Connect with us

Ferizaj

Kallëzim penal kundër dëshmitarit në rastin Grainca

Published

on

 Dëshmitarit Premtim Asllani nga Ferizaj i është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Ferizajt për dhënie të dëshmisë së rreme në procesin gjyqësor që po mbahet kundër ish- drejtorit të urbanizmit, Faik Grainca.      Kushtrim Palushi, avokat mbrojtës i banorëve të rrugës Astrit Bytyqi, tha se ekipi i avokatëve mbrojtës ka përgatitur dhe deponuar dje një kallëzim penal kundër dëshmitarit Asllani, pasiqë sipas ekipit të mbrojtësve, ky dëshmitar në gjykatë ka dhënë deklaratë të rreme nën betim, me qëllim që ti dalë në mbrojtje ish-eprorit të tij në departamentin e urbanizmit të Ferizajt. Grainca tash e një vit po gjykohet në Gjykatën Themelore të Ferizajt për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit.

“Ne, pas analizimit të deklaratës së dëshmitarit Premtim Asllani  kemi gjetur disa prova ku dëshmohet përkatësisht vërtetohet se ai ka bërë deklarim të rremë në kuadër të shqyrtimit gjyqësor. Tashmë dihet  nga i tërë qyteti, një pjesë e rrugës është larguar nga plani Zhvillimor Komunal nga ndërtimi i lartë në atë të ulët, dhe largimi ka ndodhur në mënyrë të mistershme dhe nuk dihet se si është larguar. Ndërsa në deklarimin e tij, ky dëshmitar ka deklaruar se kjo pjesë e rrugës është larguar për arsye se ka pasur një peticion, kërkesë të asaj rruge, dhe se ky peticion dhe kërkesë është paraqitur në raportin e shqyrtimit të peticionit dhe ankesave.   Por pas hulumimit që është bërë, ne kemi gjetur një peticion të anës së majtë të rrugës “Astrit Bytyqi”, i cili është protokoluar,  është dorëzuar në Komunë, mirëpo  është fshehur nga anëtarët  e komisionit, dhe ai peticion nuk është paraqitur në raportin e shqyrtimit publik e as në mbledhjen e komisionit për shqyrtim të peticionit. Ndërkaq deklarimi i tij ka qenë se ai peticion, sikurse të tjerët, është marrë parasysh dhe është i paraqitur në raportin mbi shqyrtimin e peticioneve, por fakti është se ai peticion është fshehur, nuk është publikuar”, deklaroi avokati Palushi.

      TV TEMA përmes telefonit ka kontaktuar me anëtarin e komisionit Premtim Asllani, për të marrë një prononcim nga ai lidhur me kallëzimin penal të ngritur kundër tij , mirëpo ai nuk u shpreh i gatshëm që të deklarohej sot për këtë çështje. 

Sipas nenit 391 të kodit penal të Kosovës, në rast se personi në procedurë penale jep deklaratë të rreme në betim, ai person mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vjet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending