdëruar kryetari i komunës, por për tu lavdëruar është kujdesi i prindërve dhe familjarëve”, – deklaroi me këtë rast kryetari Aliu.

I pyetur për gjasat që institucionet shtetërore të përcjellin shembullin e mirë të bizneseve lokale në punësimin e personave me sindromën Down, Aliu tha se në fakt komuna ka iniciuar politika për të punësuar prindërit e këtyre fëmijëve me nevoja të veçanta.

“Unë po besoj se po të ishit pak më të vëmendshëm si media, por mediat zakonisht shmangen nga këto tema, ne nuk i kemi bërë publike, por kemi bërë mbështetje për prindër që kanë fëmijë me sindromën Down. Ne nuk mjaftohemi vetëm në një ditë për të mbështetur këta fëmijë e prindër. Ne tani kemi familjarë, prindër, nëna që janë pjesë e institucioneve dhe madje ata do të kenë përparësi në konkurset publike” – tha ndër të tjera kryetari Aliu.

Ndërsa, menaxherja e qendrës së ”Down Syndrome Kosova” në Ferizaj, Yllka Mani, shpreson se mesazhet e përçuara sot, do të gjejnë reflektim pozitiv në shoqërinë tonë.

“Sot për të 13- në herë ne po festojmë këtë ngjarje, dhe në kuadër të saj ne kemi organziuar disa ativitetete që kanë qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për realizimin e të drejtave të personave me sindormën Down, dhe uroj që këto mesazhe që kemi përcjellur edhe përmes luleve dhe mbishkrimeve, uroj që institucionet të na ofrojnë një përkrahje më të madhe dhe ne tu mundësojm një jetë më të mirë këtyre personave”, tha Mani.

  Kurse Indire Alija, nëna e Eloidës, vajzës së prekur me sindromën Down, e cila tashmë është punësuar në një klinikë private, uroi të gjitha familjet e tjera që fëmijët e tyre poashtu të punësohen së shpejti.

“Kemi dalur të bëjmë një marsh tu tregojmë se edhe këta dhurojnë dashuri, janë si ne. Si prind që jam, sfida është shumë e madhe, por duhet të tejkalohen të gjitha. Mesazhi imë është që t’i ekspozojnë më shumë fëmijët, t’i duan më shumë” – tha Indire Alija nga Ferizaj.

Për të shënuar ditën botërore të personave me sindormën Down, autoklubi i Ferizajt kishte organizuar një sfilatë automobilistike. Burim Aslllani, përfaqësues i këtij klubi në Ferizaj, tha se aktiviteti i sotëm ka për qëllim që fëmijëve të prekur me sindromën Down ta përjetojnë kënaqësinë e automobilizmit, por njëkohësisht edhe  të grumbullohen mjete për shoqatën e tyre.

“Planifikojmë të mbledhim mjete për ta. Garë nuk do të ketë, por ne kemi planifikuar që të jetë vetëm një shfaqje e  makinave dhe motorave. Idea ka qenë që fëmijët të jenë afër makinave, t’i shikojnë ato, të hipin në makinë, t’i prekin ato”, tha Asllani.

     Në sfilatën e sotme të organizuar nga autoklubi i Ferizajt, brenda një ore u grumbulluan rreth 400 euro të donacioneve nga qytetarët dhe bizneset lokale.   Në komunën e Ferizajt, janë mbi 100 persona të cilët janë të prekur nga sindroma Down.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending