Connect with us

Ferizaj

PZHK: Raporti zyrtar i komisionit ka fshehur një peticion

Published

on

Sot në Gjykatën e Ferizajt në procesin kundër ish-drejtorit te Urbanizmit Faik Grainca, dëshmitari Skender Baftiu, konfirmoi se gjatë hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, Komuna e Ferizajt kishte fshehur një peticion të qytetarëve, apo siç u shpreh ai ”kishte humbur rrugës”. 
    Baftiu në Gjykatë deklaroi se peticioni i deponuar nga Fitim Shabani, ishte shqyrtuar dhe miratuar, por disi ishte zhdukur në raportin final të datës 9 Gusht 2017, si dokument zyrtar i drejtorisë së Urbanimit të Ferizajt, që asokohe i ishte drejtuar Ministrisë së Planifikimit Hapësinor të Kosovës. 
Dëshmia e sotme e Baftiut bie në kundërshtim me deklarimin e anëtarit tjetër të komisionit, dëshmitarit Premtim Asllani, i cili në këtë gjykatë më 10 janar të këtij viti, për të njejtin peticion kishte deklaruar se ishte shqyrtuar, aprovuar nga komisioni  dhe se figuronte në raportin final të shqyrtimit.

Edhe një peticion tjetër që nuk është përfshirë në raportin e shqyrtimit publik ka qenë nga Fitim Shabani, i cili peticion nuk është përfshirë… por kur ka ardhur tek ne,  gjatë fazës së shqyrtimit publik kjo kërkesë është shqyrtuar nga komisioni dhe është inkorporuar në PZHK, mirëpo meqë ka kaluar në rrugën jo sikur të tjerat, kjo na u është ngatërruar gjatë rrugës, edhe nuk e kena shti në raport të shqyrtimit” deklaroi menaxheri i komisionit Baftiu.


Baftiu nuk u përgjigj nëse ky peticion kishte ndikuar që një pjesë e rrugës “Astrit Bytyqi”, të mbetet ndërtim i ulët, mirëpo me PZHK-në e re të Ferizajt,  një brez i shtëpive në krahun e majtë të kësaj rruge është hequr nga harta e ndërtimit të lartë, pas përfundimit të shqyrtimit publik të ankesave të qytetarëve. 

A ka shërbyer ky peticion bazë për me hjekë nga ndertimi i lartë në të ulët? – parashtroi pyetje prokurori i shtetit Arben Ismajli.
Si bazë gjithmonë  e kemi marrur anën profesionale, mirëpo meqense nuk ka paraqitë problem për neve si komsion, meqë ka qenë një segment i vogël, e kena aprovu” – deklaroi Baftiu.

Pas ballafaqimit me deklaratën e vet të dhënë në Polici, Baftiu sot tentoi ta ndryshojë atë në pjesën ku lidhet me arsyet që çuan komisionin për të ndryshuar destinimin e parcelave në zonën e kontestuar, mirëpo me insistimin e prokurorit Ismajli dhe kryetarit te trupit gjykues Krasniqi që dëshmitari të qartësojë përgjigjen e tij, Baftiu e rikonfirmoi deklaratën e tij të dhënë më 1 gusht 2017 në hetuesinë e Ferizajt, ku kishte deklaruar se ishin marrë për bazë vetëm numrat e banorëve në peticione për ndryshim të destinimit të  parcelave. 

Tani tha se kemi marrë për bazë anën profesionale dhe nuk e mohoi atë që nuk i kanë shqyrtuar, por tha nuk i kena marrë për bazë numrat, ndërsa atëhërë kishte thënë se i kanë marrë për bazë numrat, dhe anën profesionale se ka përmendur atëher hiç, dhe kjo jep me nënkuptu se për bazë janë marrë numrat e personave në peticione që kanë bërë ndryshimet e destinimit të pronave.” deklaroi prokurori Ismajli.

“ A qëndron prapa asaj deklarate qysh ke deklaruar atëherë?” – pyeti gjykatësi Krasniqi. 
Unë më parë deklarova se vetëm si numër i kemi shqyrtuar, për hir të korrektësisë dhe transparencës,  se i kemi shiquar numrat dhe nuk kemi analizuar se janë në pyetje të rrugëve tjera nënshkrimet, dhe nuk i kemi analizuar se të cilës rrugë janë, dhe a janë të një familjeje“. – deklaroi Baftiu, në vazhdim i cituar edhe nga gjykatësi Krasniqi.   

 Njësoj sikurse Baftiu edhe dëshmitari tjetër Lulzim Shabani, në dëshminë  e tij deklaroi se komisioni për shqyrtim të ankesave nuk i ka verifikuar nënshkrimet e peticioneve të qytetarëve, nëse ato ishin nënshkruar nga pronarët e vërtetë të tokave të prekura nga ndryshimet. Ai në deklaratën e tij dhënë në polici, ia kishte lënë këtë përgjegjësi drejtorisë së urbanizmit, gjë të cilën e konfirmoi edhe sot pas disa deklarimeve kundërthënëse.  
  Dëshmitari Shabani e konfirmoi se shqyrtimi i peticioneve ka ndodhur në disa takime të njëpasnjëshme e në shumicën e të cilave kishte qenë prezent edhe tani i akuzuari Faik Grainca. 
Në pyetjen e të dëmtuarit Bekim Haliti, nëse ka qenë e mundur që të gjitha peticionet të shyrtoheshin brenda një dite,  dëshmitari Lulzim Shabani tha se  nuk ka qenë e mundur një gjë e tillë.

Peticionet nuk  janë shqyrtuar me një mbledhje, dhe nuk është logjike me u shqyrtu të gjitha peticonet në një mbledhje” deklaroi në gjykatë dësmitari Lulzim Shabani.

Skënder Baftiu do të vazhdojë dëshminë  e tij për t’iu përgjigjur palëve të dëmtuara dhe të pandehurve në seancë të caktuar për 4 mars.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending