Pas dëshmisë maratonike treditore në gjykimin kundër Faik Gaincës, në pyetjet e parashtruara me elegancë nga kryetari i gjykatës Sahit Krasniqi, dëshmitari Skender Baftiu, e pranoi se takimi i komisionit i datës 9 Gusht 2017 ishte bërë ekskluzivisht vetëm për t’ju kthyer përgjegje me shkrim peticioneve të qytetarëve, ndërkaq në dokumentin zyrtar të prodhuar nga ky komision, që bartë të njejtën datë, konfirmohej se ishte kryer edhe rishqyrtimi i tyre.
Kjo datë figuron edhe në aktakuzë si dita kur mund të ketë ndodhur keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga ana e drejtorisë së Urbanzimit të Ferizajt.
“Atë farë draftin e PZHK-së, ju e keni aprovuar në këtë mbledhjen e datës 09.08.2017, është aprovua a?”-pyeti Gjykatësi Krasniqi.
“Në këtë datë ne veç u kemi kthyer përgjigjje peticioneve, mbledhja u kanë vetëm me u’a kthy përgjigjen peticioneve”, dëshmoi Baftiu.
Në pyetjet e palës së dëmtuar, nëse komisioni i ka verifikuar nënshkrimet e peticioneve dhe nëse e ka lexuar përmbajtjen e peticionit të deponuar nga Orhan Ibrahimi, ku thuhet se mbi 70% e kryefamiljarëve të rrugës Astrit Bytyqi janë kundër ndërtimit të lartë, Baftiu mohoi të ketë qënë bërë verikimi i nënshkrimeve, dhe se e pohoi se Komisioni kishte ditur për përqindjen e përshkruar në peticion.
“ Çdo kërkesë pa e analizuar nuk kena mundur si me shqyrtu, e kena lexu e kena kuptu përmbajtjen është e vërtetë se ka qenë e shkruar 70% e kreyfamiljarëve janë kanë kundër ndërtimimit të lartë, por derisa nuk jena lëshu në listë të banorëve se prej nga është, për neve se a kanë qenë banor a jo për neve ka qenë irelevante”, tha Baftiu.
I dëmtuari Bekim Haliti e pyeti deshmitarin Baftiu se a ishin respektuar Ligji për Planifikim Hapësinor dhe udhëzimet e Ministrisë së Planifikimit gjatë hartimit të PZHK-së së Ferizajt nga ana e hartuesve të këtij dokumenti :
“A të kujtohet neni 11 se cka parasheh dhe a është respektuar në PZHK?”-pyet Haliti.
“Tregova që Ministria na ka leju”, u shpreh shkurt Baftiu.
I akuzuari Faik Grainca deklaroi se, sipas tij, Ligji për Qeverisjen Lokale i parasheh rastet kur gjykata mund te merret me dokumentet e Kuvendit Komunal, duke i cilësuar si jokompetente pyetjet e të dëmtuarve në lidhje me procesin e hartimit të PZHK-së që ata i parashtruan deshmitarit Skender Baftiu.
“Ligji mbi pushtetin Lokal në mënyrë taksative ceket se kur vendimi I Kuvendi mund të jetë objekt shqyrtimi në një gjykatë, defakto dhe de juro këtu është duke u shqrtuar vendimi i gjykatës” deklaroi i akuzuari Grainca
Seanca e ardhshme është caktuar për datën 1 Prill 2019, kur në radhë është dëshmitari Ismajl Mehmeti, si anëtar i komisionit komunal për shqyrtim të ankesave në PZHK.