Connect with us

Ferizaj

Vrasjet dhe grabitjet e armatosura – sfida për sigurinë në Ferizaj

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, zyrtarisht sot ka vizituar Komunën e Ferizajt, për herë të parë qëkur u emërua si ministër në qeverinë Haradinaj.
Në një tryezë me anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi që u mbajt në sallën e konferencave të hotelit Rubis, ministri diskutoi me përfaqësues të pushtetit dhe institucioneve lokale për procesin e legalizimit të armëve, sigurinë në trafik dhe çështje të tjera me interes publik.  

  “Po bëjmë përpjekje të shumëta që të avancojmë situatën e sigurisë , në këtë kuptim duhet kuptuar edhe fushatën për legalizimin e armëve. Por është e qartë se kërkohet një sensibilizim më i madh në raport me atë që është punuar deri me tani. Ngritja e sigurisë në institucionet shkollore vazhdon të mbetet një sfidë , angazhimi në parandalimin dhe identifikimin e hershëm të problemeve në shkolla do të pamundësojë zgjerimin e këtyre problemeve. Një bashkëpunim i sinqertë në mes policisë, prindërve dhe personelit arsimor është i një rëndësie tejet të veçantë. Në anën tjetër ballafaqohemi me dukurinë  e ekstermizmit të dhunshëm dhe radiakalizimit. Ashtu si vendet tjera edhe Kosova ballafaqohet me kërcënime që nuk duhet neglizhuar në asnjë rast. Prioritet tjetër mbetet edhe ngritja e sigurisë në komunikacionin rrugor, përmirësimi i sigurisë në këtë pikë nuk varet vetëm nga Ministria e Punëve të Mbrendëshme, mirëpo rol të rëndësishëm luajn edhe akter të ndryshëm në nivel nacional dhe lokal ” tha ministri Mustafa.

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, i cili njëkohësisht kryen edhe detyrën e kryesuesit të Këshillit të Sigurisë në Bashkësi, tha se sfidë e veçantë për sigurinë lokale janë vrasjet që po ndodhin në komunë, grabitjet e armatosura dhe zjarret. Aliu tha se komuna është duke hartuar projekte që synojnë ngritjen e nivelit të sigurisë publike.

“Ferizaj për fat të keq muajve të fundit, është kthyer në vëmendjen e publikut kosovar për disa raste të rënda, vrasje, grabitje të armatosura, aksidente dhe zjarre. Të gjitha këto nuk janë dhe nuk konsiderohen vetëm statistikë për organet që unë drejtoj, porse një sfidë tejet e gjerë në trajtim dhe orientim të kapaciteteve tona vepruese. Planet e qeverisjes lokale kanë impakt direkt në rritjen e sigurisë publike, duke vendosur mbi një mori projektesh që kanë ndikim direkt në rritjen e sigurisë së qytetarëve. Fjala vjen, kemi shtuar vëmendjen sa i përket sigurisë në shkolla, duke minimizuar mundësitë e rreziqeve që mund të paraqiten për nxënësit dhe stafin punonjës në shkollat tona. Ose, vitin që shkoi, me bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Policisë e Kosovës, kemi vendosur laurat/vendrojet në rrugët që lidhin me zonat malore për dy qëllime, rritjen e kujdesit ndaj pyjeve si dhe rreziqeve që bart ky fenomen në përgjithësi. Në planin infrastrukturor janë bërë dhe po bëhen në vazhdimësi investimet e nevojshme në sinjalistikë, eliminimin e rrezikut direkt nga objektet e caktuara si dhe vendosjen e barrierave që pengojnë rrezikun për qytetarët” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Në këtë forum të veçantë të sigurisë që u mbajt në Ferizaj dhe për Ferizaj, udhëheqës të Divizionit për Armë dhe Eksploziv bënë të ditur se afati i legalizimit të armëve përfundon më 17 qershor të këtij viti.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending