Connect with us

Ferizaj

Përplasjet PDK – AAK për taksë, të dukshme edhe në Ferizaj

Published

on

62% e qytetarëve të Kosovës janë kundër ndërprerjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thotë një hulumtim i bërë nga instituti “Ridea”, i cili kishte qëllim marrjen e qëndrimeve të qytetarëve në lidhje me skenarët rreth dialogut Kosovës-Serbi.  
Në këtë hulumtim, iu cili sot iu prezentua partive politike të Ferizajt, thuhet se qytetarët janë përgjigjur edhe për vijat e kuqe të Kosovës në lidhje me fazën përfundimtare të dialogut, duke thënë se kufinjtë e Kosovës nuk duhet të preken, ndërkaq se ata do ta mirëprisnin që Kosovës  t’i bashkohej Lugina e Preshevës.
Për finalen e madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe përfaqësuesit e partive politike nga Ferizaj dhanë qëndrimet e tyre në lidhje me rrjedhën e këtij dialogu.


“Si mund Kosova sot të besoj në një proces  të dominuar nga i njejti njeri i cili haptas na gënjeu, kush na garanton që këto aventura të presidentit nuk do të vazhdojnë tutje. LVV ka një qasje tjetër mbi dialogun, për një zgjidhje të drejtë. LVV ka propozuar katër hapa, shqyrtim dhe vlerësim i raportit qeveritar me mbi 33 marrëveshjet e dialogut 2011-2017, hapi i dytë përcaktimi i qartë dhe i saktë i qëllimeve tona. Serbia i ka shumë borgj Kosovës, hapi tjetër janë zgjedhjet  e reja për të krijuar legjitimitet, dhe hapi i katërt ekipi negociator me udhëheqës kredibil e qëndrime të qarta” tha Valon Ramadani-LVV.

“Në finalen e madhe ne presim që Kosova të njihet nga Serbia, Kosova të jetë e pandarë në aspektin territorial dhe në kufinj që i njeh kushtetuta e saj, Kosova në atë që po quhet korrigjim i kufinjve, ne si PDK mund ta pranojmë vetëm çështjen e bashkimit  të Kosovës Lindore me Kosovën, asesi të pranohet një diçka e tillë e cila do të ndante ose do të copëtonte në emër të korrigjimit të kufinjve territorin aktual e kushtetues të Kosovës”, deklaroi  Mustafë Grainca nga PDK.

“Ne mendojmë se kjo temë do të duhej të tubonte të gjithë spektrin politik të Kosovës në bazë të fuqisë përfaqësuese në Kuvend, sepse tek e fundit, cilado të jetë marrëveshja e dialogut, prapë ajo do të vie në kuvend për ratifikim dhe për ratifikim të këtyre marrëveshjeve ligjet parashohin 2/3 e votave. Duke pasur këto parasysh, LDK mendon se ky proces po zhvillohet në një situate të një statuskouje të përfaqësimit institucional. Mendoj se ligji për dialogun, platoforma për dialogun dhe ekipi për dialogun janë të formuara dhe aprovuara jo si rezultat i kompetencave të kushtetutës së Kosovës” tha Muharrem Svarqa, kryetar aktual i degës së LDK-së në Ferizaj.

Në këtë debat u dhanë vlerësime se hulumtimi i këtij instituti është edhe antikushtetues.

“Qëndrimet  e AAK-së janë të qarta pro dialogut, por edhe kundër kushtëzimit ose kushteve të dialogut, dhe bazuar në faktet që 17 shkurti i vitit 2018 përcakton kufinjtë e shtetit të Kosovës, besoj që edhe ju si organizatë dhe kushdo që  e ka marrë këtë iniciativë me i bë pyetje opinionit qytetar se ku duhet të jetë Ujmani, ku duhet të jetë Trepça, është një gabim që në fakt është edhe shkelje kushtetuese, pasi kufinjtë e Kosovës dihen dhe s’ka të drejtë t’i diskutojë askush” tha Xhavit Zariqi AAK.

Edhe në këtë debat nuk munguan gjaujtjet me fjalë ndërmjet përfaqësuesve politikë të PDK-së dhe AAK-së në lidhje me taksën ndaj Serbisë, ku përfaqësuesi i PDK deklaroi se taksa ndaj Serbisë duhet pezulluar, ndërkaq ai i AAK-së e ritheksoi qëndrimin e Kryeministrit Haradinaj, se taksa ndaj Serbisë duhet të mbetet derisa Serbia të mos e njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending